Victoria Richards
The Independent
Rusia ka vendosur një anije regatash në Mesdhe për t’u ofruar siguri ajrore shtesë forcave të saj dhe të shkatërrojë çdo objektiv që “paraqet rrezik për interesat e saj”, pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus të martën.
Anija “Moska” është nja dy anijet më të mëdha të Rusisë në Flotën e Detit të Zi dhe do të vendoset afër Latakia-s, afër bregdetit sirian. Kjo synon të fuqizojë bazën ruse në rajon.
Sergej Rudoskoj, një zyrtar i lartë me stafin e gjeneralëve rusë, tha se komunikimi me ushtrinë turke do të ndërpritet.
Ai prezantoi dhe një sërë masash “për të garantuar sigurinë e bazës ajrore ruse” si reagim pas rrëzimit të bombarduesit Su-24M. Këto përfshijnë:
- Gjithë aksionet e ajrore do të kryen vetëm nën mbulimin e avionëve luftarakë.
- Do të merren masa për forcimin e mbrojtjes. “Për këtë qëllim, anija Moska, e pajisur me sistem mbrojtës ajror Fort, i ngjashëm me S-300, do të vendoset në rajonin bregdetar të Latakias. Ne paralajmërojmë se çdo objektiv, që përfaqëson rrezik potencial për ne, do të shkatërrohet,” tha zoti Rudoskoj.
- Kontaktet me Turqinë në vijat ushtarake do të “shkëputen”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar tashmë për “pasoja serioze”, duke akuzuar Turqinë se po bëhet “bashkëpunëtore me terroristët” dhe operacioni ushtarak “një thikë pas shpine”.
Mendohet që kjo është hera e parë që anëtar i Natos rrëzon një avion rus që nga Lufta e Ftohtë, dhe marrëdhëniet e të dy vendeve mund të dëmtohen rëndë.
Rusët janë këshilluar të mos shkojnë me pushime në Turqi, dhe Nato mbajti një takim emergjent të Këshillit të Veriut Atlantik me kërkesë të Turqisë.
Zyrtarët turq kanë këmbëngulur se avioni shkeli hapësirën ajrore për 17 sekonda – dhe nuk i mori parasysh “21 mesazhe paralajmëruese në 5 minuta.”
Por Rusia nuk pranoi që avioni i aj kishte kaluar kufirin dhe tha se ai fluturonte në territor sirian, duke lokalizuar objektiva të ISIS në malet e veriut të Latakias.
Zoti Putin tha: “Sidoqoftë, pilotët tanë nuk e kërcënuan Turqinë në asnjë mënyrë.”
Ai paralajmëroi gjithashtu se misionet ruse do të shoqëroren me avionë luftarakë.
Ndërkohë, ambasadori rus në Francë tha se një nga pilotët e avionit të rrëzuar nga Turqia kishte rënë në dorë të ushtrisë siriane.