Bordi Editorial
New York Times
Mundësitë ishin 10 milionë në një, tha prokuroria, që flokët e gjetura në vendin e ngjarjes të vrasjes së vitit 1978 në Uashington, të mos ishin taksistit të vrarë, Santae Tribble. Bazuar në këtë evidencë të fortë, e nxjerrë nga dëshmia e një analisti të FBI, zoti Trible, 17 vjeç atë kohë, u dënua me 20 vjet burg për këtë vrasje.
Por fijet e flokut nuk i përkisnin zotit Tribble. Ca prej tyre nuk ishin as njerëzore. Më 2012, një gjykatës i hodhi poshtë akuzat kundër tij kur analiza e ADN tregoi që midis fijeve të flokut të gjetura dhe ato të të dënuarit nuk kishte asnjë lidhje, dhe një fije i përkiste një qeni.
Rasti i zotit Tribble – së bashku me dy persona të tjera që vuajtën dekada në burg bazuar në analizën e fijeve të flokut – e shtyu FBI të rishikonte 2500 raste ku dënimi ishte dhënë bazuar në analizat e flokëve në laboratorin e saj.
Rezultate paraprake të rishikimit, të cilat u raportuan javën e shkuar nga The Washington Post, janë mahnitëse: nga 268 raste kriminale në gjithë vendin, në periudhën 1985-1999, analistët “elitë” të FBI për analizat forsenike të flokëve dëshmuan gabim, në favor të prokurorisë, në 257 raste, ose 96 për qind të rasteve. Në këto çështje 32 persona ishin dënuar me vdekje, 14 janë ekzekutuar ose kanë vdekur në burg.
FBI vazhdon rivlerësimin e çështjeve të tjera nga periudha para ADN-së. Departamenti i Drejtësisë po punon me Projektin e Pafajësisë dhe Shoqatën Kombëtare të Avokatëve Penalë për të informuar të dënuarit në këto raste, të cilët mund të kenë mundësi të kërkojnë rigjykimin e çështjes së tyre. megjithatë, ajo nuk mund të trajtojnë mijëra rastet e tjera dëshmia potencialisht e gabuar është dhënë nga 500 deri në 1000 analistët lokalë të trajnuar nga FBI. Peter Neufeld, bashkëthemelues i Projektit të Pafajësisë, me të drejtë e quajti “katastrofë e vërtetë”.
Agjencitë e zbatimit të ligjit e kanë ditur prej kohësh vlerën e dyshimtë të analizës së flokëve. Një raport më 2009 i Këshillit Kombëtar Kërkimor nuk kishte gjetur “mbështetje shkencore” dhe “standard uniform” për metodat e përdorura për identifikimin pozitiv të të dyshuarit. E shumta, analiza e flokëve mund ta përjashtojë një të dyshuar, ose mund të identifikojë një klasë njerëzish me karakteristika të njëjta.
Megjithatë, derisa analiza e ADN mori përdorim të gjerë në vitet 1990, analiza e flokëve është përdorur si dëshmi me besueshmëri thuajse të sigurt për ngjashmërinë e flokëve të gjetur në vendin e ngjarjes me ato të marra nga i akuzuari. FBI nuk ishte as norma të shkruara sesi duhet të dëshmonin analistët në lidhje me zbulimet e tyre, deri më 2012.
Me sa tregojnë rezultatet e rivlerësimit të ri, ekzistojnë shumë vendime gjyqi të gabuara që presin të zbulohen. Vetëm në qarkun e Columbia-s, tre nga shtatë të dënuarit bazuar në analiza të gabuara janë shfajësuar. Kjo nuk duhet të na habisë, ngaqë është e vështirë për juritë të zhvlerësojnë dëshminë e ekspertëve të FBI me shumë vite eksperiencë.
Vështirësia tani është te identifikimi dhe trajtimi shpejt e plotësisht i rasteve të mbetura. Shumica e dënimeve janë të vjetër me dekada; dëshmitarët, kujtimet, madhe dhe evidenca, mund të jenë zhdukur.
Gjykata e kanë bërë problemin më keq, duke zgjedhur të ndjekin shkencën literalisht, kanë lejuar gjithfarë lloj dëshmish, të cilat e kanë pasur të shkuar në ballë diletantizmin. Nga 329 rastet e shfajësuara bazuar në ADN, më shumë se një e katërta e tyre ishin dënime bazuar në analiza flokësh, balistike, gjurmë rrotash makine, dhe shenja kafshimi – të dëshmuara nga të ashtuquajturit ekspertë.
Ndërsa FBI më në fund po e trajton këtë fiasko me seriozitetin që meriton, kjo ofron shumë pak ngushëllim për gratë dhe burrat që kanë kaluar vite pas hekura bazuar në shkencë diletante.