Noah Bonsey
Reuters
Pavarësisht ç’mendojnë regjimi Assad-it dhe kundërshtarët e tij, asnjëra palë nuk po shkon drejt fitores ushtarake në Siri. Me trajektoren e tanishme lufta do të përkeqësohet, me numrin e madh të viktimave që rritet nga radikalizmi ndërkufitar dhe me shkatërrimin e mëtejshëm të rrjetit social dhe urban të vendit.
Kjo fatkeqësi në vazhdim e Sirisë do të përfshijë rritjen e kostos së konfliktit për aksionarët e jashtëm kryesorë të saj – Irani dhe Rusia në kampin e regjimit, SHBA, Turqia, Arabia Saudite dhe Katari në anën e opozitës. Është koha për shtetet mbështetëse ta kuptojnë që kundërshtarët e tyre nuk po shkojnë drejt kapitullimit, dhe të fillojnë projektimin e një zgjidhjeje përfundimtare gjeopolitike për t’i dhënë fund luftës.
Fitoret e kohëve të fundit nga ana e rebelëve në veri dhe në jug nuk flasin për triumf në luftën si e tërë. Regjimi dhe aleatët e tij ruajnë kontrollin e territoreve strategjike thelbësore nga Damasku në bregdet, një hapësirë në Sirinë perëndimore ku kanë eliminuar, nënshtruar ose paralizuar kapacitetet ushtarake të rebelëve. Do të duhej shembja e regjimit nga brenda që rebelët të vazhdojnë veprimet në këto zona. Kjo duket e pamundur, por dhe nëse shfaqej, mbetjet e regjimit dhe milicitë aleate me shumë gjasa do të vazhdonin luftimet.
Nga ana tjetër, forcat e regjimit janë tendosura, zona e tyre për rekrutimin e sirianëve është e cekët për të kompensuar shkallën e lartë të humbjeve që pësojnë. Luftëtarët e huaj të ofruar nga Irani dhe Hezbollahu libanez mbajnë një pjesë në rritje nga barra e tanishme, por duket se nuk kanë as dëshirë dhe as mundësi të ofrojnë forca të mjaftueshme për të frenuar humbjet në vazhdimësi në kufijtë e territorit të që kontrollon regjimi.
Protagonistët e konfliktit sirian janë të përçarë dhe të investuar në status quo e jo në ndryshimin e kursit drejt një zgjidhjeje politike. Sponsorët e tyre respektivë janë më mirë të pozicionuar për të ndërruar taktikë, dhe kanë interes të përbashkët në përfundimin e luftës që ushqen, jo vetëm xhihadistët e Shtetit Islamik, por shton gjitha radikalizmin në të dy krahët e konfliktit. Këto shtete përkrahëse duhet të lënë mënjanë dëshirat dhe identifikojnë cilat nga kërkesat e tyre thelbësore mund të përmbushen realisht.
SHBA, Franca dhe Britania e Madhe mund ta zgjidhin problemin sirian të tyre duke skicuar një strategji serioze, në bashkëpunim me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Katarin, për të forcuar opozitën kryesore dhe ta shtyjnë atë drejt një vizioni politik.
Përkrahësit perëndimorë dhe rajonalë të optikës duhet t’u bëjnë presion gradualisht rebelëve sirianë që të zgjedhin një mbështetje të jashtme domethënëse dhe një rol në të ardhmen politike pluraliste të vendit, ose bashkëpunimin e vazhdueshëm me grupet xhihadiste ndërkombëtare në anën tjetër. Ata duhet të ofrojnë qasje për zgjidhje politike pragmatike dhe respekt për shoqërinë civile lokale, ndërkohë që duhet të ndëshkojnë taktikat arbitrare, sjelljet kriminale dhe retorikën sektare.
Qeveritë perëndimore duhet të kuptojnë që betejat e opozitës kryesore kundër xhihadistëve dhe regjimit janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Që të fitojnë fuqi ndaj xhihadistëve, rebelët duhet të dëshmojnë që janë aktorët kryesorë në luftën kundër regjimit. Ndihma e jashtme duhet t’i mundësojnë ta bëjnë këtë.
Duke treguar një vendosmëri të tillë, Irani dhe Rusia do të kuptonin që përfitimet nga investimet e tyre në strategjinë ushtarake të regjimit do të shkatërrohen më tej. Uashingtoni duhet të japë shenjë të qartë se është i gatshëm të negociojë për t’i dhën fund sundimit të Bashar Assad-it, por të përfshijë: ruajtjen dhe reformimin e institucioneve shtetërore; garanci për sigurinë e gjithë komuniteteve; decentralizim të marrëveshjes së sigurisë që t’u jepet fuqi banorëve lokalë për të luajtur rol kryesor në mbrojtjen e tyre; përshkrimin e përgjegjësive përmes ligjeve kushtetuese që përkufizojnë një shtet sirian pluralist.
Sa i përket Teheranit, ai duhet të pranojë diçka më pak se ç’ka pasur – ndikim të pa rivalizuar në Siri – dhe të kërkojë garantimin e asaj që kërkon agjenda e jashtme politike e tij: një linjë lidhje me Hezbollahun në Liban dhe një Siri jo në aleancë ekskluzive me konkurrentët rajonalë të Iranit.
Po kështu, mbështetësit kryesorë rajonalë të opozitës – Arabia Saudite, Turqia dhe Katari – mund të mbrojnë objektivin e tyre të përbashkët duke bërë lëshime në objektivat e tyre dytësore për realizmin e të cilave ata nuk kanë mundësi. Ata mund të arrijnë një tranzicion që përfshin largimin Assad-it duke rënë dakord të përkrahin decentralizimin e sigurisë dhe të pranojnë që Siria nuk do të jetë e distancuar, e pavarur nga Arabia Saudit, Turqia ose aski sunit më i gjerë.
Ndihma e madhe e Turqisë për opozitën është qendrore në ndryshimin e balancës brenda rebelëve dhe garantimin e një zgjidhje politike. Gjithashtu interesat e saj thelbësore duhen marrë në konsideratë: një shtet sirian i aftë të luftojë grupet armatosura që luftojnë tashmë në Turqi dhe i aftë të mbrojë kufijtë; rikthimin e rreth dy milionë refugjatëve sirianë që ajo strehon; dhe zonat veriore me shumicë kurde të ankorohen në Sirinë pluraliste.
Për Rusinë, bashkëpunimi në një zgjedhje origjinale për Sirinë do të rriste statujën e saj ndërkombëtare; do të përmirësonte trajtimin e kërcënimit xhihadist; do të rriste ndikimin e saj mbi kushtet e një marrëveshje përfundimtare; do të mbronte ato pjesë të Sirisë ku ajo ka investuar më shumë, dukshëm forcat e armatosura.
Qeveritë evropiane do të zbuste kërcënimin e dyfishtë prej xhaihadismit të lindur në vendet e tyre dhe frenonte emigrimin e njërzve të dëshpëruar duke zbatuar me efektivitet ndihmën humanitare. Kjo kërkon më shumë para dhe bashkëpunim më të mirë për programe në shërbim të 12.2 milionë njerëzve në nevojë për ndihmë në Siri dhe për rreth 4 milionë që kanë gjetur strehë në vendet fqinje.
Prioritetet përfshijnë presion ndaj Damaskut që të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare në zonat e rrethuara dhe të heqë pengesat administrative që pengojnë shpërndarjen ndihmave në zona të tjera; qasje krijuese ndaj krizës masive në arsim, me rreth 2 milionë fëmijë që kanë lënë shkollën; rritjen e fondeve për të plotësuar mangësitë e programeve të OKB për refugjatët; dhe rritje të ndihmës për vendet fqinje që strehojnë refugjatë.
Pasi të kenë skicuar linjat e përgjithshme të mbylljes së konfliktit dhe të gjitha palët të jenë të fokusuara në detaje, atëherë mund të nisë puna e madhe për ndërtimin e sigurisë dhe kornizës kushtetuese të Sirisë.