Peter Apps
Reuters
Për shumë amerikanë, Dita e Kolombit është diçka më shumë se një ditë pushimi dhe një mundësi për të marrë ca rreze dielli para ardhjes së dimrit.
Për pasardhësit e popullsisë indigjene të Amerikave, kjo mund të jetë një ndjenjë ndryshe.
Amerikanët vendas dhe aktivistë të tjerë kanë kërkuar “rishikimin” e Ditës së Kolombit. Në vend që të lavdërohet – apo thjesht të përkujtohet – eksploruesi me origjinë italiane, thonë ata, kjo ditë duhet të fokusohet tek ata që jetuan në këtë anë të Atlantikut për mijëra vjet para tij. Çfarë u ndodhi atyre, mendojnë ata, është lënë mënjanë, dhe thuajse zhdukur nga librat e historisë.
Është e vështirë të mos i mirëkuptosh. Edhe sot, amerikanët vendas janë jashtëzakonisht të margjinalizuar.
Kristofor Kolombi vetë, sigurisht, ka qenë në një farë mënyre një figurë historike problematike: lundërtar i pabesueshëm, vetë-reklamues i palodhur, administrator kolonial kaotik dhe, siç mendojnë shumë historianë, me gjasë vrasës në masë.
Ai sigurisht që kishte kurajë. Gjithë ekspedita e tij e vitit 1492 u bazua në rrumbullakësinë e botës – gjë që shumica e njerëzve e kishin menduar që nga grekët e lashtë, por askush nuk e kishte vërtetuar.
Kolombi, i financuar nga spanjollët, u mbështet te disa vlerësime të njohura si të dyshimta, pjesërisht ngaqë ngatërronte njësinë matëse të gjatësisë arabe me atë romake. Ai mendonte se Japonia nuk ishte më shumë se 1800 milje nga pika e tij e nisjes në Cadiz. Në fakt, ajo ishte katër herë më shumë. Sikur Amerikat (e jugut dhe e veriut) të mos kishin ekzistuar, ai dhe ekuipazhi i tij do të kishin vdekur në oqean kur u mbaruan furnizimet.
Megjithatë, ajo që ishte lajm i mirë për europianët, ishte shkatërruese për ata që gjendeshin tashmë aty.
Murgu françeskan Bartolome De la Casas vlerësoi se brenda 14 vjetëve të para të themelimit të kolonisë më 1494, rreth 3 milionë njerëz – 98 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e popullsisë para zbulimit – kishin vdekur nga sëmundjet, masakruar nga spanjollët ose kishin vdekur nga puna e detyruar. “Kush do ta besojë këtë nga brezat e ardhshëm?” shkroi ai. “Unë vetë që e shkruaj si dëshmitar okular e kam të vështirë ta besoj”.
Edhe nëse De la Casas gabohej për nivelin e shifrave, aty pati qartësisht një shkatërrim të popullsisë që sot me siguri mund të quhet gjenocid.
Natyrisht, e gjithë kjo ndodhi jashtë asaj që sot është SHBA dhe shumë përpara krijimit të saj. Por e vërteta brutale, theksojnë aktivistët indigjenë – me shumë delikatesë, duke pasur parasysh gjithçka –, është se ajo që ndodhi me Kolombin hapi derën për diçka të ngjashme në një zonë shumë më të gjerë.
Llogaritjet sugjerojnë se popullsia indigjene e asaj që sot është SHBA mund të ketë arritur deri më 18 milionë para se sëmundjet dhe dëbimet nisën të bënin punën e tyre (megjithëse ka të tjerë që pranojnë një shifër shumë më të ulët). Më 1800, kjo shifër kishte zbritur në 900 mijë. Më 1900, vetëm 250 mijë kishin mbetur – kjo në një kohë kur popullsia që rridhte nga evropianët rritej me përmasa të mëdha.
Sigurisht, Kolombi ishte njeri i kohës së tij. Kolegët e tij eksplorues ishin rritur në sfondin e luftërave të egra kundër myslimanëve për të ardhmen e Spanjës. Tmerret dhe brutaliteti i Reformës ishte larg veç pak dekada.
Luftërat indiane të shek. XIX – të cilat mbaruan vetëm në vitet 1860 pas luftës civile amerikane – nuk ishin më pak brutale. Dhe pavarësisht brutalitetit të disa prej vendasve kundër kolonëve, përgjigja e qeverisë së SHBA pati një brutalitet që është ende tronditës. Pas saj, sigurisht, qëndronte qartësia gjysmë-fetare e “manifestit të fatit” të Amerikës që përkrahu zgjerimin e kolonëve drejt perëndimit.
Gjenerali William T. Sherman, komandanti i forcave të SHBA në Mississipi, shkroi hapur: “Ne duhet të veprojmë me seriozitet hakmarrës kundër Sioux-ëve, deri në zhdukjen e tyre, burra, gra dhe fëmijë”. Pasuesi i tij, gjenerali Philip H. Sheridan, foli në mënyrë më eufemike për “zvogëlimin e tribuve”.
Strategjia e Sheridan-it nuk përfshinte vetëm veprime ushtarake, por dhe vrasjen në masë të buallit të egër me të cilin ushqeheshin indigjenët.
“Ne u morëm tokën dhe bazën mbështetëse, prishëm mjetet e jetesës së tyre… futëm sëmundjet dhe shkatërrimin mes tyre dhe për këto arsye ata nisën luftën,” shkroi më vonë Sheridan-i. “A mund të pritej më pak se kaq?”.
Qysh atëherë popullsia indigjene ka nisur të rimëkëmbet. Në censusin e 2010 u regjistruan 2.9 milionë njerëz që identifikoheshin si amerikan vendas, 0.9 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e gjithë popullsisë së SHBA, me 2.3 milionë të tjerë që e identifikonin veten si indigjenë dhe racë e përzier. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbeten grupet më të margjinalizuara në vend – krahasuar dhe me emigrantët e rinj.
Sipas një raporti të botuar muajin e kaluar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), meshkujt e rinj indigjeno-amerikanë ose vendas të Alaskës (AIAN) kishin nivelin më të lartë të vetëvrasjeve nga çdo grup thejtër – me 34 vdekje për një mijë, më shumë se dyfishi i grupeve të tjera. Dhe kjo, konkludoi CDC, ishte një shifër jo e saktë – sepse, sipas kërkimeve të tyre, shumë vetëvrasje nuk raportoheshin.
Megjithatë, gjërat po ndryshojnë ngadalë. Popullsia indigjene tani nuk jeton më e kufizuar në rezervatet e largëta: rreth 70 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e tyre jetonin në zona urbane më 2012, më shumë se 45 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} në 1970 dhe 8 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} më 1940. Si dhe me afrikano-amerikanët, urbanizmi sjell me vete më shumë aktivitet politik – edhe nëse sjell gjithashtu probleme sociale si krimi i organizuar.
Aktivistët që kërkojnë ri-emërtimin e Ditës së Kolombit, në rritje që nga vitet ’70, mund të jeta shenja më e fortë deri tani. Katër shtete – Alaska, Hawai, Oregoni dhe Dakota e Jugut, të gjitha me popullsi indigjene të konsiderueshme – e kanë ndryshuar tashmë duke e quajtur me “Dita e Popullsisë Indigjene” ose “e Amerikanëve Vendas”. Vitin e kaluar këtë e bënë dhe qytetet Minneapoli dhe Seattle.
Kjo pritej prej kohësh.