Bilali, Kaubojsi, Tom Doshi dhe tani së fundmi dhe Vladimir Kosta deklarojnë se kanë dhënë para në favor të të Ramës. Janë deklarata të bëra me vullnet të lirë, përveç rastit të SHBA ku personi është shtrënguar para drejtësisë të pohojë të njëjtën gjë. Në një letër të hapur drejtuar Ramës, duke deklaruar dorëheqjen e tij nga PS, Kosta thotë: “Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit . Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit…”
Gjithë kjo energji dhe para e harxhuar për të sjellë Ramën në pushtet s’kish si jepte rezultate të tjera përveç degradimit të ngadaltë të pushtetit. Reformatori s’mund ti plotësojë kërkesat e të gjithëve, s’mund t’iu kthejë borxhet të gjithëve.
Këto para janë maja e ajsbergut, c’ka tregon se përfituesit më të mëdhenj të pushtetit janë dhe donatorët më të mëdhenj të tij. Por dëshmitë e dhëna nxjerrin në pah dhe anën tjetër të medialies. Rama e ka ndërtuar pushtetin, jo në bazë të meritës, as në bazë të kontributit moral ndër vite, por në bazë të pazareve duke ndërtuar një piramidë hajdutësh, ku ai vëtë qendron në majë, ndërsa rrethi vjen e zgjerohet drejt bazës. Kjo është arsyeja përse, megjithë dështimet e njëpasnjëshme, ky person që ka marrë përsipër të qeverisë vendin nuk guxon të ndërrojë ministrat, madje as drejtorët e vendosur prej tij. Luftën në emër të korrupsionit e ka përqendruar vetëm në disa zyrtarë të vegjël, që më së shumti i përkasin LSI, por jo tek donatorët e tij.
Nga ana tjetër prokuroria e tredhur nga presioni i reformës, me një prokuror të tulatur nga frika se mos humbet vendin e punës, nuk merr as mundimin ti vërtetojë së paku akuzat publike. Kaq e vështirë qenka të merren në pyetje personat që kanë deklaruar? Kaq e vështirë qenka të gjendet se si i bëri paratë “jevgu” i Beratit, apo ai i Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Kukësit apo Tropojës?!
Natyrisht që nuk është e vështirë. Ata i gjen në mës të Tiranës nën sigla televizionesh të mëdha, sepse fenomeni “jevgjve” që marrin e japin para për të bërë fushatën e Ramës tashmë është kthyer në epidemi. Madje mund të thuhet se i tërë sistemi është në dorë të tyre në tërë vendin. Ata janë armata e mercenarëve të rilindjes në polici, tatime, shëndetësi, transport… “Raca” e tyre është shtrirë kudo.
E pra, ky sistem “jevgjish” të korrupsionit nuk mund të çmontohet as nga spektaklet e luftës së korrupsionit me peshq të vegjël, si ato që bën qeveria nëpër media, e as nga reforma në drejtësi. Edhe kështu siç është drejtësia i ka kapacitetet për të dërguar në fesfet, tallavanë që na vjen me së pari nga Rama, e më pas nga sazexhinjtë e tipit Balla, Brçe, Ahmetaj dhe të gjithë stallën që mban në këmbë Rilindjen.
PS: ky shkrim nuk ka qëllim denigrimin racor të ndonjë komuniteti të caktuar