Tulay Karadeniz
Maria Kiselyova
Avionët ushtarakë turq gjuajtën një avion rus afër kufirit me Sirinë të martën pas paralajmërimeve të përsëritura për shkeljen e hapësirës, por Moska tha se do të vërtetonte që avioni nuk kishte dalë nga hapësira siriane. Kjo është hera e parë që ushtria e një anëtari të NATO-s rrëzojnë një avion ushtarak rus ose sovjetik që prej 1950. Një zëdhënës i Kremlinit tha se ky ishte “një incident shumë serioz”, por që ishte herët për të nxjerrë përfundime.
Pamje nga televizioni privat turk Haberturk TV treguan avionin që rrëzohej mes flakëve në një zonë me pyje, duke lënë pas në vijë tymi. Ai u rrëzua në një zonë që turqit e quajnë “Mali i turqve”, tha ai. Pamje nga Agjencia Anadolu treguan dy pilotë që hodhën me parashutë para se avioni të përplasej. Një grup rebelësh i dërgoi një video Reuters-it që tregonte një nga pilotët të plagosur përtokë e një pjesëtar i grupit tha që ishte i vdekur.
Ministria e Mbrojtjes ruse tha se një nga avionët e saj Su-24 ishte rrëzuar në Siri dhe që, sipas informacionit fillestar, pilotët kishin qenë në gjendje të hidheshin. Ajo tha se avioni kishte qenë mbi territorin rus gjatë gjithë fluturimit.Ushtria turke tha se avioni ishte paralajmëruar 10 herë brenda 5 minutave për shkeljen e hapësirës turke. Zyrtarët turq thanë se edhe një avion i dytë i ishte afruar kufirit dhe ishte paralajmëruar.
“Të dhënat që kemi janë të qarta: dy avionë po i afroheshin kufirit tonë, e paralajmëruam ndërsa po i afroheshin shumë” – i tha agjencisë Reuter një zyrtar turk. “I paralajmëruam të shmangnin hyrjen në hapësirën turke para se të futeshin, dhe paralajmëruam disa herë, por ata e shkelën me dijeni” – tha zyrtari. Një zyrtar i dytë tha se incidenti nuk ishte sulm kundër asnjë vendi specifik, por një lëvizje për të mbrojtur territorin sovran të Turqisë.
Vendimi i Rusisë të niste sulme ajrore të ndara në Siri do të thotë që avionët rusë dhe të NATO ka kryer misione sulmi në të njëjtën hapësirë që nga Lufta e Dytë Botërore, me shënjestër grupe të ndryshme rebelësh afër kufirit turk. Rrëzimi i avionit duket se e goditi shpresën e afrimit mes Rusisë dhe Perëndimit në vigjilje të sulmeve terroriste në Paris.
Presidenti turk u informua nga kreu i ushtrisë, ndërsa kryeministri Davutoğlu urdhëroi konsultimin me NATO, OKB dhe vendet e përfshira. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pritet të vizitojë Turqinë të martën për bisedime rreth Sirisë, në një takim të përcaktuar para këtij incidenti ndërkohë Erdogan parashikohet të vizitojë Rusinë për bisedime me Putinin në dhjetor.
Rreth 1700 persona kanë braktisur zonën malore siriane afër kufirit me Turqinë, për shkak të luftimeve në tre ditët e fundit, tha një zyrtar turk të hënën. Avionët rusë kanë bombarduar këtë zonë në mbështetje t forcave qeveritare siriane.