Edward Chancellor
Reuters
Pak vetë e vënë dyshim që tregëtia ndërkombëtare rrit pasurinë e kombeve. A sjell ajo paqe gjithashtu? Shumë vetë mendojnë se po, por historini i ekonomisë James Macdonald thekson në “Kur globalizimi dështon: ngritja dhe rënia e Pax Amerika” se pika më e lartë e globalizimit mbaroi rreth një shekull më parë në një luftë botërore shkatërrimtare – mes shteteve që ishin gjithashtu edhe partnerët tregëtarë më të mëdhenj të njëri-tjetrit.
Kolumnisti i New York Times Thomas Friedman thotë për “Teoria Dell e parandalimit të konfliktit”, se dy shtete që janë pjesë e të njëjtës linjë ndërkombëtare tregëtie nuk kanë luftuar asnjëherë kundër njeri-tjetrit. Macdonald e konsideron këtë lloj mendimi si të thjeshtëzuar dhe johistorik.
Fridman nuk është as origjinal. Liberalët viktorianë si Richard Cobden dhe John Stuart Mill kishin ide shumë të ngjashme – Cobden shkoi deri aty sa tha se tregëtia e lirë “do të bashkojë njerëzit, duke i lënë mënjanë antagonizmat, përkatësitë dhe gjuhën, duke na bashkuar në krahët e paqes së përjetshme.” Megjithatë, tregëtia mes shteteve mund të çojë në garë të tensionuar për lëndë të parë, duke prodhuar gjithashtu në disa vende një ndjenjë dobësie gjeostrategjike. Në vend që të sjellë paqe të përjetshme, tregëtia mes shteteve mund të çojë në luftë.
Sidoqftë, konflikti mund të shmanget, nëse tregëtia bie nën mbrojtjen e një hegjemonsti global benign (i njerëzishëm), si Britania viktoiane, marina detare e të cilës sundoi oqeanet për afër një shekull pas rënies së Napoleonit. Rreziku rritet kur sfidohet supremacia e superfuqisë dominuese.
Në fillim të shekullit 20, Britania e dorëzoi primacinë ekonomike te SHBA dhe Gjermania. Nën kajzerin Wilhelm, gjermanët fituan siguri. Ata kishin uri për burime natyrore dhe prestigjin që jep zotërimi imperialist, ndërsa kishin frikë se dominimi detar i vazhdueshëm i Britanisë kërcënonte tregëtinë e jashtme të Gjermanisë. Admirali Tirpitz, kreu i marinës gjermane, deklaroi se “një shtet që zhvillon një tregëti aktive… nuk mund të ekzistojë pa një masë të caktuar të fuqisë detare, ndryshe do të dështojë.”
Tregëtia e ngjeshur mes Fuqive të Mëdha nuk e ndaloi garën e armëve detare. Konfliktet koloniale u bënë gjithashtu më të shpeshta. Pastaj erdhi 1914. “Nëse liberalët, do të kishin pasur të drejtë” thotë Macdonald, “këto shtete nuk do të kishin shkuar kurrë në luftë.”
Lufta e Parë Botërore na mësoi që ndërlidhjet ekonomike krijuan dobësi kombëtare. Vetëpërmbushja ekonomike shihej si një zgjidhje e mundshme. Pavarësia ekonomike u pëlqente strategjistëve ushtarakë në Gjermaninë naziste dhe Japoni në vitet 1930 – madje kjo ide u mbështet dhe nga ekonomisti John Maynard Keynes.
Mes qëllimeve të Gjermanisë dhe Japonisë ishte dëshira për të krijuar bolloqe ekomikisht të pavarura. Mirëpo, lëvizja e Japonisë për të ndërtuar të ashtuquajturën Sferën e madhe të prosperitetit aziatik” kërcënoi tregjet e SHBA për gomë dhe llamarinë, dhe pasi Japonia vendosi forcat ushtarake në Indokinë, Amerika kufizoi furnizmin e Japonisë me naftë. Japonia u përgjigj duke bombarduar Pearl Harbor-in. “Kur nga Lufta e Dytë Botërore hiqet barbaria raciale,” shkruan Macdonald, “ajo që mbetet është beteja për burime.”
Gjatë Luftës së Ftohtë, beteja e superfuqive për burime u zbut. Perandoria Sovjetike ishte e pavarur për burime të lëndëve të para dhe thuajse tërësisht e tërhequr nga tregëtia globale. Ndërkohë, tregëtia e asaj që u njoh si bota e lirë ra nën brojtjen e superfuqisë dominuese, SHBA.
Amerika e ushtroi fuqinë e saj në periudhën pas luftës, në këndvështrimin e Macdonald, në mënyrë jo kërcënuese, për të “mbrojtur aleatët e saj, dhe jo interesat e saj të ngushta.” Nga ky këndvështrim, Pax Amerika ishte e ngjashme me Pax Britaninë, që kishte triumfuar në mes të shekullit 19-të.
Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ngritja dramatike e Kinës në vitet e fundit kanë ndryshuar peizazhin gjeopolitik. Që prej reformave të Ten Siaopinit, Kina ka zhvilluar një ekonomi shumë të hapur, ku tregëtia përbën mbi 50 për qind të GDP së saj. Mirëpo, Pekini nuk e pranon hegjemoninë ushtarake amerikane. Strategjistët e Gjermanisë së Wilhelm-it ankoheshin për kontrollin britanik të Detit të Veriut. Homologët e tyre kinezë të ditëve të sotme janë të vetëdijshëm që marina e SHBA mund ta ndalojë tregëtinë e Kinës në Ngushticën Malaka.
Vitet e fundit, Kina është marrë me ndërtimin e marinës detare dhe është përfshirë në një numër mosmarrëveshjesh territoriale detare me fqinjët e saj. Japonia, nën kryministrin nacionalist Shinzo Abe, po kërkon të fuqizojë kapacitetin e saj ushtarak.
Një garë armatimesh në Azi është kërcënuese.
Edhe Pekini ka shfaqur ambicie për pavarësi ekonomike. Ekonomia e Kinës me prirje investimet nuk mund të mbijetojë pa lëndë të parë importi. Ndërmarrjet shtetërore të saj kanë kërkuar, përgjithësisht pa skukses, të zotërojnë burime të huaja, por kanë dështuar si në rastin e prodhuesit amerikan të naftës Unocal dhe prodhuesin anglo-australian të mineraleve Rio Tinto. E njëjta logjikë për pavarësi ekonomike shpjegon kreditë e mëdha që Banka Kineze për Zhvillim i ka dhënë Venezuelës dhe vendeve të tjera, të cilat si kolateral kanë vendosur furnizimin me naftë në të ardhmen.
Megjithëse Kina është një rrjet importi i shumicës së lëndëve të para, Pekini ka përdorur pozicionin e tij dominues në furnizimin me lëndët para për të realizuar qëllime politike. Në 2009, kur shpërtheu konflikti i Kinës me Japoninë për ishujt Senkaku/Diaoyu, Kina ndaloi eksportin e metaleve që janë të rëndësishme për fabrikat elektronike japoneze.
Ndritja e Kinës, në këndvështrimin e Macdonald-it, rrezikon ta dëmtojë hegjemoninë globale të SHBA dhe t’i japë fund Pax Amerikës. Paralelet me ngritjen e Gjermanisë imperiale para një shekulli janë shqetësuese. Ndërkohë, sjellja e Rusisë revanshiste të Putinit sugjeron analogjira historike me 1930, siç ka vëzhguar Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar.
“Kur globalizimi dështon,” është një përmbledhje studimore e lexueshme për mënyrën si tregëtia dhe zhvillimi mund të shtojnë tensionet gjeopolitike. Ky libër meriton të lexohet në korridoret e pushtetit, nga Uashingtoni në Pekin. Tek e fundit, shpresa për shmangur katastrofat e së shkuarës gjendet te të kuptuarit e faktit se si ato nisën.