Samsung i paralajmëron klientët të shmangin bisedat me informacion personal përballë televizionit të tyre smart.
Paralajmërimi është i zbatueshëm vetëm për shikuesit të TV, të cilët kontrollojnë televizionin e tyre Samsung Smart duke përdorur mekanizmin e aktivizimit të zërit të tij.
Televizorë të tillë “dëgjojnë” çdo bisedë të bërë para tyre dhe mund t’i ndajnë detajet që dëgjojnë me Samsung ose palë të treta, thuhet në paralajmërim.
Mbrojtësit e privatësisë thanë se ua kalonin telekamerave në romanin “1984” të George Orwell-it, i cili spiunonte qytetarët.
Paralajmërimi doli në dritë përmes një kronike në gazetën online Daily Beat, e cila botoi një fragment nga politika e privatësisë së Samsung për televizorët e tij Smart TV të lidhur me rrjetin (internet).
Kjo politikë shpjegon se televizori do të dëgjojë njerëzit në të njëjtën dhomë në përpjekje për të lokalizuar dhënien e komandave. Paralajmërimi vazhdon: “Nëse fjalët tuaja përfshijë informacion personal ose tjetër informacion të ndjeshëm, ai informacion do të jetë mes të dhënave të kapura dhe transmetuara te një palë e tretë.”
Corynne McSherry, avokat për pronën intelektuale për Electronic Frontier Foundation (EFF), që bën fushatë për çështjen e të drejtave dixhitale, i tha Daily Beast që pala e tretë ishte ndoshta që bën, për llogari të Samsung, kalimin e informacionit nga i folur në tekst.
Ajo shtoi: “Nëse unë do isha kliente, do pëlqeja të dija kush ishte pala e tretë, dhe padyshim do të pëlqeja të dija nëse fjalët e mia transmetohen në një formë të sigurt.”
Pak më parë, një aktivist i FF e përhapi deklaratën e politikës së privatësisë në Twitter dhe e krahasoi me përshkrimin e telekamerave të George Orwellit në romanin “1984”, që dëgjojnë bisedat që njerëzit bëjnë në shtëpi.
Në përgjigje të përhapjes së gjerë të politikës së saj të privatësisë, Samsund ka lëshuar një deklaratë për të qartësuar si punon aktivizimi i zërit.
Deklarata thoshte se politika e privatësisë ishte një përpjekje për qenë transparent me pronarët me qëllim që t’i ndihmojë ata të bëjnë një zgjedhje të informuar nëse duan apo jo t’i përdorin disa opsione në televizorin e tyre Smart TV, duke shtuar se ajo trajtonte privatësinë e klientëve “shumë seriozisht”.
Samsung tha: “Nëse një konsumator pranon dhe përdor opsionin që njeh zërin, të dhënat e zërit i jepen një pale të tretë gjatë një komande zëri të kërkuar. Atë çast, zëri dërgohet te një server, i cili kërkon për përmbajtjen e dhënë, pastaj këtë përmbajte e përcjell në TV.”
Ajo shtoi se nuk e ruante informacionin ose nuk e shiste videon e regjistruar. Pronarët e Smart-TV do jenë në dijeni, nëse aktivizimi i zërit është i ndezur ose jo, sepse në ekran do të ketë një ikonë zëri të dukshme, thotë më tej deklarata.
Pala e tretë që do të merret me përkthimin e bisedave në tekst nuk është emërtuar.
Samsung nuk është është prodhuesi i parë i televizorëve smart të lidhur me rrjetin që përballet me problemin e informacionit që grumbullon televizori. Në fund të 2013, një konsultat IT në Britani zbuloi se televizori i tij LG mblidhte informacion për zakonin e tij të të shikuarit tv.
Publiciteti për këtë çështje e detyroi LG të garantonte që mbledhja e informacionit të fikej për ata që nuk donin të ndanin informacionin me të tjerë.
*Titulli është redaksional.