Editorial
Orange County Register
Qeveria federale mblodhi 2.9 trilionë dollarë nga taksat gjatë 11 muajve të parë të vitit fiskal (deri në fund të gushtit), një shifër rekord, rreth 7.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Duke përdorur të dhënat e Zyrës së Statistikave së Punës të SHBA, CNS News llogariti se kjo përkthehet afërisht 19 346 dollarë për çdo banorë të vendit që kishte punë me kohë të plotë ose të pjesshme. Megjithatë, edhe këto të ardhura rekord nuk ia dolën të përmbushin urinë e shpenzimeve të qeverisë, e cila arriti 3.4 trilionë gjatë kësaj periudhe, duke krijuar një deficit 530 miliardë dollarë.
Dhe kjo për më pak se një vit. Borxhi i përgjithshëm i brendshëm i ka kaluar 13 trilionë, ku nuk janë përfshirë më shumë se 5 trilionë dollarë në borxh brenda qeverisë, si, bie fjala, garancia e Thesarit e vendosur te Social Security Trust Fund. Sipas Cato Institute, borxhi i brendshëm është afërisht 107 000 dollarë për çdo familje amerikane.
Qëndrimi publik ndaj borxhit ka degraduar në mënyrë të konsiderueshme që nga ditët e para të krijimit të shtetit tonë, vëren Cato, kur udhëheqësit politikë dhe publikë “e lidhnin borxhin publik me korrupsionin dhe erozionin ndaj lirisë.” Presidenti Andrew Jackson, për shembull, premtoi në fjalimin e tij të inaugurimit të parë “zhdukjen e borxhit kombëtar, zgjatja e panevojshme e të cilit është e papërshtatshme me pavarësinë.” Dhe ai e mbajti premtimin e tij, “duke bërë periudhën 1935-37 e vetmja periudhë në historinë tonë kur qeveria federale nuk ka pasur borxh.”
Borxhi kombëtar shpërtheu realisht në vitet 1930, dhe liderët politikë që atëherë nuk kanë pasur kurajë ta luftojnë. Siç vë në dukje raporti i Cato, borxhi qeveritar dhe taksat ulin rritjen ekonomike, ngarkojnë me një barrë të padrejtë brezat e ardhshëm, tejkalon kursimet private dhe investimet dhe e shfytyron ekonominë duke financuar programe subvencionesh dhe ndihem sociale që zvogëlojnë iniciativën për të gjetur punë dhe inkurajojnë mbiprodhimin e mallrave dhe shërbimeve në industritë me lidhje politike.
Nëse nuk ri-instalojmë te liderët politikë etikën e disiplinës fiskale dhe lirinë prej borxhit që zotëronin Thomas Jefferson dhe Andrew Jackson, ne do të humbasim ngjashmërinë me shtetin e fortë dhe të pavarur që ishim dikur do të përfundojmë si Greqia, në rënie të thellë ekonomike duke iu lutur me përulësi kreditorëve tanë.