Ambicia e vendeve ballkanike për t’u anëtarësuar në BE do të vazhdojë të mbahet gjallë përmes gjuhës diplomatike, kurse në realitet gjërat nuk do të ndryshojnë, – ky është mesazhi i artikullit In the quee (Në radhë), në numrin e fundit të revistës britanike The Economist. Me ndërrimin e komisionerit për zgjerimin në fillim të muajit shtator, ndërroi dhe emri i funksionit: nga komisioner zgjerimi në komision i politikës së fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim. Politika e fqinjësisë tregon se palët BE, vendet ballkanike dhe disa republika ish-sovjetike do të qëndrojnë në pozicionet e tyre aktuale, si fqinjë. Kundërshtarja më e rreptë e zgjerimit, sipas artikullit, është Britania e Madhe, e cila është e shqetësuar për emigracionin. Zgjedhja e një italiane në krye të Komisionit të Jashtëm shihet si fakt inkurajues, ngaqë italianët kanë njohje të mirë të Ballkanit, por jo s’e ky fakt do të sjellë ndonjë ndryshim të madh në çështjen e anëtarësimit të vendeve ballkanike.