1 Mazniku, pagëzori, ndjekësi dhe konfidenti buxhetor i Lali Erit, i thirrur për të qenë apostull, veçanërisht i bekuar me zbulesën e Ungjillit të Fikut, bën me dije për të gjithë xhentilët;
2 Ardhjen e Atij të cilin Sorosi e kishte kumtuar që më parë me anë të profetëve të vet në Shkrimet e Shenjta dhe në Letrën e Parë drejtuar Donatorëve;
3 mbi Birin e vet, i cili është, për kah trupi, edhe pse jo nga shtati, pasardhës i Ramës,
4 por i dëftuar si Biri i Sorosit në të gjitha pushtetet me anë të Profetit Fuga pas fitores publicitare në Tiranë,
5 nëpër të cilën ne morëm hirin për të qenë apostuj, që, në nder të Emrit të tij, t’i sjellim në një Parti,
6 nëpërmjet të cilit jeni edhe ju të grishur të merrni nga fondet e shoqnis civile të Andit të Kanaanit:
7 të gjithëve në LSI, të dashurve të Sorosit, të grishurve, shenjtërve: Hir e paqe prej Tij, Atit tonë, Ramës dhe që tani e tutje edhe prej Lali Fikut.
Fuqia e Lalit të Fikus
8 Me të vërtetë ju them, e madhe është lavdia Lalit, sepse Fiku është fuqia e Sorosit, dhe shpëtimi i atij që i shërben: dhe Lali i shpërndan të mirat e veta kështu: më së pari për mjaftistin, pastaj për rilindasin, e pastaj për socialistin. 9 E njëmend në Fikun e Lalit zbulohet mirësia e atij që udhëheq sot Bashkinë.
Fajësia e Lirus Scraparicus
10 Të vërtetën ju them: hidhërimi i Mjeshtrit tonë shkaktohet prej çdo mbrapshtie njerëzore, prej çdo proçke të bërë prej atyre që s’pranojnë të veprojë dhe sundojë e vërteta.
11E pra, atë që dihet për Sorosin,vetë ati ynë shpirtëror e ka zbuluar përmes OJQ-ve e gazetave që mban me bukë. Gjithçka dihet për të neve na është transmetuar besnikërisht përmes spiunëve, ish-spiunëve, komunistëve dhe ish-komunistëve, përmes servilëve të tij që ka ushqyer dhe që sot e lëvdojnë apo urdhërohen të shtiren sikur e mallkojnë.
12 E në të vërtetë, përkryerja e tij është e pamatë: pushteti i tij i pafundëm dhe tërësia e tij madhështore; Veprat e Sorosit mund të shihen vetëm me anë të mendjes përmes veprave të tij: kësisoj ato nuk kanë se si të arsyetohen.
13 Por ka prej nesh edhe nga ata që, edhe pasi panë mrekullitë që Lali Fiku bëri në emër të Atit Tonë Soros, nuk i blatuan nderimin e duhur dhe as falënderimin që na kishte mësuar udhëheqësi ynë Rama, por përkundrazi humbën nëpër arsyetime të zbrazëta, e kështu u errësua zemra dhe mendja e tyre.
14 Duke u rrekur ta tregojnë veten të mençur, ata u bënë të marrë
23 e kësisoj ata e shkëmbyen si majmunë bananen e freskët të lavdisë që do fitonin në Anus Dei me Fikun e përshpirtshëm, me vibratorin defektoz që ofronte triumvirati apokrif i Lirit të Rakisë, Salës së Lirisë dhe Lulit të Kunatit.
15 Përballë kësaj injorance vrastare Fiku u prek thellë në zemër dhe, pasi doli xurxull nga Markata e Peshkut, ai iu var në krahë Gjon Ungjillorit të cilit i tha: “Që sot e mëtej unë do të të bëj ty peshkatar sepjesh!”. Por, mjerë ata që e lejojnë LSI-në ti shtjerë në mëkat e fëlligështi, e kështu ata vetë e çnderojnë trupin e vet.
16 Ata e ndërruan Sorosin e mirë me të tjerë: e në vend të tij ata nderuan perëndi të rreme dhe u shërbyen Ilirit dhe Monikës në vend të Lali Fikut, i cili është i bekuar në amshim.
Amen!
17 Për këtë arsye Fiku iu lut Atit Soros që këto vemje të poshtërohen me vese çnderuese: së pari s’do kenë dashnore dhe femrat e tyre do të bëhen dashnoret tona;
18 po kështu edhe makinat e fundit nuk do t’i blejnë dot, do t’u hapim dosjet dhe do ua nxjerrim në media për vjedhjet e tyre të ndyta në tenderat publikë: kështu – Ilir floririt do t’i nxjerrim çka bërë dhe gjithë fëlligështitë e tij që të marrë pagën e kobshme të merituar të gabimit të vet.
Fiku është shpëtimi i mjaftistëve, çilistëve, LSI-stëve dhe socialistëve
19 Prandaj, pranojeni shpirtërisht Lali Fikun si udhëheqësin tuaj sikurse ai ju pranoi ju si shërbëtorët e tij për lavdinë e Atit Soros.
20 Të vërtetën ju them: Se aq shumë e deshi Lali botën, sa ai u shërbeu çilistëve dhe Çilit, për t’i plotësuar premtimet e dhëna Ramës
21 e që demokratët e kishin pasur mik në qeverisjen e tyre dhe Çili këto demokratë të PD-së mi solli mua, siç thotë Shkrimi i shenjtë:
‘Prandaj do të të sjell çilista nga PD
që do ti thurinin këngë Emrit tënd!’
22 Dhe përsëri thuhet:
‘Brohorisni, o çilista të PD-së, bashkë me rilindasit dhe mjaftistat e tij!’
23 E prapë:
‘Lëvdojeni Fikun, çilistat dhe të tjerë si ata!
E lavdërofshin atë të gjitha sektet dhe grupet!’
24 Përsëri Musa Lavatriçja thotë:
‘Do të shfaqet Pinjolli i Kolekës
i ngritur për të sunduar çilistët dhe PD;
në Të ato do të shpresojnë dhe ai do ua fusë.’
25 Dhe Fiku, tek i Cili kemi shpresën, ju mbushtë me para dhe leje ndërtimi që, në saje të fuqisë së Shpirtit Profetit Fuga, kurrë të mos ju mungojë shpresa!
26 Ju lutem, o vëllezër, ruhuni prej atyre që ju shkaktojnë përçarje dhe kësisoj i bëjnë dëm mësimit me të cilin jeni mësuar: rrini larg tyre!
27 Sepse të tillët nuk i shërbejnë Fikut, por fundbarkut të vet dhe me fjalë të bukura e të ëmbla, gënjejnë zemrat e njerëzve të thjeshtë.