Kushdo që vret mendjen për gjendjen e kombit në Gjermani e këshillojmë të bëjë një xhiro në autostradën A33 dhe të zbresë në daljen e fundit Bielefeld, në Gjermaninë veriperëndimore. Gjendja e kombit shfaqet e plotë në një pronë në lagjen Brackwede të këtij qyteti. Pak javë më parë, emri i rrugës do të ishte me vlerë të përmendej. Por tani nuk duket si ide e mirë.
Në këtë vend është ndërtuar një godinë katërkatëshe për 200 azilkërkues, e kompletuar me dhomë ngrënieje me dritare gjithë faqen e murit, me xham kundër diellit, dhe banja me pllaka të bardha. Gjithçka është e fjalës së fundit. Ndërtesa ka madje dhe banja me qëndrim në këmbë të ngjashme në vendet e mesdhetare – nga ato me të cilat azilkërkuesit tipikë nga ai rajon janë të mësuar.
Nëse ka ndonjë ndërtesë që simbolizon arkitekturën e vullnetit të mirë gjerman ose kulturës së tij të mikpritjes së azilkërkuesve, kjo është ajo. Por kjo vjen në një kohë kur po shtohet dhe frika e gjermanëve nga kultura e mikpritjes. Shtesa e re nuk ka mbaruar ende. Është planifikuar për 1 gusht. Kjo është arsyeja pse gjashtë javët e fundit, rojet e sigurisë kanë patrulluar zonën e ndërtimit ditë e natë, për ta mbrojtur nga kushdo që mund të përpiqet ta djegë para se të hyjnë në të azilkërkuesit e parë.
Jürgen Beier, menaxheri i ndërtesës, nuk mund ta imagjinonte diçka të tillë para një viti, kur u hapën themelet për shtesën e re të hotelit ekzistues për refugjatët. Por sot, në verë 2015, historia ka ndryshuar prej numrit të azilkërkuesve që rritet shpejt. Nuk është se dikush ka shkruar grafite në mure ose ka dërguar letra kërcënuese. Përkundrazi, gratë nga famullia lokale vijnë çdo ditë të luajnë “Memory [Kujtesë]” dhe lojën “Sorry [Më fal]” me fëmijët e refugjatëve.
Por kushedi çfarë do të ndodhë tani, me zjarrvënësit aktivë në pjesë të tjera të Gjermanisë dhe qytezat e thjeshtë që hapin padi kundër hoteleve të reja për azilkërkues. Pa përmendur miqtë e vjetër e të mirë të Beier – jo, këta njerëz s’kanë asnjë pikë ksenofobi në gjakun e tyre! – që pyesin papritmas se ku do të na çojë gjithë kjo. Edhe hoteli i ri, me 200 krevatë, nuk mjafton, thonë ata. Çfarë do të ndodhë kur të vijnë azilkërkuesit?
Gjendja në vend
Kjo, me sa duket, është gjendja në vend: një kurth në Bielefeld ku janë përqendruar aspektet më të mrekullueshme të Gjermanisë. Aty njerëzit janë zemërgjerë, që e dinë se janë me fat – të paktën më shumë se të tjerët. Ata janë njerëz të vendosur për të bërë gjithçka që duhet dhe të shlyejnë mëkatet e Gjermanisë, edhe 70 vite më pas. Ata e dinë që i kanë diçka borxh në vetëdijen e tyre kolektive, dhe kudo që japin diçka, ata fitojnë diçka në kthim. Ajo diçka është ndjenja se po bëjnë një gjë të drejtë, të rëndësishme.
Por aty ekziston dhe frika e mbingarkesës. Është frika e njerëzve që janë të gatshëm të japin por deri në një farë pike, për aq kohë që kjo s’i dëmton. Njerëz që janë të gatshëm të ndajnë me të tjerët për aq sa nuk iu duhet të sakrifikojnë. Dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz tani mendojnë që duhen vendosur kufizime për emigracionin. Ata mund të mos e dinë ku duhen kufijtë, por janë të bindur që duhet të ekzistojnë.
Atëherë, cila është gjendja e kombit realisht? Kur bëhet fjalë refugjatët, është një gjendje ankthi. Në realitet, kjo varet nga pyetja çfarë ndikimi ka fluksi i refugjatëve dhe azilantëve në marrëdhënien e gjermanëve me ta. Numri 400 000 i azilkërkuesve që pritet të vijnë këtë vit e do ta vënë në provë kulturën e mikpritjes së Gjermanisë? A mund t’ia dalë ajo?
Edhe ligjbërësit po e kuptojnë që gjërat po ndryshojnë. Javën e kaluar, guvernatori bavarian Horst Seehofer deklaroi se shteti i tij do të hapte dy kampe të reja, me gjasë kampe me tenda, në kufi për azilkërkuesit nga Ballkani, prej nga ata do të depërtohen sa më shpejt të jetë e mundur. Seehofer u vu në shënjestër nga socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) dhe të gjelbrit. Nënkryetari i SPD Ralf Stegner e krahasoi Seehofer me zjarrvënësit që dogjën banesat e ndërtuara për azil kërkuesit javët e fundit, ndërsa ministri i Drejtësisë Heiko Maas, një tjetër socialdemokrat, e kritikoi ashpër atë që e quajti “gjuhë e ashpër” nga Bavaria. Nuk është e qartë nëse Maas e dinte apo jo që shtet që drejtohen nga SPD ishin dakord për të vendosur procedura të njëjta për kthim të shpejtë, me qëllim për të larguar ca nga presioni që kanë qytetet e tyre.
Siç ndodh gjithmonë me politikat e emigrimit, retorika e lartë nuk do të thoshte që ishte substanciale. Ai ishte një reagim që veç maskonte faktin që nuk ka zgjidhje të lehta, dhe që niveli i ankthit në Berlin është po aq i lartë sa kudo tjetër në Gjermani.
Mosmarrëveshje në Bruksel
Kakofonia e kohëve të fundit nga Brukseli vetëm se i keqëson gjërat. Në qershor, BE propozoi, për herë të parë, një sistem kuotash për të shpërndarë 40 000 refugjatë nga Greqia dhe Italia mes vendeve të tjera antare, me qëllim që shumica e tyre mos të përfundojnë duke ecur drejt Gjermanisë, siç bëjnë shpesh. Por ideja e pranimit vullnetar të refugjatëve nuk u prit mirë shumë vende anëtare. Jo, faleminderit, thanë britanikët. Spanja gjithashtu. Vendet balltike e pranuan se ata kishin diçka tjetër në mendje kur vendosën të bëheshin pjesë e BE. Në fund, sistemi i kuotave mbeti 7 700 më pak se synimi i tij për të sistemuar 40 000 njerëz, gjë që e bëri të shpërthente ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jean Asselborn, i cili tha: “Është patetike që vlerat që ne i predikojmë botës, vlera si solidariteti dhe keqardhja, shkelen me kaq lehtësi në vendet tona.”
Mbetet për t’u parë sa e qëndrueshme është kultura mikpritëse e Gjermanisë. Është vërtetë karakteristikë pjesë e imazhit të Gjermanisë si një vend i hapur e gëzueshëm, një cilësi që gjermanët e kanë përqafuar që nga Kupa e Botës më 2006? Apo, a do të rezultojë ngrohtësia gjermane veç një fazë? Kjo s’do të ishte hera e parë që ndodh në historinë e Republikës në lidhje me emigrimin. Herë-herë, Gjermania i ka mirëpritur me krahëhapur, herë tjera i përzënë ata haptazi.
Në fillim, azili dukej një ide e mirë. Gjysmë milioni gjermanë, shumë prej tyre çifutë ose të persekutuar politikë, u arratisën nga ekzekutimi i Hitlerit. Ata kërkuan strehë në më shumë se 80 vende derisa terrori nazist mori fund. Gjermania e pasluftës, një republikë e re, e ktheu në qëllim të që ofronte strehë. Kjo ishte, sigurisht, pritshmërinë që Gjermania të ishte një vend ku ia vlente të shkoje.
“Personat e persekutuar për shkaqe politike do të kenë të drejtën për azil,” shkruan baballarët e kushtetutës gjerman, në Ligji Bazë. Në tërësi, një vjali me qëllime të mira. Por dhe atëherë gjërat ishin të komplikuara. Politikanë si Willy Brandt, i cili ishte në mërgim gjatë luftës, mbeti një tradhtar për gjermanët edhe pasi mbarimit të armiqësive. Për ata, azili ishte për njerëzit në faj. A bashkëpatriotët e tyre që ishin përzënë nga ish-territoret gjermane të lindjes nuk u mirëpritën menjëherë.
Rreth 13 milonë gjermanë emigruan në perëndim, duke shaktuar të parën – dhe më të madhen – valë emigrantësh. Është një nga mitet më të mëdha të Gjermanisë që kjo masë të pastrehësh u prit me solidaritet të paprecedent. E vërteta është që për një kohë të gjatë u panë si të huaj, të detyruar të ndrydheshin në vetvete dhe në mënyrë fyese u referoheshin si “polakë” dhe “llum”. Në disa zona rurale, u deshën dekada që gjermanët e zhvendosur të mos trajtoheshin si të “ardhur”. Edhe atëherë, rrënjët e ksenofobisë ishin të njëta me ato që përjetuan më vonë azialntët dhe emigrantët ekonomikë: frika e të huajve e përzier me shqetësimin për prosperitet dhe humbjen e traditës. Madje kishte dhe një farë xhelozie. Të ardhurit kishin mundësi të përfitonin asistencë shtetërore, të cilët shpesh e përdorën në mënyrën më të dukshme, për të blerë shtëpitë e tyre.
Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që u bë model për prosperitet. Banorët vendas më në fund mësuan t’i çmojnë, nëse mos t’i duan, të ardhurit – një ndjenjë që vinte më pak prej solidaritetit sesa parkticitetit. Ishte e thjeshtë: Ata ishin të nevojshëm si punëtorë për mrekullinë ekonomike të Gjermanisë. E njëjta ndjenjë ishte e vërtetë për valën tjetër të emigrantëve, atyre ekonomikë, për të cilët idea e dobishmërisë ishte she më e përshtatshme.
Ardhja e emigrantëve ekonomikë
Më 1950 dhe 60, miliona turq, spanjollë dhe italianë erdhën në Gjermani, kur nuk ishin fort të mirëpritur. Menjëherë u vendosën epitete raciste. Italianët u njohën si “ngrënës makaronash”, turqit si “Kümmeltürke,” ose “caraway Turks,” sipas një ushqimi të njohur pikant turk. Vendasit dhe të ardhurit punonin krah për krah, por jetonin veç e veç. Për gjermanët, me këndvështrimin për dobinë e emigrantëve, ishte e pranueshme që brezi i parë i punëtorëve kishte pak ose aspak interes që integrohej. As gjermanët nuk kishin interes që t’i integronin. Emigrantët ekonomikë u bënë klasa shoqërore e parë “e toleruar” – shumë përpara se të ekzistonte ideja e “tolerimit” të azilkërkuesve.
Gjithçka ecte pak a shumë mirë – me përjashtim të rasteve që nuk ecte – deri pak pasi Gjermania vendosi të mos pranonte më emigrantë ekonomikë më 1973. Atëkohë emigrantë ekonomikë ishin 2.6 milionë – e ata donin të qëndronin e donin që merrnin dhe familjet. Në këtë pikë u bë e dukshme që emigrantët ekonomikë ishin parë më shumë si punë e çmimlirë sesa si njerëz. Në vitet 1990, Gjermania as e vrau mendjen t’i mbronte nga egërsia e një vendi që po pësonte ndryshime të mëdha pas rënies së murit të Berlinit.
Ishte një kohë kur frika e ndryshimit gjysmak kthehet në paranojë masive, e cila i shtyu disa që të përqeshin të shkatërronin vetë qytetërimin. Më në fund gjërat u bënë vrasëse. Pati vdekje në vende si Mölln dhe Solingen, sulme të turmave në shtëpi për azilkërkues në Hoyerswerda dhe në një bllok apartamentesh në Rostock-Lichtenhagen ku jetonin mijëra emigrantë vietnamezë.
Qartë, ata që kërkonin gjak ishin zjarrvënësit, por gjysma e vendit kundërmonte benzinë. Duhma u fut thellë në klasën e mesme të shoqërisë, dhe u ngjit në shkallët më të larta të politikës gjermane.
Për herë të parë numri i azilkërkuesve në vit e kaloi shifrën 200 000. më 1992, kaloi dhe shifrën 400 000. Në një fjalim para kombit më 1991, kancelari Helmut Kohl përsëriti atë që kishte thënë për vite, që Gjermania nuk ishte një vend emigrimi. Gazeta tabloide Bild pyeti: “Ujërat po rriten – kur do të mbytet anija?” Për ironi, gazeta e kishte marrë ngacmimin nga një kopertinë e Spiegel ku arka e Noes sulmohej nga emigrantët. Në shtetin perëndimor të Rhine-Westphalia e Veriut, Friedhelm Farthmann, kreu i grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate të shtetit, tha se mënyra më e mirë për të trajtuar azilkërkuesit e refuzuar ishte “t’i kapësh prej kollares dhe t’i shkundës në ajër.”
Asokohe, politikanët iu nënshtruan presionit publik dhe e mbyllën vendin. Në orën e zezë për emigracionin më 1992, CDU, SPD dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP), arritën një kompromis për çështjen e azilit, duke e kufizuar nenin e kushtetutës për këtë çështje aq shumë sa më në fund u eliminua. Ligji u përshtat e sipas tij azilkërkuesit do të lejoheshin vetëm nëse nuk kishin mbërritur në Gjermani përmes vendeve të sigurta – dhe për shkak se Gjermania ishte e rrethuar me vende të sigurta, fluksi i azilantëve u ndërpre.
Çfarë rrezikon Gjermania të humbasë
Rikujtimi i kësaj pjese të historisë së Gjermanisë është e rëndësishme për të kuptuar sa ka ndryshuar vendi që atëherë, çfarë ka fituar dhe çfarë rrezikon, më 2015, ta humbasë. Në rrezik janë ndryshimet që ndodhën në një nivel kulturor dhe personal.
Deri më 2005, kur Gjermania miratoi ligjin qesharak të emigracionit, kjo fushë e politikave ishte e rezervuar për ideologët. Megjithatë, pas kësaj, kur numri i azilkërkuesve ishte rreth 30 000 në vit për vite me radhë dhe kur tema e emigracionit e humbi rëndësinë në politikë, pushtetin e morën pragmatistët. Në fillim ata ndërmorën hapa të vegjël, pastaj më të mëdhenj, madhësinë e ë cilëve shumica e politikanëve, sidomos konservatorët, nuk e kishin shkuar në ndërmend kurrë. Ata përfshinë ligjin e vitit 2007 që vendosi të drejtën e qëndrimit për emigrantët e toleruar, për të cilët deportimi ishte pezulluar për gjithmonë. Pastaj më 2011, të rinjve të integruar mirë iu dha e drejta e qëndrimit. Më 2014, azilkërkuesve iu dha leje pune pas tre muajve. Një ligj i ri në lidhje me të drejtën e qëndrimit pritet të miratohet së shpejti. Ndoshta më me rëndësi janë përpjekjet e Gjermanisë për të integruar emigrantët përmes kurseve dhe instruksioneve të gjuhës.
Edhe njëherë, ligjbërësit, sidomos ata në të djathtë, kishin kapitulluar përballë realitetit. Veçse, tani, realiteti ishte tërësisht i ndryshëm nga ai vitit 1993. Gjermania është pjekur dhe i ka thënë lamtumirë dogmës fëmijërore të Kohl-it dhe mohimit të realitetit prej tij. Dhe jo vetëm realitetit, por dhe nevojën: Sot shumë kompani gjermane e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë të aftë dhe të trajnuar. Rënia e lindshmërisë me shumë gjasë vetëm që do ta shtojë këtë prirje. Do të ishte humbje burimesh mos pranosh dijen, aftësinë dhe shkollimin e emigrantëve që nuk kanë dëshirë të largohen nga Gjermania.
A nuk është kjo dhe një herë çështje utiliteti? Po, por në kontrast me trajtimin që Gjermania u bëri emigrantëve ekonomikë në vitet e mrekullisë ekonomike, ajo është e gatshme të investojë dhe integrojë. Ajo dëshiron të bëjë më shumë se veç t’i pranojë, ajo dëshiron të japëm, më shumë se para, vedhje apo një strehë për të fjetur. Ajo është gati të ofrojë njerëzillëkun e saj, afërsinë dhe një ndjenjë komunitetit, miqësinë – po, edhe miqësinpë.
Kurrë më parë gjermanët s’kanë qenë kaq të gatshëm të japin. Vetëm një herë në të shkuarën e afërt – kur varka e parë me njerëz mbërriti nga Deti i Kinës së Jugut – kanë treguar gjermanët një nivel ngrohtësie të tillë si tani. Por asokohe ata përballeshin me 40 000 njerëz, jo me 400 000.
Në gjithë vendin, njerëz që nuk kanë dalë vullnetarë për asgjë pyesin se çfarë mund të bëjnë që të ndihmojnë, që nga mbledhja e rrobave të përdorura te ofrimi i shërbimeve me makinë ose për të lehtësuar veprimet me burokracinë. Ata janë të prekur nga imazhet e Sirisë dhe arkivolet që pluskojnë në Mesdhe. Ndoshta janë prekur dhe nga aftësia e tyre për t’u dhënë shpresë njerëzve që kanë humbur gjithçka të tyre veç jetës, dhe nga fakti që ata shikohen si përfitues nga emigrantët që nuk kanë pasur asgjë veç përvojave negative.
Dy njerëz të tillë janë Sandy dhe Mandy, dy motra të moshës 27 dhe 23. ato janë nga lagja Jenfeld e Hamburgut dhe po, këto janë emrat realë të tyre. Jenfeld është një zonë e trazuar, ai lloj vendi ku Sandy-t dhe Mandy-t e botës mund të kujdesen për veten e asgjë tjetër. Por qysh kur kundërshtarët e një hoteli të planifikuar për emigrantët filluan të agjitojnë kundër planit në internet, motrat filluan të mbledhin veshje, lodra dhe sende të tjera për emigrantët.
Një tjetër është 78-vjeçarja Cäcilie T., një nga 9000 njerëzit që jetojnë në Südlohn në Westphalia dhe kanë si fqinjë të rinj të ardhur nga Afrika sub-sahariane. Në të shkuarën, e vetmja gjë e zezë në këtë zonë ishte animi i tyre politik, një ngjyrë që përfaqësonte partinë CDU. Në ditët e sotme Cäcilie T. ndihmon fqinjët e rinj gjejnë drejtimin e tyre në qytet. Fëmijët e tyre e thërrasin “Gjyshe”.
Histori prekëse të tilla ekzistojnë vetëm sepse gjermanët tani kanë kurajë të hapën zemrat për emigrantët. Është një hapje që mund t’i shkatërrojë paragjykimet, ngaqë u lejon gjermanëve të shikojnë se të huajt, kur njihen nga afër, nuk janë aq të huaj sa dukeshin dikur. Kjo është arsyeja pse gjashtë emigrantë pranuan të pozonin për foton e kopertinës së Spiegel-in e kësaj jave. Ata janë Mohammed J., 27, që u arratis nga qyteti sirian i shkatërruar Kobani; emigrantja shqiptare Oltiana D., 26, që nuk do asgjë veç një pune dhe që fëmijët e saj të shkojnë në shkollë; Mohammad I., 22, nga Eritrea; Nawar Al E., 21, nga Iraku; and Shersha S., 23, and Seher P., të dy nga Afganistani. Të gjithë duan të tregojnë se askush në Gjermani nuk ka arsye të trembet prej tyre. Ata duan të tregojnë se ata janë të kërcënuar, jo kërcënues; persekutuar, jo kriminelë; dhe se janë të varfër, jo makutë.
Gjithë kjo është prekëse dhe zotëruese, por ende mbetet pyetja: Çfarë ndodh kur fatet individuale dhe njerëz individualë kthehen në turmë, një turmë kaq e madhe sa tejkalon burimet e një vendi? Është meritë Gjermanisë që numër i madh deri në 400 000 vetë nuk ka ndikuar në ndërrimin e opinionit publik. Më 2013, kur Dieter Wiefelspütz, ekspert me përvojë në politikat e brendshme për SDP në parlamentin gjerman, u pyet të vlerësonte se kur do ta arrinte vendi pikën e tij të ndryshimit, ai hamendësoi në shifrën 100 000 refugjatë. Ai e quajti atë numri magjik dhe tha se gjërat do të bëheshin “të vështira në Gjermani” pas kësaj. Por kjo nuk ndodhi, sepse Gjermania ishte më mirë se kaq. Por, 400 000 aplikime për azil! Dhe nëse numëroni aplikimet e përsëritura ky numër shkon në 450 000. Një shifër kjo shumë e madhe se më 1992, atë vit që ndodhën ngjarjet në Mölln e Solingen.
Çfarë shifre është e madhe?
Në disa vende po acarohet gjendja. Gjermanët e shëmtuar kanë dalë rrugëve sërish, natën, në fshehtësinë e natës, në përpjekje të djegin hotelet e refugjatëve në gjithë Gjermaninë. Në Freital, një qytet në shtetin lindor të Saksonisë, ndjenjat ksenofobe tani shprehen në dritën e ditës. Një incident i izoluar? Apo ndoshta një gjendje unike për Saksoninë?
Qendrat e strehimeve të emigrantëve po shpërthejnë nga ngarkesa. Një qendër në Friedland, në Saksioninë e Poshtme, ishte projektuar për 700 vetë, por tani strehon dyfishin e tyre. Në Bielefeld, 90 për qind e banorëve e një shtëpie qëndrojnë në të vetëm për një natë, pasi lëvizen në një banesë tjetër për t’ua liruar vendin të ardhurve të rinj. Qyteti i Hamburgut po ndërton kampe masive me tenda. Në gjithë Gjermaninë, zyrtarët janë dëshpërimisht në pritje të 400 punonjës të rinj këtë vit me qëllim që aplikimet për azil të procedojnë më shpejt.
Ksenofobia është helm, jo një funksion matematik që mund të shihet në një grafikë, ku numri i azilkërkuesve është korrelacion me nivelin e refuzimit. Është çështje perceptimi: Sa i madh është presioni nga emigrimi? Numrat sigurt luajnë rol këtu, por të njëjtën gjë bëjnë dhe rrethanat. Çfarë lloj emigrantësh vijnë sot? A po e lënë Gjermaninë në baltë vendet e BE? Dhe, mbi të gjitha, nga çfarë duhet të heqin dorë gjermanët në shkëmbim të ndihmës së tyre zemërgjerë?
Për sa kohë që bëhet fjalë për rroba të përdorura e biçikleta të vjetra të fëmijëve, njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë. Por çfarë ndodh nëse vlera e pronave rrezikon të bjerë për shkak se një strehë azilkërkuesish ngrihet aty ngjitur, ose kur buxhetet lokale shtrëngohen dhe duhet të bëjnë shkurtime? Ekziston një konsensus te pjesa më e madhe e popullsisë, një konsensus për dhembshuri të kufizuar, sipas të cilës njerëzit janë të gatshëm të japin diçka, por jo gjithçka, dhe sigurisht jo jetët e tyre të rehatshme në Gjermaninë e begatë. “Ne jemi të gatshëm të japim një ose dy për qind,” tha Wiefelspütz, politikani i SPD, më 2013. Ndoshta shkon deri në 5 për qind, por as që mund të shkohet në mendje 50 për qind. Të hapet kufiri dhe të hyjnë të gjithë? Asnjë mazhorancë nuk mund ta përkrahë këtë ide. Madje as një pakicë e konsiderueshme nuk do ta përkrahnin.
Por nëse nuk ka burime të mjaftueshme për të ndihmuar çdo emigrant, pyetja bëhet: kush është i pafati? Kjo çon te një pyetje e pashmangshme dhe e rrezikshme, çështjen e kufizimeve. Është e rrezikshme sepse çdo përgjigje është çështje jetë a vdekje. Më e pakta, ajo përcakton kush vazhdon të jetojë në varfëri dhe kush përfiton mundësinë – e, kështu, shpresën. Pyetja është e pashmangshme sepse duhet të përballet, sepse në fund të të përcaktojë nëse ky vend i shikon emigrantët në të ardhmen si pasurim apo barrë.
Horst Seehofer iu përgjigj kësaj pyetje në bavarisht. Në qershor, rreth 30 për qind e gjithë azilkërkuesve ishin nga Ballkani. Me përjashtim të një pakice më pak se një për qind, shanset e tyre të qëndrimit në Gjermani janë praktikisht zero. Seehofer do që ata të mblidhen në sy qendra, të diskutojë çështjen e tij brenda pak javësh dhe pastaj t’i largojë me shpejtësi. Qendra të tilla, mundësisht kampe me tenda, mund të shërbejë në frenimin e ardhjes së emigrantëve në të ardhmen, me gjasë bëhen me qëllim.
Përgjigja bavarian ishte po aq populiste sa Seehofer. Ai u ankua, përsëri, për “abuzimet masive të azilkërkuesve”, ndoshta për të testuar nëse punonin reflekset e të gjithëve mes konservatorëve, socialdemokratëve dhe të gjerbërtve. Se këto fjalë të tij mund të tij mund t’u vinin për shtat ca piromanëve, kjo është diçka e qartë që ai e pranon.
Tipa të ndryshëm aplikuesish
Por ai thotë diçka me të cilën bien dakord shumë vetë: Nëse duhet vendosur një kufi, ai nuk duhet vendosur për sirianët dhe irakianët. Ai duhet vendosur për ata që nuk persekutohen politikisht ose që largohen nga luftërat, që vijnë nga vende që duan të anëtarësohen në BE. Azilkërkuesit nga Ballkani vijnë në Gjermani sepse kanë humbur shpresën për një jetë të mirë në vendi e tyre. Kjo është arsye e mirë për të emigruar, por të njëjtën arsye mund ta kenë miliarda njerëz në botë. Zgjidhja më e arsyeshme do të ishte emigrim për aplikantët e kualifikuar, një ligj që CDU e ka kundërshtuar prej kohësh, por tani duket e gatshme ta mbështetë.
Aty gjendet kufiri, pika e kthesës. Edhe socialdemokratët janë dakord. Në mes të qershorit, guvernatorët e shteteve të dominuar nga SPD morën pjesë në takim në Zyrën Federale për Emigrimin dhe Refugjatët pas takimit me kancelarin. Aty ata ranë dakord të shpejtojnë procesin e aplikimeve. Për të qenë të qartë, ata janë të gatshëm të veçojnë emigrantët nga Ballkani prej emigrantëve të tjerë, dhe procedurat e aplikimit për azil nuk do të zhvillohen në qytetet e tendave, por në qendrat e pranimit të refugjatëve. Aty do të strehohen evropianët juglindorë, dhe prej andej do të kthehen në atdhe.
Nga Westphalia e Rinit Verior në Rhineland-Palatinate,, duket se gjithë shtetet gjermane janë gati. Ata synojnë të krijojnë dhe mundësi frenime, përfshi fushata publicitare në Ballkan që t’u thonë njerëzve me çantat e paketuara t’i boshatisin se në Gjermani nuk i pret asgjë.
“Ne kemi një grup aplikimesh për azil të sigurta për t’u refuzuar me 99 për qind, dhe një grup me 99 për qind mundësi pranimi,” tha guvernatori socialdemokrat i Saksonisë së poshtme Stephan Weil për gazetën Hannoversche Allgemeine. I njohur për qëndrimin e tij mirëpritës ndaj emigrantëve, ai shtoi: “Nëse të dy grupet presin dy vjet për një vendim, atëherë diçka themelore është gabim në sistem.”
“Duhet të jemi të kujdesshëm të mos prishim gjithë kulturën e mikpritjes që kemi ndërtuar,” paralajmëron Manfred Schmidt, kreu i Zyrës Federale për Emigrimin dhe Refugjatët. Ai nuk është i njohur si i vijës së ashpër, por mënyra si i shikon ai gjërat, ka disa vendime që duhet të merren nga kampionët e demokracisë, para se kultura e mikpritjes të jetë kthyer në kulturë shpëtimi.