Opera e Romës pushoi nga puna gjithë orkestrën dhe korin e saj para ca ditësh. E financuar dhe e menaxhuar nga shteti, për rrjedhojë e kalbur në borxhe, opera – si shumë gjëra të tjera në Itali – ka qenë një krenari e sindikatave si punë e përjetshme. Drejtori i saj i nderit, Riccardo Muti, u mërzit kaq shumë nga telashet surrealiste saqë dha dorëheqjen. Nuk mund të fajësohet. Muzikantët e operës – “profesori” – punojnë 28 orë në javë (gjysma e harxhuar për “praktikë”) dhe paguhen për 16 muaj rrogë, plus shtesa absurde si pagesë e dyfishtë për interpretimet në natyrë sepse ka lagështi dhe përbën rrezik për shëndetin. E dhe pse kështu, në verë, Muti u detyrua të drejtonte shfaqjen La Boheme vetëm me një pianist, sepse pjesa tjetër e orkestrës ishin në grevë.
Pas dorëheqjes së Muti-t, bordi i operës bënë diçka të paprecedent: pushuan nga puna rreth 200 anëtarë të orkestrës dhe korit, në një vend ku askush që ka kontratë afatgjatë nuk mund të pushohet. Ky ishte një veprim revolucionar. Sikur dikush të kishte kurajë të bënte të njëjtën gjë gjithë sektorin shtetëror italian. Por askush nuk do të guxojë. Italia duket buzë shkatërrimit.
Paniku i fundit në bursën globale i kujtoi botës dobësitë e euros, e këtë javë në shtypin britanik analistët kanë spekuluar rreth një kolapsi të mundshëm të Francës. Thuajse askush nuk vret më mendje të ankohet për Italinë, edhe pse javën e kaluar shkëmbimet e saj morën goditjen e saj të dytë më madhe pas Greqisë. Rënia e Italisë është një fund i parathënë. Ky vend është një shportë aq e madhe sa është frikë ta sjellësh ndërmend.
Përvoja e Italisë në bashkimin monetar evropian ka qenë e dhimbshme. Italianët u futën symbyllur në euro thuajse pa asnjë debat serioz, dhe ishin aq të kënaqur që të firmosnin saqë pranuan një normë të lartë shkëmbimi për lirën. Çmimet e gjërave thelbësore për jetën, si cigaret, kafeja dhe vera, u dyfishuan brenda natës, kurse pagat mbetën statike – megjithëse asokohe vendet e punës gjendeshin lehtë dhe huazimi i parave i lehtë. Pastaj ndodhi shembja e madhe, Italia, si e burgosur e bashkimit monetar pa një bashkim politik, s’mund të bënte asgjë, as nuk mund të kthehej te ilaçi tradicional, zhvlerësimi i monedhës.
E vetmja rrugë e lejuar nga Brukseli dhe Berlini – shkurtimet – ka qenë jo produktive, sepse është bërë sipërfaqësore. Që shkurtimet të stimulojnë rritjen, duhet të bëhen të thella, gjë që pashmangshmërisht sjell vuajtje të tmerrshme dhe rrezikun e acarimit të masave. Asgjë politikan italian nuk mund ta gëlltisë këtë.
Megjithatë, Italia nuk mund të fajësojë bashkimin monetar për gjithçka. Katastrofën nuk e shkaktoi euroja, por ajo i hoqi Italisë mjetet për ta luftuar atë dhe nxori në sipërfaqe dobësitë e thella strukturore të saj.
Shkalla e papunësisë së të rinjve këtu është 43 për qind – më e karta në histori. Kjo shifër nuk figuron në tregun e zi, i cili është kaq i madh saqë qeveria italiane tani do që t’i përfshijë disa pjesë të tij – prostitucionin, tregtinë e drogës dhe disa loje të kontrabandës – në shifrat zyrtar të GDP. Kontributi i tyre mendohet të jetë i mjaftueshëm ta nxjerrë vendin nga recesioni tretë në gjatë vjet.
Duhet të kujtojmë që kompanitë italiane marrin para nga shteti për të paguar punëtorët që nuk bëjnë asgjë por të mos i pushojnë nga puna – sot janë rreth gjysmë milionë punëtorë në gjendjen që njihet si “casa integracione”. Kështu që shkalla e sapunisë në Itali mund të jetë të paktën 15 për qind, dhe kjo nuk përfshin ata që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune. Vetëm 58 për qind e italianë në moshë pune janë të punësuar, krahasuar me 65 për qind në botën e zhvilluar.
Edhe po të përfshijmë kokainën dhe bunga-bunga-n nuk e ndryshojmë dot fatin e jashtëzakonshëm të ekonomia e Italisë ka qenë në stanjacion qysh më 2000. Gjatë pesë viteve të fundit ajo është tkurrur 9.1 për qind. Më e keqja, ajo hyri në deflacion muajin e kaluar, gjëja që i trembeshin më shumë të gjithë – më shumë se hiperinflacionit – e cila e mbajti ekonominë japoneze në inflacion për 20 vjet.
Qysh prej largimit të Silvio Berlusconi-t më nëntor 2011 si rezultat i skandalit të bunga bunga, dhe gropa e tmerrshme në vlerë që u hap mes bonove italiane dhe gjermane, Italia ka pasur tre kryeministra pa zgjedhje.
I fundit prej tyre, i majti Matteo Renzi, është quajtur Tony Blair i Italisë, sepse ka detyruar partinë e tij, Partia Demokratike postkomuniste, të harrojë të shkuarën dhe përballet me ardhmen. Fillimisht ai premtoi se do të bënte reformat strukturale të nevojshme brenda 100 ditëve; por sigurisht nuk e bëri, dhe tani thotë se ka nevojë për 1000 ditë. Il rottamatore (“shkatërruesi), siç njihet Renzi, sa ka kaluar një ligj mes një zhurme të madhe e madje dhe me përplasje fizike në Senat. Ligji i Renzi-t mendohet të shfuqizojë nenin mitik nr. 18, i cili e bën thuajse të pamundur pushimin nga puna në kompani që punësojnë më shumë se 15 vetë. Nëse ky ligj hyn ndonjëherë në fuqi, duke pasur parasysh që jemi në Itali, padyshim që do të zbutet deri sa të mbërrijë në fletoren zyrtare saqë s’do të ketë më kuptim. Sindikatat kanë premtuar një vjeshtë të nxehtë për të mbrojtur lopën e tyre të shenjtë.
E njëjta histori e lashtë. Pavarësisht kush është në pushtet në Itali, gjithmonë ka shumë fjalë e pak veprim, e ajo duhet pasur pjesërisht frikë është fakti që sistemi elektoral e bën thuajse të pamundur shmangien e qeverive me koalicion, sepse kushtetuta, nga frika e ndonjë diktature, i jep shumë pak fuqi ekzekutive kryeministrit.
Televizionet italiane janë citë me emisione politike (shumica të majtë, edhe në kanalet e Berlusconi-it), por dhe ato janë në krizë: të zhgënjyer thellësisht, italianët nuk çajnë më kokë të shohim televizion.
Ndërkohë, borxhi i Italisë vazhdon të rritet. Tani është 2.2 trilionë, që është baras me 135 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të GDP – i treti më i larti në botë pas Japonisë dhe Greqisë. Dhe sa më shumë deflacion që të ketë Italia, aq më i madh bëhet borxhi dhe kostoja e tij në shifra reale.
Në Itali, si në Francë, ka dominuar një filozofi dirigjuese qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Qeveria drejtohet si një raketë mbrojtëse: futet në çdo qoshe të ekonomisë. Edhe gazetat madje subvencionohen nga shtetit, prandaj janë dhe kaq shumë në numër.
Kushdo që punon në sektorin privat real – bizneset familjare që i kanë dhënë emër Italisë në botë – është në një vend të keq. Italia ka “taksën e përgjithshme” më të rëndë në botë për bizneset me 68 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, sipas gazetës Sole 24 Ore, e ndjekur nga Franca me {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, krahasuar me 36 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} në Britani. Të fillosh një biznes në Itali është si të hysh në një ëndërr kafkiane, dhe ta mbash është dhe më keq. Kjo do të thotë t’i paguash shtetit të paktën 50 cent për çdo euro që i paguhet stafit. Shtoi kësaj një sistem gjyqësor që është bizantin, i politizuar e me fuqi tmerruese, dhe do filloni ta kuptoni pse asnjë kompani e huaj e arsyeshme nuk e vendos qendrën në Itali.
Unë kam punuar për një gazetë rajonale, La Voce di Romagna, si kolumnist për një dekadë deri vitin e kaluar, por hoqa dorë pasi punëdhënësi im – megjithëse merrte goxha para publike – nuk më pagoi për tre muaj. Punëtorët me kontrata të rregullta marrin ndihmë sociale, por dhe kjo vetëm për një vit. Shumë nga kolegët e mi nuk janë paguar për gati një vit. Megjithatë, tani La Voce, po shkon drejt falimentimit dhe mbylljes. Nuk do rrezikoja as një euro në bast që ata do të marrin ndonjë lekë nga borxhet që u ka gazeta.
Megjithatë, ka dhe një Itali tjetër – ajo e financuar nga shteti – ku jeta është, nëse jo e trëndafiltë, ende mirë, duke pasur parasysh shumë gjëra – edhe pse pushimet në opera kanë shkaktuar një farë ankthi. Deputetët italianë janë më të paguarit në botën e civilizuar, thuajse dyfishin e një deputeti britanik. Berberët në parlamentin italian fitojnë deri në 136,120 euro bruto. Gjithë nëpunësit e shtetit marrin një pension thuajse të përafërt me rrogën e fundit. Nuk është e vështirë të mirëkuptohet zemërimi i punëtorit mesatar në sektorin privat, pagesa vjetore bruto e të cilit është 18,000 euro.
Shprehja “është e vështirë ta sajosh” i përshtatet botës së punonjësit shtetëror italian – veçanërisht në jug të Italisë. Sicilia, për shembull, ka 28,000 policë pyjorë – më shumë se Kandaja – dhe ka 950 shoferë ambulancash, të cilët s’kanë ambulanca.
Një qeveri italiane që do të punonte seriozisht do të kishte bërë urgjentisht shkurtimet në sektorin shtetëror e fryrë dhe parazit, por dhe taksat, koston e punës dhe korrupsionin. Megjithatë, edhe tani vetëm Beppe Grillo, një version komik modern i Musolinit, dhe separatisti i Lega Nord-it mbrojnë idenë që Italia të dalë nga euroja. Shumë italianë s’e kuptojnë: euroja është problemi, jo zgjidhja – po qe se nuk bëjnë shkurtime reale në mënyrë të thellë, gjë që nuk e bëjnë po nuk iu vendosi njeri tytën pas veshit.
Italia, më shumë se Franca, është e sëmura e Europës – dhe është gjithashtu drejt vdekjes. Gratë italiane bënin dikur më shumë fëmijë në Europë. Është e shpeshtë takosh pleq me emrin Decimo (Dhjetor, i dhjeti). Mirëpo për dekada shkalla e lindjeve në Itali ka qenë mes më të ulëtave në botë, dhe sikur të mos kishte qenë emigracioni, popullsia do të ishte në rënie. Kur gratë italiane nuk pranojnë të lindin fëmijë, kjo është shenjë e qartë e një shoqërie të sëmurë rëndë.