Mali i zi është një vend i vogël, me 620 000 banorë, i vendosur në bregun e detit Adriatik. Në kushtetutën e tij, Mali i Zi përshkruhet si një “vend demokratik, i prosperuar dhe mjedisor”. Emri i tij përbëhet nga dy fjalë, “mali” dhe “i zi”.
Falë qyteteve të tij historike dhe bukurisë natyrale, Mali i Zi tërheq shumë turistë nga gjithë bota, përfshi yje të famshëm të Hollivudit. Ngaqë nuk kërkohet vizë për qytetarët turq, Mali i Zi është zgjedhje tërheqëse për persona që planifikojnë pushimet gjatë Ramazanit. Kombinimi me këtë rregullim ligjor vizash, detin e bukur të Malit të ZI, natyrën e gjelbër, artitekutrën me frymëzim mesjetar, sigurinë dhe ngjashmërinë me kulturën turke e bëjnë atë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët turq.
Atraksioni kryesor i Malit të Zi është Budva, një nga vendbanimet njerëzore më të lashta, i cili ka një histori 2500 vjeçare, së bashku me ishullin Sveti Stefan, një ishull i vogël dhe i qetë, kryesisht i njohur për mikpritjen e yjeve të Hollivudit. Kotorri, Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi, dhe Cetinja, kryeqyteti i vjetër i ish-monarkisë, me arkitekturë të frymëzuar nga mesjeta, janë ndër destinacionet e tjera më tërheqëse në Malin e Zi.
Lumi Tara kalon përgjatë Malit të Zi për 82 km, duke formuar Kanionin Tara, kanionin e dytë më të madh në botë pas Kanionit të Madh në Kolorado të SHBA, u ofron vizitorëve shumë aktivitete, si jeep safaris dhe rafting.
Parku Kombëtar Durmitor, i vendosur në veri të Malit të Zi, Liqeni Skador dhe Parku Kombëtar, Manastiri Ostrog, Kisha Vlaka dhe shumë kisha të tjera e muzeume kombëtare dhe etnografike janë gjithashtu atraksione tërheqëse për shumë turistë. Për më tepër, Mali i Zi është, krahasuar me vendet fqinje, një vend i pa ndotur, me ujë të pijshëm, rezerva natyrale dhe natyrë të kulluar, për shkak të mungesës së aktiviteteve industriale.