Një sistem i ri për mbrojtjen e fëmijëve të trafikuar tregon që ka një rritje alarmante të numrit të fëmijëve shqiptarë skllevër që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëse kjo prirje – e theksuar në Ditën Kundër Skllavërisë – do të vazhdonte, shqiptarët do të tejkalonin fëmijët vietnamezë si grupi i minoreneve më të shfrytëzuar në Britani.
Sipas shifrave të shoqatës bamirëse për fëmijë Barnardo – sugjeron se një numër fëmijësh në rritje nga ish-shteti komunist mbërrijnë në Britani, shpesh vullnetarisht, dhe përfundojnë të shfrytëzuar.
“Gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të fëmijëve të trafikuar nga Shqipëria, të cilët ne i ndihmojmë në të gjitha qendrat tona,” tha Javed Khan, drejtori i Barnado-s. Ai tha se disa përdoreshin në punë me detyrim, shpesh në fushën e ndërtimit, por shumica përdoreshin për veprimtari kriminale.
“Ne besojmë që ata janë trafikuar brenda vendit pasi kanë arritur këtu,” tha Khan. “E dimë që kanë përjetuar traumë.”
Home Office (Ministria e Brendshme) vlerëson se 13 000 njerëz mendohet që jenë viktimat të skllavërisë në Britani. Megjithatë, numri i vërtetë i fëmijëve të shfrytëzuar ka mundësi të jetë më lartë, sugjeron Khan. “E dimë që vlerësimi i tanishëm i numrit të fëmijëve të trafikuar në Britani vetëm maja e ajsbergut,” tha ai. “Për shkak të natyrës së fshehtë të trafikut dhe luhatjeve në mbledhjen e të dhënave nga të gjitha agjencitë, është e vështirë të vlerësosh në mënyrë shteruese numrin e fëmijëve të trafikuar në Britani. Por ne e dimë që shumë profesionistë në vijë të parë të frontit nuk janë të vetëdijshëm për shenjat e trafikimit.”
Një vlerësim i brendshëm i skemës mbrojtëse, i pilotuar në tre rajone në Britani, sugjeron që fëmijët shqiptarë përbëjnë një të kartën e gjithë fëmijëve të trafikuar që trajtohen nga shërbimi i ri. Ata vijnë pas fëmijëve vietnamezë – të detyruar të punojnë në ferma kanabisi – të cilët përbëjnë më shumë se 30 për qind të 160 rasteve që ka parë Barnardo deri tani.
Pesë vjet më parë fëmijët shqiptarë nuk njiheshin si grup i rrezikuar i veçantë në Britani. Shumica e fëmijëve që punonin si skllevër në Britani vinin nga Vietnami (31{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}), rumania (16{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}), Maroku (16{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}) dh Nigeria (13{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}).
Barnardo vlerëson se vetëm një e treta e fëmijëve që ka ndihmuar janë trafikuar për shfrytëzim seksual, ndërsa dy të pestat përdoreshin për punët të detyruar. Thuajse vetëm një në 10 detyrohej të shërbente në shtëpi, ndërsa 5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} detyroheshin të lypnin ose kryenin krime të vogla. Në dy vitet e fundit policia ka kapur shifra të larta shqiptarësh që vijnë me maune në Britani. Fokusimi i ri te Britania tregon që trafikantët mund të kenë ndryshuar taktikat e tyre.
Një raport i Protection Project më 2010 deklaronte se: “Më 2007, Greqia konsiderohej si destinacioni kryesor për viktimat e trafikuara transportuara prej Shqipërisë ose përmes saj.”
Trafikantët përdorin më pari rrugë tokësore dhe dokumente fals për të kaluar viktimat në kufi. Pengmarrja dhe mashtrimi i grave dhe vajzave të reja për shfrytëzim seksual komercial mbetet metoda kryesore e “rekrutimit e përdorur nga trafikantët. Pasi transportohen në shtetin e përcaktuar, ato detyrohen të prostituojnë dhe dhunohen në mënyrë brutale.