Paul Daley
The Guardian
Arbitrat e çmendur të korrekësisë politike kanë vendosur me sa duket të na tregojnë se kemi nevojë për një leksion mbi historinë e indigjenëve të Australisë. Apo diçka të tillë.
Nuk është dhe aq e qartë se çfarë kanë ata në mendje.
“Studentëve të univesriteti të NSW [New South Wales] u është kërkuar të thonë që Australia u pushtua”, klithte një titull i madh i gazetës australiane Daily Telegraph, në lidhje me një broshurë të universitetit për “përdorimin e gjuhës së përshtatshme në histori, shoqëri, emërtime, kulturë dhe klasifikimin e australianëve indigjenë dhe banorët e ishujeve të Ngushticës Torre.”
Mund të jeni dakord me të gjithë këtë, një pjesë, ose hiç. Ose mund të mos e çani kokën fare, për asnjërën palë.
Por, tmerr, Telegraph paralajmëron– “studentëve iu kërkohet t’i refererohen Australisë sikur është “pushtuar” në vend të thuhet “u vendosën” në një rishkrim shumë kundërshtues të historisë australiane”.
Ata përdorën madje historianin konservator Keith Windschuttle dhe (prisni, pak) Institutin e Çështjeve Publike për të mbrojtur kauzën e tyre.
Dhe ne që vrisnim mendjen mos kishin nisur “luftrat e historisë” kur debati për pushtimin europian dhe marrjen e pronës në Muzeumin Kombëtar të Australisë i polarizoi historianët në kampin e “verbërisë së bardhë” dhe “përkrahsve të njerëzve me ngjyrë”.
Dhe për çfarë? Një broshurë universitare që mund të ndihmojë studentët naivë të mendojnë para se të flasin për çështje në lidhje me australianët indigjenë. Për mendimin tim kjo është një gjë e mirë, duke pasur para sysh anën relativiste të kohëve të fundit të historisë kontinentale në trajtimin e vendasve.
Dhe e drejtë. Australia ka përparuar nga koha e qeverisë së John Howard kur muzuemi ishte përçarë nga argumenti i ashpër për mënyrën e vendosjes së kufijve historikë, dhe nëse vrasja e dhjetëra mijëra australianëve indigjenë nga ushtarët britanikë dhe “kolonë” përbën luftë në kufijtë kolonialë.
Një pikë e dobishme për fillim: Luftëtarët indigjenë që i rezistuan pushtimit sigurisht që e konsideruan luftë, siç bënë dhe një numër autoritetesh përfshi guvernatorët, jo më pak Lachlan Macquarie – një vrasës i pashpirt, kalkulues, i indigjenëve të kolonisë së tij.
Ndërsa një vlerësim konservator e çon numrin e vrasjeve të indigjenëve nga ushtarët, “policia vendase”, milicia, eksploruesit, minatorët dhe fermerët, në 30 000, studime akademike të kohëve të fundit tregojnë në vetëm Queensland një shifër 65 000. Megjithëse dhuna kundër indigjenëve dhe banorëve të Ngushticës Torre ishte më esktremja në Queensland, një eksplorim konservator kombëtar shton një tjetër dimesion shqetësues për historinë e vonë fatkeqe të Autralisë.
Pikënisja ime si jo indigjen që shkruan për indigjenët dhe historitë e tyre, ka qenë të dëgjuarit. Të dëgjoj mënyrën e rrëfimit të historive nga vetë indigjenët, të rrok kuptimin e tyre dhe të respektoj mënyrën se si ata i shikojnë – dhe përcjellin – historitë e tyre.
Respekti është fjala kyç këtu. Dhe kjo s’ka fare të bëjë me të qenit politikisht korrekt. Respekt për indigjenët (unë nuk kam takuar një indigjen që nuk donte që njerëzit e tyre të përshkruheshin kështu). Dhe as nuk kam takuar shumë indigjenë (pa përmendur australianët jo indigjenë një numër në rritje) që nuk i referohen ardhjes së flotës së parë më 1788, dhe gjithë dhunën dhe marrjen e tokës që pasoi, si “pushtim”.
Debati në rritje për festimin e Ditës së Australisë çdo 26 janar (Dita e Pushtimit për shumë australianë indigjenë) përfshi faqet e revistave më reaksionare të vendit, tregojnë sa shumë ka përparuar argumenti që nga luftërat e historisë. Një ndryshim i tillë, sigurisht, nuk mund të evoluojë shumë shpejt.
“Atyre [studentëve] u imponohet gjithashtu se është ofendim të shprehesh se James Cook “zbuloi” Australinë,” na thotë Telegraph.
Shporruni! Nga ta t’ia fillojmë?
Ndoshta pyesni vetë aborigjenët dhe banorët e Ngushticës Torres ose macassans-ët nga Sulawesi me të cilët ata bënin tregti para se Cook-u të ankoronte anijen e tij në Gjirin Botani në vjeshtë 1770. Të tjerë, përfshi holandezët, ndoshta mund të kenë një këndvështrim të tyre për kontaktin e parë jo-aziatik dhe “zbulimin” europian.
Megjithatë, siç sugjeron broshura, Cook bëri hartën e bregut lindor të këtij kontinenti, por nuk e zbuloi ai.
Ai moment i kontaktit të parë mes britanikëve dhe indigjenëve u shënua me dhunë kur njerëzit e Cook-ut vranë një dhe plagosën të paktën një vendas nga fisi Gweagel. Cook-u mori shpatat dhe mburojat e tyre. Mburoja, pjesë e koleksionit të Muzeumit Britanik për Indigjenët (trofetë gjithmonë i marrin fituesit), ishte kohët e fundit pjesa qendrore e një ekspozite në muzeun kombëtar. Mburoja ka një vrimë të dukshme në të.
Muzeu pretendon që vrima është bërë nga një shtizë.
Por fisi Gweagel, që kërkojnë t’u kthehet përfundimisht mburoja, thonë që është nga një plumb pushke (zare).
Unë di kë të besoj.