Pieter D. Wezeman
Siemon T. Wezeman
Volumi i shitjes të mëdha ndërkombëtare të armëve në periudhën 2010-14 ishte 16 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} më i lartë se në periudhën 2005-2009. Pesë eksportuesit më të mëdhenj në periudhën 2010-14 ishin SHBA, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca, dhe pesë eksportuesit më të mëdhenj ishin India, Arabia Saudite, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani. Rrjedha e armëve drejt Afrikës, Amerikave, Azisë dhe Oqeanisë, dhe Lindjes së Mesme u rrit në mënyrë domethënëse mes periudhave 2005-2009 dhe 2010-14, ndërsa pati një ulje të dukshme në rrjedhën drejt Europës. Nga 16 marsi 2015 Regjistri i Shitjes së Armëve SIPRI përfshiu informacion të ri të sapo zhbllokuar në lidhje me shitjen e armëve 2014 dhe rifreskoi informacionin për periudhën 1950-2013. Ky raport faktesh nxjerr në pah prirjet dhe çështjet kryesore në tregtinë e armëve që mësohen nga të dhënat e reja.
Eksportuesit, 2010-14
SIPRI ka identifikuar 60 vende si eksportues të armëve të mëdha në 2010-14. Pesë eksportuesit kryesorë gjatë kësaj periudhe – SHBA, Rusia, Kina, Gjermani dhe Francë – ishin përgjegjëse për gati 74 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të gjithë eksportit të armëve. Përbërja e pesë eksportuesve të mëdhenj ndryshoi mes 2005-2009 dhe 2010-14: ndërsa SHBA dhe Rusia mbetën me distancë eksportuesit më të mëdhenj, Kina i zuri, me rezultat të ngushtë, vendin Gjermanisë, dhe Britania doli nga lista e pesë të parëve. Pesë eksportuesit kryesorë shitën 14 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} më shumë armë në 2010-14, krahasuar me periudhën 2005-2009.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Eksporti i armëve të rënda i SHBA-së u rrit me 23 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} mes periudhës 2005-2009 dhe 2010-14. SHBA furnizoi me armë të rënda të paktën 94 klientë në 2010-14, më shumë nga çdo furnizues tjetër, dhe asnjë nga pala pritëse nuk mori më shumë se 9 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të eksportit të përgjithshëm të armëve nga SHBA. Azia dhe Oqeania ishte rajoni që mori më shumë armë amerikane, që llogaritet në 48 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Lindja e Mesme mori 32 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe Europa 11 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Rusia
Eksporti i armëve të rënda i Rusisë u rrit në periudhën 2005-2009 dhe 2010-14. Rusia furnizoi me armë 56 shtete dhe forcave rebele në Ukrainën lindore në 2010-14. Në dallim nga SHBA, furnizimet e Rusisë ishin më të përqendruara: tre vende – India, Kina dhe Algjeria – morën gati 60 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të eksportit të përgjithshëm të Rusisë. Azia dhe Oqeania morën 66 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të totalit të armëve ruse për periudhën 2010-14, Afrika 12 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe Lindja e Mesme 10 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Kina
Eksportet kineze të armëve të rënda u rrit me 143 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga periudha 2005-2009 në 2010-14, dhe pjesa e Kinës në eksportin global të armëve u rrit nga 3 në 5 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Kina u bë furnizuesi i tretë më i madh në 2010-14, pak më shumë se Gjermania dhe Franca. Kina furnizoi me armë të rënda 35 shtete në 2010-14. Një përqindje e konsiderueshme (pak mbi 68 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}) e eksporteve kineze shkuan për tre vende: Pakistan, Bangladesh dhe Birmani. Kina eksportoi armë të rënda dhe në 18 vende afrikane. Shembuj të rritjes së pranisë globale të Kinës si furnizues armësh në 2010-14 përfshinin marrëveshje me Venezuelën për makina të blinduara dhe avionë transporti dhe vëzhgimi, me Algjerinë për tre fregata, me Indonezinë për furnizimin me qindra raketa kundër anijeve dhe me Nigerinë për furnizimin me një numër mjeteve ajrore të sulmi pa pilot [drone].
Gjermania
Eksporti i armëve të rënda nga Gjermania u rrit me 43 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} në periudhat 2005-2009 dhe 2010-14. Gjermania furnizoi me armë 55 shtete. Shtete të tjera në Europë morën 30 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të armëve të rënda gjermane më 2010-14, që ndiqeshin nga Azia dhe Oqeania (26 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}), Amerikat (Amerika e Veriut dhe Jugut së Bashku, 24 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}) dhe Lindja e Mesme (20 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}).
Më 2014, qeveria gjermane deklaroi një politikë më të kufizuar për eksportin e armëve të rënda, sidomos në reagim ndaj diskutimeve për eksportin e armëve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, eksporte për t’u shënuar më 2014 përfshijnë 33 anije patrullimi për Arabinë Saudite, 4 fregata për Izraelin, 2 nëndetëse Tip-2009 për Egjiptin dhe 926 transportues personeli të blinduar për Algjerinë.
Franca
Franca ishte eksportuesi i pestë më i madh i armëve në periudhën 2010-14, me 27 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} më pak se në 2005-2009. Ajo eksportoi armë për 74 vende më 2010-14: 20 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} shkuan për Azinë dhe Oqeaninë, 21 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për Afrikën, 20 për qind për Lindjen e Mesme, 16 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për shtete të tjera europiane dhe 14 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për Amerikat. Më 214, Franca ndaloi dërgimin e planifikuar të një anijeje amfibe luftarake në Rusi, për shkak të përzierjes së kësaj të fundit në krizën e Ukrainës. Nëse marrëveshja do të ishte përmbushur, Franca do të kishte qenë eksportuesi i tretë më i madh i armëve të rënda për periudhën 2010-14, përpara Kinës dhe Gjermanisë. Përpjekjet franceze për rritjen e eksportit të armëve u zmadhuan nga një marrëveshje e negociuar më 2014 dhe e firmosur më 2015 me Egjiptin, për furnizimin me 24 avionë luftarakë dhe 1 fregatë.
Importuesit, 2010-14
Në periudhën 2010-14, 153 shtete (rreth tre të katërtat e gjithë shteteve) importuan armë të rënda. Pesë importuesit kryesorë – India, Arabia Saudite, Kina, Emiratet e Bashkuara dhe Pakistani – përbënin 33 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të gjithë armëve të eksportuara në të dy periudhat, 2005-2009 dhe 2010-14. Azia dhe Oqeania kryen afërsisht gjysmën e importeve më 2010-14, të djekura nga Lindja e Mesme, Europa, Amerikat, dhe Afrika. SIPRI identifikoi gjithashtu shtatë grupe me forca rebele si importues të armëve të rënda më 2010-14, por asnjëri prej tyre nuk e kalonte 0.02 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve të përgjithshme.
Afrika
Importi i shteteve të Afrikës u rrit me 45 për qind nga 2005-2009 në 2010-14. tre importuesit më të mëdhenj në Afrikë ishin Algjeria (30 për qind të importeve), Maroku (26 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}) dhe Sudani (6 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}). Shtetet në Afrikën sub-sahariane morën 42 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve nga shtetet afrikane. Sudani ishte importuesi më i madh dhe Uganda e dyta në rajon, me 15 dhe 14 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} respektivisht e totalit të rajonit.
Algjeria dhe Maroku
Në periudhat 2005-2009 dhe 2010-14 importet e Algjerisë u rritën me 3 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}; importi i rivalit të saj rajonal Marokut u rrit 11 herë. Më 2014, importet kryesore të Algjerisë përfshinin një helikopter transporti nga Italia, 40 sisteme mbrojtjeje ajrore nga Rusia dhe 50 armë zjarri nga Kina; ndërkohë Maroku mori një fregatë nga Franca. Algjeria, ndryshe nga Maroku, ka një radhë porosish të mëdha armësh. Këto përfshijnë porosi të bëra më 2014 për 2 nëndetëse dhe 42 helikopterë luftarakë nga Rusia dhe 926 APC nga Gjermania. Porosia e helikopterëve dhe APC duken se janë bërë pjesërisht lidhur me konfliktin e qeverisë me grupet rebale.
Nigeria dhe Kameruni në luftë me Boko Haram-in
Nigeria dhe Kameruni morën armë nga një numër furnizuesish për të përmbushur nevojat urgjente për armë në luftë kundër grupit militant islamist Boko Haram. Së bashku, më 2014, të dyja vendet porositën dhe morën helikopterë nga Kina dhe Rusia, dhe automjete të blinduara nga Kina, Republika Çeke, Afrika e Jugut dhe Ukraina. Kompanitë kanadeze kanë dërguar armë të blinduara për linjat e prodhimit të vendosura në Nigeri dhe Emiratet e Bashkuara.
Amerikat
Importi i armëve të rënda nga shtetet e Amerikave u rrit me 7 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 në 2010-2014. SHBA ishte importuesja më e madhe e armëve të rënda në periudhën 2010-14. Venezuela ishte importuesja e dytë më e madhe në Amerikat dhe më e madhja në Amerikën e Jugut. Brazili i ishte importuesi i tretë më i madh në Amerika dhe kishte bërë porositë më të shumta në gjithë Amerikën e Jugut.
SHBA
Pavarësisht faktit që numri më i madh u armëve të importuara nga SHBA përfshijnë dizajn vendas, SHBA ishte importuesi i tetë më i madh i armëve të rënda më 2010-14. Importi i armëve nga SHBA u rrit me 21 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 në 2010-14. Avionët zinin 44 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve të SHBA më 2010-14. Importet kryesore ishin 19 avionë transporti të prodhuar me licence nga Italia dhe SHBA, përfshi 252 avionë trajnimi me projekt zviceran, 223 helikopterë të lehtë gjermanë dhe 10 avionë patrullimi spanjollë.
Azia dhe Oqeania
Importi i armëve në Azi dhe Oqeani u rrit me 37 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 më 2010-14. Shtetet në rajon morën 48 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të të gjithë importeve më 2010-14, me një rritje 40 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009. Shtetet në Azinë Jugore morën 46 për qind të importeve të përgjithshme rajonale, Azia Verilindore 23 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, Azia Juglindore 1 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Dhjetë importuesit më të mëdhenj në Azi dhe Oqeani ishin: India, Kina, Pakistani, Australia, Koreja e Jugut dhe Singapori.
India
India ishte importuesi më i madh i armëve më 2010-14, me 15 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve globale. Nga 2005-2009, importet e saj u rritën 140 për qind. Më 2010-14, importet e Indisë ishin tre herë më të mëdha se ato të rivalëve rajonalë, Kina dhe Pakistani. Kjo dallon dukshëm nga periudha 2005-2009, kur importet e Indisë ishin 23 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} më pak se Kina dhe dy herë më pak se Pakistani. India deri tani ka dështuar në prodhimin e armëve të saj dhe kështu që mbetet e varur nga importet.
Më 2010-14 Rusia furnizoi 70 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve të Indisë, SHBA 12 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe Izraeli 7 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Importet e armëve nga SHBA janë një ndryshim nga e kaluara për Indinë. Para 2005-2009 ajo thuajse nuk ka marrë armë të rënda nga SHBA. Megjithatë, duket se importet nga SHBA kanë një kurbë në rritje. Më 2010-14 importi i armëve të rënda nga SHBA ishte 15 herë më i lartë se për periudhën 2005-2009 dhe përfshinin armë të përparuara si armë ajrore kundër nëndetëseve. Veç këtyre, India dhe SHBA ranë dakord për marrëveshje shtesë, përfshi 22 helikopterë lufte.
Kina
Pas përparimeve të shpejta në industrinë e armëve, Kina është më pak e varur nga importi i armëve, i cili u ul me 42 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 në 2010-14. Ulja ishte e tillë që nga importuesi kryesor më 2005-2009 – mbi 30 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} më shumë se vendi i dytë, India – dhe zbriti në vendin e tretë. Rusia është burimi i 61 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve të armëve të Kinës, e ndjekur nga Franca me 16 për qind dhe Ukraina me 13 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Nga Rusia dhe Franca mori më shumë helikopterë, me markën franceze të prodhuar në Kinë. Gjatë viteve, Kina ka pasur vështirësi në projektimin dhe prodhimin e motorëve të efektshëm për automjete transporti dhe luftarake. Ajo vazhdoi të importojë numra të shumtë motorësh nga Rusia dhe Ukraina më 2010-14 për avionë të prodhimit kinez dhe anije prë marinën. Kina prodhoi motorë avionësh lufte, anijesh dhe automjetesh të blinduar, me projekt britanik-francez-dhe gjerman, sipas një marrëveshje të vjetër prej dekadash.
Australia
Importi i armëve të rënda për Australinë u rrit me 65 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 më 2010-14, duke e bërë vendin e gjashtë më të madh importues në botë. SHBA mbuloi 68 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve të Australisë dhe Spanja 19 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Australia po modernizon ushtrinë e saj, por importoi dhe armë që rrisin në mënyrë domethënëse aftësinë e saj për gjuajtje në distancë të largët. Mes armë të importuara më 2010-14 ishin pesë avionë furnizues dhe dy anijet luftarake amfibë nga Spanja, së bashku me 2 avionë të mëdhenj transporti dhe avionë paralajmërues (AEW) nga SHBA. Australia importoi dhe 26 avionë luftarakë nga SHBA, ndërsa ka porositur dhe 82 të tjerë, së bashku me 8 avionë lufte kundër nëndetëseve nga SHBA dhe 4 destrojerë Hobart nga Spanja.
Europa
Importet e shteteve evropiane ranë me 36 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 në 2010-2014. Britani e Madhe ishte importuesja më e madhe e armëve të rënda në Europë (me 14 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve), e ndjekur nga Azerbajxhani (me 13 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}).
Britania e Madhe
Importi i armëve nga Britania është shembull që tregojnë sa të rëndësishme janë importet për operacionet ushtarake në disa rajone në botë, në të cilat janë përfshirë vendet evropiane. Për shembull, më 2014 Britania vuri në veprim për herë të parë avionët inteligjentë RC-135, të importuar nga SHBA më 2013, në operacione kundër Shtetit Islamik, dhe porositi në SHBA 20 raketa kruiz që lëshohen nga nëndetëset për të zëvendësuar raketat e prodhuara në aksionet e fundit ushtarake.
Azerbajxhani, Armenia dhe Nagorno-Karabaku
Azerbajxhani – i cili ka një mosmarrëveshje territoriale me Armeninë për rajonin e Nagorni-Karabakut ku u rritën tensionet më 2014 – e rriti importin e armëve me 249 për qind nga 2005-2009 në 2010-14. Rusia përbënte 85 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të importeve të Azerbajxhanit. Importet e Armenisë ishin vetëm 4 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e importeve të Azerbajxhanit. Forcat e armatosura të Nagorni-Karabakut janë substanciale, por mbetet e paqartë nga kur dhe nga i kanë marrë armët. Megjithatë, gjasat janë të shumta që një pjesë të armëve ua ka dhënë Armenia.
Reagimi europian ndaj Rusisë
Politika e Jashtme e Rusisë dhe rindërtimi i ushtrisë ruse janë vëzhguar me vëmendje nga shtetet evropiane. Megjithatë, Megjithatë, këto zhvillime kanë pasur pak ndikim në prokurimin e armëve më 2014. Disa vende kufitare me Rusinë importuan ose porositën pajisje të reja më 2014 për të forcuar mbrojtjen e tyre. Polonia i importoi shumicën e 119 tankeve të saj nga Gjermania, dhe porositi 40 raketa kruiz në SHBA dhe 120 armë vetëlëvizëse nga Koreja e Jugut; Estonia porositi 44 automjete të blinduara të blinduara në Britani.
Lindja e Mesme
Armët e importuara nga shtetet në Lindjen e Mesme u rritën me 25 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} nga 2005-2009 në 2010-14. Gjatë 2010-14, 23 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e armëve që u transferuan në rajon shkuan për Arabinë Saudite, 20 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për Emiratet e Bashkuara dhe 16 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për Turqinë. SHBA zë 47 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të armëve të dërguara në rajon, Rusia 12 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe Britania 10 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Një radhë vendesh në rajon investojnë shumë në sistemet e mbrojtjes nga raketat balistike dhe sistemin e mbrojtjes ajrore.
Arabia Saudite dhe Katari
Më 2010-14, Arabia Saudite u bë importuesi i dytë më i madh në botë, duke marrë katër herë më shumë armë të rënda sesa më 2005-2009. Importet kryesore më 2010-14 përfshinin 45 avionë nga Britania, 4 avionë furnizues nga Spanja dhe mbi 600 automjete të blinduara nga Kanadaja. Arabia Saudite ka një listë të gjatë me porosi për armë të rënda, përfshi 27 avionë luftarakë të tjerë në Britani, 154 avionë luftarakë nga SHBA dhe një numër të madh armësh të blinduara nga Kanadaja.
Më 2010-14, Katari ishte importuesi i 46° më i madh në botë. Megjithatë, planet e tij për rritjen e forcave të armatosura të tij janë shpejtuar. Porosia më 2013 për 62 tanke dhe 24 armë vetëlëvizëse nga Gjermania u pasuan më 2014 me një numër kontratash të tjera, përfshi 24 helikopterë luftarakë dhe 3 avionë AEW nga SHBA, dhe dy avionë furnizimi nga Spanja.
Eksportet e armëve në vende me konflikt të brendshëm
Si reagim ndaj grushtit ushtarak të shtetit egjiptian më 2013, SHBA e kishte frenuar eksportin e armëve në Egjipt. Megjithatë, më 2014, SHBA rifilloi furnizimin me armë të rënda. Dërgesa më domethënëse ishin 10 helikopterë lufte, të cilët u konsideruan një mbështetje me rëndësi për ushtrinë e Egjiptit në fushatën kundër rebelëve në Sinai. Më 2014, importi i armëve të rënda nga Siria duket se pësuar rënie të madhe. Dërgimi i avionëve luftarakë MiG-29 dhe Yak-130 të porositur në Rusi u shty përsëri.
Nga 2003 më 2013, Iraku importoi masa të mëdha armësh të rënda më pak të avancuara nga disa vende, përfshi 10000 automjete të blinduar nga SHBA. Pavarësisht armëve të shumta, forcat e ISIS i mundën forcat e qeverisë irakiane në disa raste më 2014 dhe shtinë dorë armë irakiane. Si reagim kundër përparimeve të ISIS më 2014, shumë vende dërguan ndihmë emergjence, përfshi një numër të madh armësh të përdorura, si 250 transportues personeli të blinduar nga SHBA, 18 topa të rëndë nga Bullgaria, 500 raketa të programuara kundërtank nga Gjermania dhe 7 avionë luftarakë nga Irani. Rusia gjithashtu dërgoi një numër armësh në Irak, përfshi 15 nga 43 helikopterë luftarakë gjatë periudhës 2013-14 dhe 5 avionë luftarakë më 2014.