Ballkani vazhdon të mbetet një zonë e pastabilizuar në Europë. Megjithëse siguria në rajon është përmirësuar që nga 1990, ndarjet sektare mbeten dhe janë përkeqësuar më tej nga ekonomitë e dobëta, papunësia e lartë, epidemia e korrupsionit politik. Moska i ka shfrytëzuar këto tensione për të përhapur një axhendë ruse me qëllim që t’i mbaje vendet e këtij rajoni jashtë komunitetit transantlantik. SHBA duhet të qëndrojë e angazhaur në Ballkan, e përkushtuar për sigurinë e rajonit, dhe të punojë me aleatët europianë, veçanërisht Gjermaninë, për përparimin e axhendës transatlantike.
Serbia: Mbështetësja e Rusisë në rajon
Rusia dhe Serbia janë vende ortodokse, dhe Rusia ka ndikim politik të madh në Serbi. Serbia ka shërbyer si baza e Rusisë në Ballkan gjithmonë. Moska e mbështeti Serbinë në kundështimin e pavarësisë së Kosovës më 2008 dhe vazhdon ta përdorë pavarësinë e Kosovës për të justifikuar aksionet e saj në Krime, Osetinë e Jugut dhe Abkahzi.
Vitin e kaluar, Serbia dhe Rusia firmosën një marrëveshje partneriteti strategjik në çështjet ekonomike. Investimet e Rusisë janë të përqëndruara në sektorët e transportit dhe energjisë. Vendimi i fundit i Rusisë për të anulluar projektin e gazit South Stream ishte një goditje e fortë për Serbinë dhe do t’i kushtojë asaj miliarda euro investim dhe mijëra vende pune. Nga vendet jashtë Komunuelthit të Shteteve të Pavarura, Serbia është i vetmi shtet në Europë që ka marrëveshje tregëtie të lirë me Rusinë. Edhe me ndikimin negativ të anullimit të South Stream-it, gjasat janë që Serbia do të vazhdojë ta konsiderojë Rusinë si aleatin e saj më të ngushtë.
Marrëdhënia ushtarake ruso-serbe është e ngushtë gjithashtu. Rusia firmosi një marrëveshje me Serbinë që lejon ushtarët rusë të vendosen në aeropotin e Nishit, i cili është përdorur nga Serbia për të trazuar punët në veri të Kosovës. Serbia ka statusin e vëzhguesit në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive – kundërpërgjigja e Rusisë për Nato-n. Serbia dhe Rusia kanë firmosur gjithashtu një marrëveshje ushtarake 15-vjeçare që përfshin shkëmbimin e informacionit, oficerëve ushtarakë dhe stërvitje të përbashkëta. Sjellja e Rusisë ndaj Ukrainës nuk e ka ndryshuar qëndrimin e Serbisë ndaj Moskës në lidhje me operacionet ushtarake. Gjatë një vizite zyrtare të Putinit në Serbi në tetor 2014, për nder të tij u organizua parada ushtarake më e madhe që nga koha e Jugosllavisë. Në nëntor 2014, Rusia dhe Serbia zhvilluan stërvitje ushtarake të përbashkët në afërsi të Beogradit.
Bosnja dhe Hercegovina: Përça e Sundo
Bosnja dhe Hercegovina është në rrugën e bashkimit me komunitetin transatlantik, por ka shumë rrugë përpara. Ajo negocioi për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, por nuk ka hyrë në fuqi për shkak të mos bërjes së disa reformave ekonomike të rëndësishme. Në 2010, Nato i ofroi Bosnjës një Planveprim për Anëtarësim, por progresi në anëtarësim të plotë është frenuar për shkak se pasuria e patundshme ushtarake nuk është ende nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes. Moska e di që mënyra më e thjeshtë për ta frenuar Bosnjën nga integrimi në komunitetin transatlantik është shfrytëzimi i ndarjeve të brendshme etnike dhe fetare mes serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve.
Rusia është veçanërisht aktive në rajonin me etni serbe, Republika Sërpska. Lideri i saj, Milorad Dodik, ka qenë prej kohësh përkrahës i pavarësisë së Republikës Sërpska dhe ka gëzuar marrëdhënie të ngushtë me Kremlinin. Ngjarjet e fundit në Ukrainë, sidomos aneksimi i krimesë, kanë frymëzuar më shumë retorikë separatiste në Republikën Spërska.
Në shumë drejtime, marëdhënia e Rusisë me Republikën Sërpska duket si një marrëdhënie me një shtet sovran dhe jo me një rajon gjysëm autonom brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Kur Putini vizitoi Serbinë në tetor, Milorad Dodik u trajtua si kryetar shteti dhe u ftua në Beograd të takohej me të. Rusia ka futur gjithashtu në dyshim operacionin europian paqeruajtës. Rusia, e cila ka fuinë e vetos në Këshillin e Sigurimit në OKB, abstenoi së fundi për shtyrjen e misionit paqeruajtës në Bosnjë. Kjo ishte hera e parë në 14 vjet që Rusia nuk votoi pro rezolutës. Rusia gjithashtu kërkoi që të hiqej nga rezoluta një fjali që përmendte ‘perspektivën euroatlantike të Bosnjë-Hercegovinës”.
Mali i Zi: Një shembull ekuilibri
Rusia dhe Mali i Zi kanë pasur marrëdhënie të ngushta për tre shekuj. Sot, Mali i Zi ecën me kujdes për të mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë ndërkohë që forcon lidhjet me Perëndimin. Mali i Zi ka ia ka dalë me sukses ta mbajë vendin të fokusuar në integrimin në komunitetin transatlantik, por ka shenja që publiku po e humbet durimin me Perëndimin për shkak të vonesës së gjatë për anëtarësimin në Nato dhe BE.
Pasi Rusia aneksoi krimenë, qeveria malazeze mbështeti sanksionet europiane kundër Moskës e madje zbatoi dhe sanksionet e saj. Megjithatë, kur Nato nuk e ftoi Malin e Zi t’i bashkohej aleancës në samitin e Uelklsit në shtator 2014, disa zyrtarë të lartë malazezë, përfshi kryeministrin, e vunë në dyshim çështjen e sanksioneve. Rusia ka ndikim ekonomik të madh në Mal të Zi, dhe është investitori i huaj më i madh. Një e treta e gjithë sipërmarrjeve janë në pronësi të rusëve. Rusia është përpjekur të futet dhe në sferën e sigurisë. Për shkak të paqartësisë në lidhje me të ardhmen për hyrë në portin mesdhetar të Sirisë, Rusia ka kërkuar të ketë akses në portet e Malit të Zi, për furnizim me karburant dhe mirëmbajtje. Kjo kërkesë nuk u pranua për shkak se një marrëveshje e tillë mund të indikonte në mundësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në Nato.
Mbaj rajonin në rrugën e duhur
SHBA ka investuar shumë në Ballkan, që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Me dhjetëra mijëra ushtarë të SHBA kanë shërbyer në Ballkan dhe miliona dollarë ndihmë janë harxhuar – të gjitha me shpresën për të krijuar një rajon të sigurt dhe të zhvilluar, i cili një ditë do të bëhet pjesë e komunitetit transatlantik. Ndëra Rusia mundohet të nxjerrë në pah gjendjen e sigurisë dhe politikës në këtë rajon, SHBA duhet:
- Të qëndrojë e angazhuar në rajon. Rusia shpreson që SHBA e largon vëmendjen nga ngjarje të tjera ndërkombëtare dhe heq dorë nga angazhimi në rajon. SHBA nuk duhet ta humbasë përqëndrimin.
- Të qëndrojë e përkushtuar ndaj misionit ushtarak të Nato-s në Kosovë (KFOR). Tensionet etnike janë në rritje në Kosovë, sidomos mes serbëve etnikë në veri të lumit Ibër. Me një konflikt të mundshëm të pranishëm, SHBA duhet të garantojë vazhdimësinë e misionit të KFOR.
- Të punojë ngushtë me partnerët europianë. SHBA duhet të punojë ngushtë me partnerët e saj europianë për ta mbajtur Ballkanin jashtë sferës ruse të ndikimit. Në këtë drejtim, bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë është thelbësor.
Vazhdo angazhimin
Tani nuk është koha për të lejuar Rusinë ta devijojë progresin e Perëndimit në Ballkan. Ndërsa forcat amerikane përqëndrohen në Azi, Lindjen e Mesme dhe Ukrainën lindore, Rusia shpreson që Amerika të humbasë interesin në Ballkan. Është në interes të Amerikës t’i mbajë vendet e Ballkanit në rrugën e bashkimit me vendet e komunitetit transatlantik. Kjo do të sillte prosperitet dhe stabilitet në një nga rajonet me delikate në Europë.