Disa njerëz bëhen aq të varur nga drejtimi i gishtit tek tjetri për gjithë të këqijat që ndodhin sa vlerësimi i vetes bëhet sinonim me fajësimin e tjetrit. Në këtë pikë është e pamundur të mos bësh gabime të tjetrit madje në shkallë shumë më të madhe. Kjo gjë po ndodh me kryeministrin Edi Rama i cili nuk lë rast, sidomos kur flet për çështje të ekonomisë, pa fajësuar ish-kryeminsitrin Berisha. Dendur e qesëndis atë për deklaratat e dikurshme se Shqipëria është e dyta pas Gjermanisë (në të vërtetë ish-kryeministri Berisha është ndoshta shqiptari më i dalluar për hiperbolizime qesharake që kërkojnë një guxim të çuditshëm).
Kryeministri Rama tha në programin Shqip në Top Channel të hënën, se në vitin 2013 në Shqipëri kishte 956 mijë e 707 të punësuar ndërsa në vitin 2014 kishte 1 milion e 39 mijë e 336 të punësuar. Sipas tij në vitin 2014 në vend kishte rreth 92 mijë të punësuar më shumë. Kryeministri po përpiqej të rrëzonte kritikat e deputetit Ben Blushi për varfërinë dhe papunësinë e madhe në vend. Duke hyrë në këtë luftë shifrash për të vërtetuar diçka të pavërteueshme kryeministri Rama “vërtetoi” gabimisht se Shqipëria është para Amerikës, Japonisë, Gjermanisë dhe shumëkujt tjetër.
Rritja ekonomike në Shqipëri për vitin që shkoi raportohet se ishte 1,89{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Vendet e reja të punës ishin më shumë 92 mijë ose rreth 9,6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e totalit të të punësuarve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin që kaloi rritja ekonomike ishte 2,2 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, pra pak me lartë se sa ajo në Shqipëri. Numri i vendeve të reja të punës të krijuara në SHBA vitin që kaloi ishte rreth 2,7 milionë. Numri i plotë i amerikanëve të zënë me punë është 148,3 milionë. Pra në ShBA, me një rritje ekonomike më të madhe, numri i vendeve të reja të punës është sa 1,6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e totalit të të punësuarve. Duket qartë se ekonomia e kryeministrit nuk është më e dyta pas Gjermanisë, por e para para SHBA-së. Shqipëria, për rritje ekonomike të ngjashme (pak mëmë të ulët), prodhojmë rreth 8 herë më shumë vende pune (9,6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}/1,6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}).
SHBA ka ekonominë më të diversifikuar të botës, ekonominë më dinamike dhe me fondamentet më të forta në botë, ndaj le të shohim edhe disa vende të tjera.
Një ish-republikë komuniste, me vështirësi ekonomike të ngjashme me ne, Armenia, kishte vitin që shkoi një rritje ekonomike prej 3,5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} (pra shumë mirë se sa ne). Numri i vendeve të reja të punës ishte 24 mijë kur numri total i njerëzve të zënë me punë është 1,47 milion. Pra në Armeninë me rritje ekonomike prej 3,5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} kemi vende të reja pune sa 1,5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e numrit total të të punësuarve. Edhe Armenisë ekonomia jonë ia kalon rëndshëm. Ne krijojmë vende pune gati 8 herë më shumë (megjithëse me rritje ekonomike shumë më të ulët.)
Rritja ekonomike në Australi një vend shumë i zhvilluar dhe i paprekur nga kriza ishte 2,5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} vitin që kaloi. Sipas të dhënave zyrtare, vitin që kaloi ekonomia e Australisë prodhoi rritjen më të madhe të vendeve të punës në tre dekadat e fundit, rreth 650 mijë. Numri total i të punësuarve në Australi në 2014 ishte rreth 11 milionë. Pra vendet e reja të punës ishin sa 5,7{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} përqind e totalit të të punësuarve. Shqipëria megjithëse ka një rritje më të vogël se sa Australia sërish është shumë para saj. Japonia për vitin që kaloi pati rritje ekonomike prej 1,6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, pra pak më të vogël se sa e jona. Vendet e reja të punës kapën shifrën e 390 mijëve teksa totali i të punësuarve është 63,2 milionë. Japonia çeli vitin që shkoi vende pune sa 0,61 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e totalit të numrit të të punësuarve. Pra shumë, shumë më pak se sa Shqipëria.
Le të shohim një vend në zhvillim si India. Rritja ekonomike për vitin 2014 ishte 2,1{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Pra pak më e madhe se sa e Shqipërisë. Vendet e reja të punës kapën shifrën e 7 milionëve. Totali i të punësuarve në vend arrin në mbi 490 milionë. Pra në Indi vendet e reja të punës janë afërsisht sa 0,6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e totalit të punësuarve.
Zgjodhëm në këtë krahasim vende të zhvilluara, vende në zhvillim, vende me strukturë ekonomike të konsoliduar dhe vende me strukturë ekonomike të paqëndrueshme për ta bërë më përfaqësuese panoramën. Këdo vend të botës të merrnim, sërish nuk do të gjenim askënd që ti afrohej ritmit të llahtarshëm të krijimit të vendeve të punës në Shqipërinë që rritet ekonomikisht më pak se sa 2{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Kryeminstri Edi Rama, por edhe disa ministra që përsërisin budallallëqe të tilla duhet të dinë se ekonomia është shkencë, ka ligjësi dhe nuk mund të krijohen vende pune në përmasa të tilla kur rritja ekonomike është 1,89{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Profesor Arthur Okun, një ekonomist me famë i universitetit Yale, që në vitet 60-të i ka dhënë përgjigje kësaj çështjeje. Sipas tij (sot njihet si ligji Okun), ka një raport përpjestimor mes rritjes ekonomike dhe vendeve të punës. Çdo rënie me 1 pikë përqindjeje e nivelit të papunësisë vjen vetëm pasi rritja ekonomike kalon me 2 pikë përqindjeje potencialin e saj të prodhimit të brendshmë bruto. Pa hyrë shumë në detaje të këtyre koncepteve po themi se potenciali i PPB-së (prodhimit të brendshëm bruto) është niveli më i lartë i prodhimit që mund të ruhet për një kohë të gjatë. Ekzistenca e një kufiri është pasojë e rrethanave institucionale dhe natyrale. Në qoftë se PPB rritet dhe qëndron mbi produktin potencial atëherë inflacioni priret të rritet teksa kërkesa për faktorët e prodhimit tejkalon ofertën.
Këto ndoshta janë çështje të ngatërruara për kryeministrin, por ai duhet të ketë kujdes që të mos i përdorë statistikat në mënyrën që i dehuri përdor shtyllat elektrike: për tu mbështetur e jo për tu ndriçuar. Ai ka përgjegjësi pasi qeveris 3 milionë njerëz që mund të kenë 3 milionë shqetësime. Askush nuk do një kryeministër që arritje të tijën ka faktin që e shpalli Shqipërinë të parën në botë para SHBA-së, Japonisë, Australisë dhe gjithkujt që gjendet mbi rruzull. Pas kësaj edhe ironizimi se Berisha e quajti Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë është shumë kot.