Duket se të luash me Bashkimin Europian po bëhet e pëlqyer mes liderëve të botës së tretë.
Në një intervistë të përbashkët me ministrin e jashtëm (ish-kryeministër) të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri shqiptar Rama tha se “bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës është i paevitueshëm dhe i padiskutueshëm,” çështja e vetme është se si do të bëhet.
“Do të ndodhë në kontekstin e BE, si një proces natyral i kuptueshëm nga të gjithë, apo do të ndodhë si reagim ndaj verbërisë apo dembelizmit të BE,” u habit Rama.
Ky meditim u bë në kontekstin e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Nëse BE do të vazhdojë të refuzojë zgjatjen e regjimit pa viza për kosovarët, nënkuptoi Rama, në Ballkan mund të rivendosen kufijtë përsëri.
Publiku skeptik evropian mund t’i hedhë tutje kërcënimet si retorikë boshe, por ka një grup shtetarësh në pritje në burgjet e Hagës, projekti i të cilëve për Serbinë e Madhe dikur u konsiderua retorikë pa vlerë (shikoni si rezultoi).
Kjo nuk do të thotë se paranoja e tepruar është mënyra më produktive për zgjidhjen e lojërave të tjera në të ardhmen për vendosjen e kufijve.
Por kujtimit të histerisë nacionaliste dhe ultimatumeve agresive duhet t’i kushtohet vëmendje e kujdesshme për të parë sa i besueshëm është kërcënimi i kryeministrit shqiptar.
Shteti i “Shqipërisë së madhe”
Ekzistenca e një problemi është e dukshme: një sondazh i Gallup-it i kryer ndërmjet shqiptarëve në 2010 zbuloi që 62 për qind e tyre në Shqipëri, 81 për qind në Kosovë dhe 52 për qind në Maqedoni përkrahnin krijimin e shtetit të “Shqipërisë së Madhe”.
Një pohim prej kavalieri për atë që sugjerojnë këto shifra është krejtësisht papërgjegjshmëri. Por, për të kuptuar ekspansionizmin shqiptar duhet, mendoj unë, të shkojmë përtej raportimit serioz në një informim për sigurinë.
Është e rëndësishme të përfytyrohet kontrasti i madh mes pompozitetit të idesë së Shqipërisë së Madhe – një shtet etnik që përfshin Shqipërinë, Kosovën, pjesë të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë – dhe realitetit të jetës brenda kufijve mitikë të Shqipërisë së Madhe.
Kontrasti nuk është askund tjetër më i dukshëm se në Tiranë.
Duke kujtuar nga një vizitë në Shqipëri disa vite më parë; autostrada e re që më çoi nga kufiri verior i vendit në kryeqytet ishte mbushur me bunkerë, monumente betoni të çmendurisë totalitare që i ndërtoi.
Disa blloqe pallatesh brenda qendrës së Tiranës shfaqin pamjen e zakonshme – godina të larta me fasada të ndriçuara zbehtë, një shesh i madh me monumentin e heroit kombëtar dhe një hotel Sheraton.
Megjithatë, po të ecësh pak më tutje në rrugë do të shikoni trafikun kaotik, arkitekturën e shkatërruar, dhe varfërinë e lagjeve të rrënuara.
Kjo tullumbace në brendi të qytetit, që mbron rendin dhe fuqinë fals nga realiteti, në të cilin s’ekziston asnjëra, të kujton bulevardet e paradave kolosale në Bukuresht dhe ish-Berlinin Lindor – fasada madhështore për të fshehur varfërinë, keqqeverisjen dhe korrupsionin.
Për mua, në masë të besueshme, ëndrra e Shqipërisë së Madhe është një shtresë tjetër e kësaj fasade.
Që frymëzimi i ekspansionizmit agresiv është një antidot i dobishëm për pakënaqësitë e brendshme, ky është një fakt i trishtueshëm i historisë.
E kemi parë, jo shumë kohë më parë, në këtë rajon, me thirrjet për një Serbi të Madhe të pastër etnikisht që u bënë gjatë një procesi të dështuar të tranzicionit demokratik dhe një krize të madhe ekonomike.
Të njëjtën gjë e shikojmë sot në Rusi, regjimi i së cilës është kthyer më shumë drejt etno-imperializmit, të paktën pjesërisht, i motivuar nga brengat e artikuluara gjatë protestave anti-Putin më 2011.
Siç do të thoshte Walter Benjamin, “pas çdo fashizmi, qëndron një revolucion i dështuar.”
Në Shqipëri, rënia e diktaturës totalitare më 1991 dhe anarkia në vitet që pasuan çuan në proces tanzicioni që prodhoi rezultate të njëjta si në gjithë Europën juglindore – institucione të brishta, rritje të krimit, korrupsion galopant, qeveri jo liberale, dhe zgjedhje elektorale false.
Ndërkohë, qytetari mesatar shqiptar jeton me më pak se 400 euro në muaj.
Në Kosovë, euforia pas pavarësisë, megjithëse ende e fortë, por përballet me një sfidë të fuqishme – realitetin e një shteti jo funksional, me një të tretën e popullsisë dhe gjysmën e rinisë pa punë, dhe me tre nga dhjetë kosovarë që jetojnë në varfëri.
Janë pikërisht këto kushte që ideja e Shqipërisë së Madhe hyn në gjakun e popullsie të zhveshur nga iluzionet. Ndërsa pakënaqësia rritet, elitat politike pritet të mbështeten te ky vrull i ri në rritje.
Prandaj kritika e Ramës për “verbërinë ose dembelizmin e BE” nuk është vetëm një përpjekje për të shantazhuar BE (“nëse nuk i hiqni vizat Kosovës, ne do ta zhytim rajonin në një valë tjetër tensionesh etnike”).
Kjo është gjithashtu një reagim në panik nga sfidat në rritje për legjitimimin e narrativave të liderëve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë, e manifestuar nga vala e emigrimit masiv nga Shqipëria dhe Kosova.
Eksodi
Gjatë 25 vjetëve të fundit një e katërta e popullsisë së Shqipërisë ka emigruar.
Që nga gushti 2014, të paktën 100000 mijë kosovarë kanë emigruar në Europë – 7 për qind e popullsisë së rritur, në më pak se një vit.
Kjo të kujton pohimin e Milton Friedman-it se emigrimi është votim me këmbë – në këtë rast, partia hipotetike e emigrimit kosovar do të ishte partia e tretë e rëndësishme, dhe partia më rritjen më të shpejtë në Kosovë.
Nëse dëshira e Ramës dhe Thaçit do të realizohej dhe kufijtë e BE do të hapeshin plotësisht, mund të merret me mend hapësira bosh që do të ngelet në territorin e Shqipërisë së madhe.
Eksodi që do të ndodhë di të jetë një akt vote mosbesimi për shoqëritë që nuk ngjallin optimizëm dhe elitat politike që nuk ofrojnë zgjidhje.
Rrahja e daulleve të luftës nuk do të sjellë asnjë të mirë dhe do të shkaktojë shumë dëme – sa më shpejt Rama e Thaçi ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë për të gjithë.