PostBllokPostBllokPostBllokPostBllok
  • Kreu
  • Komente
  • Qasje
  • Histori
  • Lexime
  • Shtypi
  • Mediavulg
  • FoxLadyNews

    Transparency: Përhapja e korrupsionit në Ballkan dhe shtetet ish-sovjetike

    8.12.2014 Postbllok Author

    korrupsioniEuropa e lirë

     

    Një studim i ri i Transparency International (TI) tregon se korrupsioni mbetet në nivele të larta në shumicën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Ballkan. Në indeksin e perceptimit të korrupsionit 2014 publikuar nga TI më 3 dhjetor, gjithë ish-republikat sovjetike, me përjashtim të Gjeorgjisë dhe shteteve balltike, qëndrojnë në nivelin 50 ose më poshtë në një shkallëzim ku zero tregon që një vend perceptohet si shumë i korruptuar, kurse 100 do të thotë një vend perceptohet si i pastër.

    Shumica e vendeve ballkanike janë nën nivelin 50.

    Ky studim bëri dhe renditjen e 175 vendeve që kishte marrë në shqyrtim, kush ka renditjen më të lartë perceptohet si më i korruptuar.

    Ky studim e rendit Afganistanin mes vendeve më të korruptuara – në vendin 172-të nga 175 – por e konsideron si një nga vendet “të përmirësuara më shumë” në krahasim me vitin e kaluar.

    Gjeorgjia renditet e 50-të, me 52 pikë. Vitin e kaluar ajo u rendit e 55-ta me 49 pikë.

    Svetlana Savitskaya, koordinatore për vendet ish-sovjtike në TI, tha se Gjeorgjia e ka përmirësuar “transparencën dhe efiçencën” në administratën publike. Ajo e lavdëroi Tbilisin për ndëshkimin e zyrtarëve publikë dhe privatë për krime të lidhura me korrupsionin.

    Fqinjët e saj, Armenia dhe Azerbajxhani renditen 94 dhe 126, në mënyrë respektive.

    Savitskaya tha se problemi kryesor i Azerbajxhanit është “goditja” kundër shoqërisë civile dhe medias së lirë.

    Ajo shtoi se qeveria e Baut ka shumë punë për të bërë në lidhje korrupsionin “elitar” dhe “politik”.

    Në Ballkan, Maqedonia renditet e 64-ta, Mali i Zi i 76-ti, Serbia e 78-ta, Bosnja e 80-ta, dhe Kosova e 110-ta.

    Rusia dhe Kirgistani në vendin e 136, ndërsa Ukraina e 142-ta. Këtë vit Rusia ka performancë më të dobët, duke zbitur nëntë vende nga viti 2013.

    Uzbekistani ishte në vendin 166, së bashku me vendet afrikane të Eritresë dhe Libisë; Turkmenistani në vendin 169 dhe iraku në vendin e 1970-të.

    Irani renditet në vendin e 136-të, duke u ngjitur 8 vende nga viti i kaluar, kurse Pakistani është ngjitur një vend më lartë, nga 127 në 126.

    E vlerësuar për sundimin e fortë të ligjit, përkrahjen për shoqërinë civile, dhe me rregulla të qarta që drejtojnë sjelljen e personave në detyra publike, Danimarka ka qenë prej vitesh në krye të listës, kurse për vendin e fundit kanë konkurruar Koreja e Veriut dhe Somalia.

    TI tha se studimi tregon që kur zyrtarët e lartë abuzojnë me pushtetin dhe i shfrytëzojnë fondet publike për përfitime personale, veprimet e tyre minojnë rritjen ekonomike dhe ushqejnë korrupsionin. TI u bëri thirrje qendrave financiare kryesore në Bashkimin Europian dhe në SHBA që të veprojnë së bashku me ekonomitë me rritje të shpejtë që të luftojnë korrupsionin.
    TI thotë se indeksi i perceptimit të korrupsionit bazohet në opinione profesionale për korrupsionin në sektorin publik. Ai grumbullon të dhëna nga institucione të pavarura të specializuara në analiza për qeverisjen dhe klimën e biznesit.

    PostBllok | Të gjitha të drejtat e rezervuara
    • Kreu
    • Komente
    • Qasje
    • Histori
    • Lexime
    • Shtypi
    • Mediavulg
    • FoxLadyNews
    PostBllok