Tim Stanley
The Daily Telegraph
Nuk kam vendosur ende për kë do votoj dhe, sipas sondazheve, as shumë nga ju nuk kanë vendosur. Një gjë që ne të krishterët duhet të marrin në konsideratë është mënyra e përputhjes së vizioneve politike me idealet dhe aspiratat e Biblës. Kështu që mendova se do ishte e dobishme të ekzaminoj qëndrimin e partive në lidhje me çështjet në fjalë.
Synimi im nuk është të vërtetoj “çfarë do bënte Krishti”. Nëse Krishti do të ishte gjallë sot, jo vetëm që nuk do votonte, por nuk do kishte as zgjedhje – të gjithë do të ishim shumë të angazhuar me Apokalipsin. Për më tepër, unë e çmoj Krishtin që i udhëzoi ndjekësit “t’i japin Çezarit atë që është e Çezarit”, që shpesh interpretohet si thirrje për të njohur një farë ndarjeje mes besimit të individit dhe vullnetit të shtetit. Pra, nuk kërkoj përsosmërinë ose nuk e imagjinoj që të krishterët kanë të drejtë t’u imponojnë pikëpamjet e tyre të tjerëve. Po përpiqem të identifikoj çfarë është e rëndësishme dhe cili është qëndrimi i partive në lidhje me të. Duke përdorur guidën e krijuar nga Instituti Kristian për votimin, jam përpjekur ta përmbledh në tre tema bazike.
- Lufta kundër varfërisë. Krishti nga bën thirrje të sakrifikojmë për të tjerët: “Po ju them të vërtetën, çfarëdo që keni bërë për të paktën një nga vëllezërit e mi, e keni bërë për mua.” Shumë socialistë pretendojnë se Krishti u përket atyre. Por Dhiata nuk thotë që të përpiqemi të ndërtojmë Parajsën në Tokë dhe nuk përmban një recetë për shtetin social. Konservatorët priren të theksojnë ato pjesë ku Bibla lavdëron punën dhe bamirësinë, e jo kolektivizmin (Krishtërimi përkrah fuqishëm vullnetin e lirë).
Fatmirësisht, të gjitha partitë janë të interesuara për uljen e varfërisë dhe mënyra si ju do votoni varet në faktin se preferoni etatizmin apo qasjen vullnetare. Laburistët (të majtët) do të shkurtojnë më pak shpenzimet e qeverisë dhe në disa raste do t’i anullojnë reformat e konservatorëve (si taksa e dhomave të gjumit). Konservatorët argumentojnë se është më dashamirëse t’i inkurajosh njerëzit të punojnë dhe se ata kanë hapur vende pune rekord. Të krishterët duhet të përshëndesin përkushtimin e shumicës së partive për mbrojtjen e ndihmës së huaj. Vetëm Ukip kundërshton një plan të fiksuar. Cinikët mund të thonë se manifestet [e partive] janë plot premtime se po afrohen zgjedhjet, kriza shtroi pyetjen e pabarazisë, por ripërtëritja ekonomike i ka dhënë të ardhura qeverisë që ajo mund të bëjë diçka në këtë drejtim. Shpresojmë që mundësia për të ndërtuar një shoqëri më të mirë nuk do të shpërdorohet.
- Promovimi i kulturës së jetës. Vetëm kur hyjmë në sferën e etikës gjërat bëhen më të ndërlikuara. Krishtërimi na mëson se jeta është e shenjtë, e paprekshme dhe për t’u jetuar me dinjitet. Për fat keq, ka një pikëpamje në rritje që jeta ia vlen ta jetosh vetëm nëse jetohet me pasuri dhe mirë – dhe kjo është e disponueshme.
Ndjenja pro-jetës është e fortë te gratë, të rinjtë, laburistët dhe liberal-demokratët. Për shembull, 48 për qind e qytetarëve të moshës 18-25 do të shkurtojnë kufirin e abortit nga 24 javë në 12 javë. Diversiteti i opinioneve nuk pasqyrohet në manifeste. Rregullat e abortit u liberalizuan gjatë koalicionit [konservatorë + liberal-demokratë, në pushtet 5 vitet e fundit], ndërsa përpjekja për nxjerrjen e abortit jashtë ligjit dështoi falë mungesës së përkrahjes qeveritare.
Pak të krishterë do ta nxirrnin jashtë ligjit abortin krejtësisht, por shumica do të dëshironin diskutim më serioz për shkaqet dhe pasojat e tij. Për habi, më fort kësaj çështje i mëshon partie e të gjelbërve. Sigurisht, ata do ta bëjnë më të lehtë procedurën që një grua të abortojë. Por ata e pranojnë gjithashtu që politika ekonomike ndikon në shkallën kombëtare të aborteve dhe që shkalla e lartë është tragjike. Kjo është një arsye pse ideja e konservatorëve për ta kufizuar ndihmën ekonomike për fëmijë vetëm te dy fëmijë është shqetësuese. Politikat e ndihmës ekonomike duhet të bëhen që të vlerësojnë fëmijërinë dhe të ndihmojnë prindërit të bëjnë punën e tyre si duhet – dhe të gjelbërtit e trajtojnë mirë këtë.
Ndërkohë, përkrahja për vdekjen me dëshirë [të sëmurtë rëndë] ka mundësi të rritet në parlament. Liderët kryesorë kanë thënë se personalisht ata nuk do ta përkrahnin ndryshimin e ligjit. Por liberal-demokratët si parti duken më entusiaztë.
Ukip beson se çështjet morale duhet t’i nënshtrohen referendumit kombëtar, një qëndrim që mua më duket inkoherent. Nëse vdekja me dëshirë është çështje morale, por kështu është lufta ose financimi i sistemit shëndetësor, dhe për këto nuk ka propozim për referendum.
- Respektim i ndërgjegjes së krishterë. Nga ndalimi i punonjësve që ndalohen të mbajnë kryqe e deri te shteti që përpiqet aktivisht të kufizojë bisedat fetare në shkolla, të krishterët shikojnë që liria e tyre e ndërgjegjes po sulmohet. Armiqtë kryesorë të saj, që përbën paradoks duke iu referuar emrit që mbajnë, janë liberal-demokratët (por ata janë e vetmja parti që duan të çrrënjosin Kishën e Anglisë). Ata do t’i japin fund kushtit për falje kolektive, dhe do të ndalojnë shkollat fetare. Nick Clegg [lideri liberal-demokrat], me që ra fjala, e dërgoi një nga djemtë e tij në një shkollë katolike – kështu që ato nuk janë të gjitha të këqija.
Koalicioni përkrahu liberalizimin e edukimit seksual në shkolla, por dy ministrat konservatorë të arsimit ishin kundër përdorimit të detyruar të guidave në shkollat fillore. Ju lumtë: kushdo që është përpjekur t’u flasë nxënësve në këtë mos për seksin e di që kjo është diçka e papërshtatshme dhe humbje kohe. Sidoqoftë, liberal-demokratët e përkrahin mësimin e detyruar në shkollat fillore, ndërsa laburistët që e përkrahën një lëvizje të tillë tani duken më pak të qartë, ata i qëndrojnë parimit që prindërit mund të kundërshtojnë.
Laburistët shkojnë më tej se gjithë partitë e tjera në zhdukjen e homofobisë në shkolla. Ky është një objektiv i mirë, por çdo të thotë kjo për mësuesit e krishterë që nuk pranojnë flasin për martesat homoseksuale është e paqartë. Konservatorët mbajnë qëndrim të ashpër kundër ekstremistëve islamikë të flasin në universitete, gjë që do të ndikojë dhe të krishterët. Kur bëjnë politika që prekin liritë civile, partitë reagojnë më shumë ndaj titujve të gazetave, sesa qëndrojnë besnike me një vijë të caktuar, koherente. Ky është lajm i keq për gjithë besimet.
- Krijimi i shoqërie më morale. Margaret Thetcher, një konservatore metodiste, u përpoq t’i zbuste rregullat e tregtisë të dielën, pjesërisht ngaqë ajo besonte fuqishëm te vullneti i lirë. Kjo është e mirë, por disa forca shoqërore janë aq të mëdha sa një pjesë të krishterësh do të dëshironin që ndërhyrja e qeverisë është e nevojshme për t’i rregulluar. Interneti, për shembull, ka liruar një valë pornografie që degradon gratë. Konservatorët kanë punuar ta nxjerrin jashtë ligjit pornografinë e dhunshme dhe në të ardhmen t’u kërkojnë siteve që bëjnë verifikimin e moshës. Liberal-demokratët e kanë kundërshtuar një ide të tillë; laburistët duket se nuk kanë asnjë ide për këtë.
Laburistët do t’iu japin këshillave bashkiake më shumë fuqi në kontrollimin e lokaleve të basteve dhe licencave të tyre. Liberal-demokratët kanë punuar, në koalicion me konservatorët, që kufizojnë ekspozimin ndaj alkoolit me kosto të ulët – një lëvizje që shpresohet të ulë shkallën e krimit. Ata janë kundër kufizimeve të pornografisë, por, çuditërisht, janë pro kufizimit të alkoolit. Mënyra si e aplikojnë filozofinë e tyre liberale liberal-demokratët duket selektive.
Në çështjen e drogës partitë janë të ndara, duke mos ndjekur linja ideologjike të qarta. SNP (partia nacionaliste skoceze) është kundër legalizimit të kanabisit, ndërsa të gjelbërtit janë pro tij. Laburistët dhe konservatorët janë kundër zbutjes së rregullave, ndërsa liberal-demokratët hetojnë eksperimentet e dekriminalizimit në SHBA.
Në dilemë për zgjedhur? Pesë vitet e fundit ka qenë e përhapur mes të krishterëve ankesa se ndikimi ynë në politikë po zvogëlohet. Në një farë mase ashtu është: nuk do të kemi më deputetë si Macmillan që e deklaronte me vendosmëri se një komb nuk mund të jetë i moralshëm pa besimin fetar.
Por në 2015, një masë e madhe e agjendës politike po anon nga territori religjiz. Varfëria dhe mjedisi janë tema kryesore debati, dhe të gjitha partitë e theksojnë që shoqëria duhet të jetë më e drejtë dhe ekonomia më e fortë. Për më tepër, edhe kur laburistët duken shekullarë të thekur, sërish bëjnë të pamundurën të fitojnë votën e besimtarëve.
Kur të krishterët mendojnë se janë të papërfaqësuar në manifestet e partive kjo është një çështje e moralit personal. Establishmenti politik britanik mendon se nuk ka përkrahje popullore kërkesa për rishikimin e ligjeve të abortit, pavarësisht se sondazhet tregojnë të kundërtën. Dhe po shkon drejt detyrimit të prindërve të krishetrë dhe mësuesve se çfarë duhet t’u mësojnë në klasë fëmijëve për etikën seksuale. Dhiata e tyre janë vlerat metropolitane.
Sidoqoftë, ka deputetë që janë kundër dhe këshillohet që ata t’i zbuloni duke u bërë pyetje kërkuese. Përfundimisht, është e pamundur të ndash ndërgjegjen fetare nga politika dhe mashtrim të thuash të kundërtën. Bindjet politike nuk mund të lihen mënjanë përballë kutisë së votimit më lehtë se ideologjia politike, gjinia, statusi financiar dhe shëndeti. Ato janë pjesë asaj që ju bën të jeni ju, dhe ju duhet të jenë të sinqertë për to kur të vendosni për kë do votoni. Dhe mos harroni: në vende të tjera po të krishterët po i largojnë nga politika krejtësisht. Afrojuni politikës, parase ajo t’u ketë vënë shkelmin.