Bordi Editorial
Washington Post
Me gjithë pritshmërinë së lartë, dhe ankthin e thellë, që shoqëron shkrirjen e akujve mes SHBA dhe Kubës, që presidenti Obama lajmëroi para dy muajsh, realiteti është se ky proces është në hapat e parë. Të dy vendet nuk kanë rënë dakord as në çështjen bilaterale më të thjeshtë: hapjen e plotë të ambasadave në të dy kryeqytetet. Presidenti i Kubës, Raul Kastro, lëshoi një paralajmërim që nënkuptonte se normalizimi i plotë mund të varet në kërkesa të ekzagjeruara si dorëzimi, nga ana e SHBA, i bazës detare në Gjirin e Guantanamos ose pagimi i një dëmshpërblimi për embargon.
Udhëheqësit politik të SHBA do të bënin mirë të mos të dehen nga transformimi ekonomik që duket shumë i arritshëm – apo transformimi në pritje i regjimit kubanes. Kontaktet zyrtare nuk duhet t’i japin legjitimitet një diktature dinastike që mbetet një nga më shtypëset në planet.
Shqyrtoni vizitën e sapo përfunduar në Havana nga një delegacion i udhëhequr nga liderja demokrate Nancy Pelosi dhe një grup i përbërë nga tre senatorë demokratë Mark R. Warner, Amy Klobuchar dhe Claire McCaskill. Amy Klobuchar foli e entuziazmuar që ajo dhe kolegët e saj “ecëm lirisht në rrugë dhe folëm me këdo që kishim dëshirë,” me sa duket e pavetëdijshme për përgjimin politik në kufijtë e të cilit u zhvilluan bisedat “e lira”. Claire McCaskill publikoi foto tërheqëse në llogarinë e saj në Instigram, ku s’kishte asgjë nga imazhet e varfërisë në Kubë.
Të dy delegacionet gjetën kohë të takohen me zyrtarët të regjimit, përfshi një bisedë me zv/presidentin Miguel Díaz-Canel, zëvendësi i projektuar zotit Kastro. Megjithatë, asnjëri delegacion nuk ka takoi disidentë në ishull, shumë prej të cilëve janë të shqetësuar tashmë se zoti Obama negocioi me regjimin Kastro në kurriz të tyre. Në vend të tyre, ligjbërësit amerikanë u takuan me përfaqësues të paidentifikuar të “shoqërisë civile”. Kjo bie në kontrast me vizitën e senatorit Patrick Leahy, muajin e kaluar, i cili u takua me kundërshtarë të njohur të regjimit.
Pasi ai delegacion u largua nga Kuba më 19 janar, qeveria kubane shpalli se do t’i shtynte vizita të tilla për një farë kohe, sepse çështje të pa specifikuara të agjendave. Fakti që dy grupe nga Kongresi mbërritën siç ishte planifikuar, dhe nuk u takuan me disidentë, sugjeron për disa kritikë të politikës së re se hyrja e politikanëve amerikanë në Kubë tani varet në shmangien e disidentëve – të cilët, gjithashtu, do të fitonin prestigj nga takimi me zyrtarë të lartë amerikanë. Të gjithë anëtarët e Kongresit e mohojnë një marrëveshje të tillë dhe na thanë se ata kishin diskutuar për të drejtat e njeriut me zyrtarët e regjimit.
Megjithatë, koha e zgjedhur, dhe pamjet që vizitat krijuan, duhet ta kujtojnë çdokënd se regjimi Kastro vazhdon të jetë gardiani i portës së ishullit, një mundësi e llogaritur që ta përdorë çdo përfitim, politik apo ekonomik. Askush, as dhe një vizitor amerikan politikisht i fuqishëm nuk ka imunitet të shfrytëzohet nga makina propagandistike kubane; askush nuk është realisht në ishull. Ligjbërësit amerikanë kanë nevojë ta kuptojnë këtë të vërtetë, plotësisht, dhe të sillen në përputhje me të.