Gazetarët e revistës Charlie Hebdo tani vlerësohen me të drejtë si martirë të lirisë së shprehjes, por le të themi të drejtën: nëse ata do të ishin përpjekur ta botonin revistën tyre satirike në ndonjë universitet amerikan gjatë dy dekadave të fundit, botimi nuk do të kishte zgjatur as 30 sekonda. Grupet e studenteve dhe fakulteteve do t’i kishin akuzuar për nxitjen e urrejtjes. Administrata do të kishte ndërprerë financimin e tyre dhe do t’i kishte mbyllur.
Reagimi publik ndaj sulmit në Paris zbuloi që ka shumë njerëz që nxitojnë të nderojnë ata që ofendojnë pikëpamjet e terroristëve islamikë në Francë, por janë shumë më pak tolerantë me ata që ofendojnë pikëpamjet e tyre në vendin tonë. Shikoni njerëzit që e kanë tepruar për disa universitete. Universitetit i Illinois-it pushoi nga puna një profesor që jepte si leksion pikëpamjen e kishës katolike për homoseksualitetin. Universiteti i Kansas-it pezulloi një profesor që shkroi një Twitter të ashpër kundër NRA Vanderbilt University.
Amerikanët mund ta lavdërojnë Charlie Hebdo që u tregua e guximshme të botojë karikatura satirike për profetin Muhamed, por, nëse Ayaan Hirsi Ali [shkrimtare provokuese] ftohet nga ndonjë universitet, ka thirrje të shpeshta që të mos i jepet e drejta të flasë. Kështu që ky mund të jetë një moment që të na mësojë diçka. Ndërsa jemi të tronditur nga vdekja e shkrimtarëve dhe redaktorëve në Paris, është momenti i duhur për të përdorur një qasje më pak hipokrite ndaj figurave tona konfliktuale, provokatorëve dhe satiristëve.
E para gjë që mund të themi, mendoj unë, është që çfarëdo që keni hedhur në facebook dje, nuk është e saktë për shumicën të tonë të pretendojmë, Je Suis Charlie Hebdo, Unë jam Charlie Hebdo. Shumica jonë nuk merren me humor të tillë fyes, për të cilën ajo revistë është e specializuar. Mund ta kemi filluar dhe ne në këtë mënyrë. Kur njeriu është 13 vjeç, i duket e guximshme dhe provokative të “épater la bourgeoisie,” të fyejë autoritetin, të tallet me besimin fetar të njerëzve të tjerë.
Por pas një farë kohe kjo dëshirë zhduket. Shumica jonë ecin drejt pikëpamjeve më të komplikuara për realitetin dhe pikëpamjeve më pajtuese për të tjerët. (Tallja bëhet gjithnjë e më pak argëtuese, kur e kupton sa qesharak është edhe vetë.) Shumica jonë përpiqen të tregojnë respekt për njerëz të racave dhe besimeve të ndryshme. Ne përpiqemi të hapim biseda me dëgjim, jo me fyerje.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumica jonë e dinë që provokatorët kryejnë një rol publik të dobishëm. Satiristët e tallësit ekspozojnë dobësinë vanitetin tonë kur ndihemi krenarë. Ata shfryjnë arrogancën e të suksesshmëve. Ata nivelojnë pabarazinë sociale duke i zbritur poshtë të fuqishmit. Kur janë të efektivë ata na ndihmojnë, sepse e qeshura është një përvojat lidhëse të fundme.
Provokatorët e satiristët ekspozojnë budallallëkun e fundamentalistëve. Fundamentalistët janë njerëz që e marrin gjithçka në mënyrë literale. Ata nuk janë të aftë për shumë këndvështrime. Ata nuk janë në gjendje të shikojnë se ndërsa besimi i tyre mund t’ia vlejë të respektohet thellësisht, është po aq e vërtetë që shumica e besimeve janë disi të çuditshëm. Satiristët ekspozojnë ata që janë të aftë të qeshin me veten dhe na mësojnë ne të tjerëve se ndoshta ashtu duhet. Shkurt, duke menduar për provokatorët dhe fyesit, ne duam të ruajmë një standard qytetarie e respekti, ndërsa lejojmë në të njëjtën kohë vend për njerëzit krijues e sfidues, të cilët nuk janë të pajisur me sjellje dhe shije të mira.
Nëse përpiqeni ta mbani këtë balancë delikate me ligj, kode të foluri dhe ndalim fjale, do të mbërrini te censura e egër, shenjtërimi i kodit të shprehjes dhe largimi i folësve. Për fat, sjellja shoqërore është më e manovrueshme se ligjet dhe kodet. Shumica e shoqërive kanë ruajtur me sukses standarde qytetarie dhe respekti, ndërsa kanë mbajtur të hapura rrugët dhe për ata që bëjnë humor, janë të paqytetëruar, dhe ofendues.
Në shumicën e shoqërive, ka tavolinë të rriturish dhe tavolinë fëmijësh. Ata që lexojnë Le Monde ose organet e establishmentit janë në tavolinën e rriturve. Klounët dhe njerëz si Ann Coulter dhe Bill Maher [personazhe të medieve amerikane] janë në tavolinën e fëmijëve. Atyre nuk u jepet respekt i plotë, por ata dëgjohen sepse në mënyrën e tyre të zhurmshme, ata thonë gjëra që nuk i thotë dikush tjetër.
Shoqëritë e shëndosha, me fjalë të tjera, nuk e frenojnë fjalën e lirë, por ofrojnë vlerësim të diferencuar për njerëz të llojeve të ndryshme. Studiuesit e ditur dëgjohen me respekt të thellë. Satiristët dëgjohen me gjysmë respekt dhe duke qeshur. Njerëzit që duan të dëgjohen me vëmendje duhet ta fitojnë atë me anë të sjelljes së tyre.
Masakra në Charlie Hebdo duhet të jetë një rast për t’u dhënë fund kodeve të shprehjes. Dhe duhet të na kujtojë të jemi ligjërisht tolerant ndaj zërave ofendues, edhe nëse janë shoqërisht diskriminues.