Beteja kundër ekstremizmit islamik është vështirësuar nga mungesa e vetëdijes historike dhe njohja kulturore. Që nga fillimi, ne e kemi trajtuar problemin e terrorizmit nga prizmi i supozimeve dhe vlerave tona. Ne kemi menduar se njerëzit përqafojnë terrorizmin ngaqë nuk arrijnë dot atë që dëshirojmë ne, dhe nuk arrijmë të kuptojmpë se ata nuk duan atë që duam ne, por duan diçka që ata mendojnë se është më e lartë.
Shembulli më i fundit është fjalimi që presidenti Obama mbajti javën e kaluar në samitin kundër ekstremizmit të shunshëm. Ishte një fjalim i dobët, por dobësia e tij nuk reflekton mbi presidentin Obama, ngaqë ishte i llojit të fjalimeve të dobëta që gjithë presidentët amerikanë kanë mbajtur për gjeneratën e fundit.
Ekstremizmi fetar ekziston në tre nivele. Buron nga krizat ekonomike dhe politike. Karikohet nga devijimi i pasionit shpirtëror. Organizohet nga bindja teologjike. Presidentët amerikanë fokusohen thuajse tërësisht në nivelin politik dhe ekonomik sepse njerëzit e sjellshëm në kryeqytetet perëndimore ndihen rehat të flasin për to.
Në samit, presidenti Obama dha shpejgimin e zakonshëm materialist për atë çfarë i shtyn njerëzit të bëhen terroristë. Terrorizmi përhapet, tha ai, në vende ku njerëzve u mungojnë mundësitë ekonomike dhe shkollat e mira. Rruga për të luftuar terrorin, përfundoi ai, janë programet e trajnimit për punë më të mira, më shumë ndarje të pasurisë, regjime politike më të hapura, dhe një mesazh i përgjithshëm tolerance dhe pluralizmi.
Shkurt, presdienti mori agjendën e tij shekullare dhe e projektoi si mënyrë për të parandaluar të rinjtë t’i bashkohen ISIS.
Por njerëzit nuk bashkohen me ISIS, ose Shtetin Islamik, ngaqë duan punë më të mira e përfitime më të mëdha. ISIS është një nga lëvizjet e shumta kundër iluministe, të udhëhequra nga njerëz që i urrejnë këto lloj qëllimesh materialiste, boegjeze, që dominojnë politikën tonë. Këta njerëz nuk e çajnë kokën nëse standardi i jetës së tyre tokësore përmirësohet disa për qind në vit. Ata janë të neveritur nga kënaqësitë që ne i çmojmë, pluralizmi që ne vlerësojmë dhe theksi te kënaqësia në këtë botë, të cilat ne i konsiderojmë si qëllimet e fundme të jetës. Ata e bëjnë këtë sepse mendojnë që kjo do t’u fisnikërojë shpirtrat dhe do t’u pastrojë krijimin.
Të enjten (e kaluar), Mona El-Naggar e The New York Times botoi profilin e një djaloshti egjiptian, të quajtur Islam Yaken, që u rrit në një shkollë private dhe përfundoi duke luftuar për IS.
Ai u margjinalizua nga shoqëria. Ai duket se e ka refuzuar atë që ne e quajmë interes personal për një kënvështrim global elektrizues dhe që ai e imagjinon si fatin heroik të pakufishëm të tij.
Njerëzit që jetojnë sipas kodit të kulluar të nderit nuk qeverisen nga motivet fitimprurëse; ata qeverisen nga dëshira shpirtërore, kërkimi i njohjes. Ata kërkojnë atë lloj triumfi që fitohet duke treguar forcë në përballje me vdekjen. Kjo dëshirë heroike është e kombinuar, nga ekstremistët islamikë, me vizionin e Fundit të Kohës, një klimaks i historisë që realizohet pas një beteje kulmore dhe pastrimi i tokës.
Ekstremizmi është fenomen shpirtëror, një dëshirë për ngritjen e shpirtit, i cili ka devijuar. Një impuls heroik nuk mund të luftohet me reagim mondan borgjez. Ai mund të luftohet me një vizion heroik tërheqës. Gjithmonë do të ketë të rinj të revoltuar që karikohen nga pasioni shpirtëror. Terrorizmi do të mposhtet vetëm kur ata gjejnë përmbushje tjetër, më ndriçuese për ta.
Në kohë të tjera, këtë vizion tërheqës e ka ofruar nacionalizmi. Shpesh ne e mendojmë nacionalizmin si një forcë destruktive, dhe mund të bëhet e tillë. Por nacionalizmi i lidhur me demokracinë universale ka qenë gjithmonë frymëzues dhe fisnikërues. Ai ka organizuar jetë heroike në Amerikë, Francë, Britani e më tej.
Walt Whitman u frymëzua nga mendimi se vendi i tij ishte përfshirë në një projekt të madh, “bëri histori të re, historinë e demokracisë, e la në hije historinë e vjetër… përuroi zgjerimin, kulmoi kohën.” Lincoln u dedikua pas të vërtetës së shenjtë se vendi i tij përfaqësonte “shpresën e fundit më të mirë” për njerëzimin. Miliona janë frymëzuar nga një racë amerikanësh, shkroi historiani i madh i ndjerë Sacvan Bercovitch, “ia doli me sukses të bashkonte nacionalitetin me universalen, qytetaren me shpirtëroren, historinë e shenjtë dhe shekullaren, të shkuarën e vendit me parajsën e të ardhmes, në një ideal trashadental të vetëm.”
Të rinjtë arabë nuk do të heqin dorë nga ekstremizmi për shkak se papritmas mund të jenë në gjendje të blejnë Slurpee [lloj pije e ftohtë]. Ata do të heqin dorë kur t’i përkushtohen nacionalizmit të ringjallur egjiptian, libanez, sirian, një thirrje në shërbim të një kauze që e lidh nacionalizmin me dinjitetin dhe demokracinë e ndriçon gjatë gjithë jetës.
Ekstremizmi përgjithësisht nuk ka të bëjë me islamin. Është një gjakim për drejtësi i mbështetur keq nga një teologji apokaliptike. Klerikët myslimanë mund ta rregullojnë teologjinë. Pjesa tjetër e jona mund të ndihmojë në kanalizimin e pasionit shpirtëror drejt qëllimeve humane dhe produktive.