John Lloyd
Reuters
Rusia po e fiton betejën për Ukrainën. Separatistët pro-rusë morën aeroportin e Doneckut, një terminal i ri shkëlqyer i shkatërruar javën e kaluar. Alexander Zakharchenko, kreu i vetëdeklaruar Republikës Popullore të Doneckut, e ka bërë të qartë se ai do të sulmojë vijat ukrainase përsëri. Ai do të mbështetet, siç nuk ka bërë më përpara, përforcime nga ushtria ruse dhe forcat speciale.
Ndërsa aeroprti i Doneckut po binte në duart e separatistëve, presidenti ukrainas Petro Poroshenko, shkoi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, për të kërkuar mbështetje. Ai u tha pjesëmarrësve se më shumë se 9000 ushtarë rusë dhe disa qindra tanke janë aktivë në Ukrainë dhe 7 për qind e territorit të vendit është praktikisht i pushtuar.
“Nëse ky nuk është pushtim, çfarë quhet pushtim?” pyeti ai.
Ai u përpoq, pak me dëshpërim, ta lidhte luftën në lindje të Uakrinës me sulmin ndaj Charlie Hebdo në Paris. Ai e pranoi që e bënte këtë se nuk donte që bota të vuante nga ukrainian fatigue.
Bota nuk është e lodhur, sepse nuk ka bërë ndonjë përpjekje të madhe. Ukraina sot është disi në pozicionin e Polonisë fqinje, tani anëtare e BE, para Luftës së Dytë Botërore. Polonia bëri marrëveshje mbrojtje me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, e cila i detyronte t’i vinin në ndihmë nëse ajo sulmohej. Të dyja i shpallën luftë Gjermanisë, kur ajo sulmoi Poloninë, por gjithçka e tjetër e bënë me pakicë dhe me ngadalë, dhe ushtritë e tyre u shpartalluan nga Vermahti në Francë. Ukraina bëri një marrëveshje më 1994, me SHBA, Britaninë dhe Rusinë (Franca dhe Kina u bashkuan më vonë, me marrëveshje të veçanta) që kufijtë e saj do të garantoheshin.
Rusia e shpartalloi atë marrëveshje në Krime dhe Ukrainën lindore. Perëndimi, kryesisht përmes FMN, ka dhënë ndihmë financiare për mbajtur në këmbë pjesën tjetër të Ukrainës dhe i ka vendosur sanksione Rusisë. Liderët e BE deklaruan këtë javë se kishte “dëshmi për ndihmën e vazhdueshme në rritje [të Rusisë]” për separatistët në lindje të Ukrainës, dhe bënë thirrje për “masa shtrënguese të mëtejshme.”
Sanksionet janë të tmerrshme për ekonominë ruse të dëmtuar tashmë nga ulja e çmimit të karburantit. Por ato po e bëjnë Rusinë më agresive. Në një fjalim në Davos, javën e kaluar, Igor Shuvalov, zv/kryeministri i parë, u citua t’i ketë thënë një audience “të lexonte historinë tonë: rusët nuk e dorëzojnë kurrë udhëheqësin e tyre. Ne do të shtrëngojmë rripin, do të hamë pak, do të sakrifikojmë, por nëse të huajt duan të na imponojnë të ndryshojmë me forcë, ne do të bashkohemi si kurrë më parë.”
Presidenti Vladimir Putin, lideri që nuk do ta dorëzojnë kurrë, u tha studentëv në Shën Peterburg se forcat e Nato-s po mbështesnin ukrainasit, një pretendim që sekretari i përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg, e hodhi poshtë si “gjepura”.
Për të vazhduar analogjinë me Poloninë. Nëse Ukraina është në rolin e një viktime gjysmë të braktisur, a është Rusia Gjermania naziste? Jo. Rusia dhe presidenti i saj janë gjithë një e më autoritarë, por nuk janë fashistë; nuk ka kampe, nuk ka izolim të liberalëve, nuk ka përgatitje për dominimin e Europës. Televizioni kontrollohet me rreptësi, por Putini ende mund të kritikohet në internet.
Ngjashmëri ka në një drejtim. Putini duket se po lëviz përtej ligjeve, edhe përtej atyre që i miraton vetë. Sekretari i tij i shtypit, Dmitry Peskov, deklaroi kohët e fundit se “ka gjëra më të rëndësishme se ligjet” – gjë që e nxiti Mikhail Fishman, botuesi i Newsweek Russia [Rusia Javore], të shkruante se Rusia po rrëshqet drejtën një situate si ajo e Iranit, ku një interpretim i veçantë i moralit islamik dhe drejtësisë sundon gjithë ligjet dhe politikat qeveritare.
Ky “islamizim i drejtësisë”, shkruan Fishman, do të thotë që “edhe një protestë publike e ligjshme” ndalohet në një shtet që preferon “idenë arkaike dhe fundamentaliste të çdo alternative ndaj këndvështrimit unik, qëllimit amoral.”
Për shkak se këndvështrimi i vetëm është unik, i vërtetë dhe i drejtë, lufta në vazhdim në Ukrainën lindore është e justifikuar, jo në lidhje me ligjet ndërkombëtare ose kombëtare, por ngaqë Putini “ka rënë viktimë e propagandës së tij dhe regjimi i tij ka rënë në kurthin e thirrjes morale.”
Kjo do të thotë që nuk ka zgjidhje të dukshme sepse Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë punojnë në regjistra të ndryshme nga ato të udhëheqjes ruse. Të parët bëjnë thirrje për marrëveshje dhe ligje, të dytët për një ndërhyrje të justifikuar nga thirrja morale e mbajtjes së Ukrainës në sferën ruse.
Rajoni jeton ende në periudhën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ajo u festua si paqësore – hiq ose shto disa mijëra të vdekur gjatë dy dekadave të fundit në dy luftëra në Çeçeni; konflikti në vazhdim që përfshin krahinën enklavën armene të Nagorno-Karabakh brenda Azerbaixhanit; shkëputja e dhunshme e Abkahazisë dhe Osetisë së Jugut nga Gjerogjia; luftërat civile në republikat e Azisë Qendrore në Taxhikistan dhe Kirgistan… dhe të tjera. Por konflikti në Ukrainë është më i madhi sepse, ndryshe nga konfliktet e tjera, ky ka pasoja të mëdha gjeopolitike.
Të 15 shtetet e pavarura që dolën nga mbetjet e Bashkimit Sovjetik u krijuan të ishin demokratike, me shoqëri civile të forta. Por me përjashtim të vendeve të vogla balltike – Estonia, Letonia dhe Lituania, dhe pjesërisht Gjeorgjia, të tjerat kanë rezultuar, ku më pak e ku më shumë, se ishin të paafta të flaknin pluhurin sovjetik, të prodhonin udhëheqje me mentalitet demokratik, të pa korruptuar dhe të shikonin perëndimin, veçanërisht vendet e Europës, si aleatë.
Ukraina, e përfshirë nga revolucioni kundër një regjimi të korruptuar, e provoi këtë gjë. Rusia, duke e lënë mënjanë vlerësimin për shëndetin ekonomik dhe paqen evropiane, është e vendosur ta ndalojë. Aeroporti i shkatërruar i Doneckut është simboli i kësaj jave i vendosmërisë së saj, i ushqyer nga ndjenja e fuqishme e së drejtës. Dhe nuk mbaron këtu.