Megjithëse nuk u regjistrua si subjekt elektoral në votimin e 25 qershorit, PIP-i, akronim i Partia Ik Pirdhu, mbetet variant i mundshëm që tejkalon listat, për faktin e thjeshtë se qëndron mbi to, se është zgjedhja për të refuzuar nivelin aktual të përfaqësisë politike. Meqenëse e duam Shqipërinë si Europa, e për andej aspirojmë, duhet kujtuar se në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë PIP-i arriti në gati 5 milionë preferenca. Nuk jemi Franca, por edhen në vend të Macron e Le Pen kemi vetëm jovertebrorë e ameba.