Pas hakmarrjes zyrtare të Rusisë për rrëzimin e avionit e saj nga ushtria turke javën e kaluar, me urdhrin e Putinit për kufizimin e punësimit të punëtorëve turq, kufizimin e organizatave turke, dhe pakësimin tregtinë dypalëshe me Ankaranë, ndoshta një ngjarje më e madhe ndodhi të hënën e kaluar kur zyra e prokurorit të përgjithshëm rus lëshoi një deklaratë që e shpalli Institutin për Shoqëri të Hapur të Xhorxh Sorosit dhe organizata të afërta me të si “grupe të padëshiruara”, duke i ndaluar qytetarët dhe organizatat ruse të merrnin pjesë në projektet etyre.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, prokurorët thanë se veprimtaria e Institutit për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Ndihmës i Institutit për Shoqëri të Hapur ishin kërcënim për rendin themelor kushtetues të Rusisë dhe sigurinë kombëtare. Ata shtuan se ministria e Drejtësisë do të informohet në kohë dhe për këto përfundime dhe do t’i futë këto grupe në listën e Rusisë të organizatave të huaja të padëshiruara.
Sipas RT, prokurorët nisën një hetim për veprimtarinë e dy organizatave – të dyja të financuara nga financieri i njohur amerikan Soros – në korrik të këtij viti, pasi senatorët rusë miratuan të ashtuquajturën “listën patriotike të ndalimeve” për 12 grupe që kishin nevojë për vëmendje të menjëhershme në lidhje me veprimtaritë e tyre të dyshuara si antiruse. Grupe të tjerë në listë përfshijnë Fuqizimin Kombëtar për Demokraci; Institutin Republikan Ndërkombëtar; Instituti Demokratik Kombëtar; Fondacioni MacArthur dhe Freedom House.
Shoqëria e Hapur nuk është e para: në fund të korrikut, ministria ruse e Drejtësisë shpalli si një grup të padëshiruar shoqatën Fuqizimin Kombëtar për Demokraci, pasi prokurorët zbuluan që kjo OJF amerikane kishte harxhuar milion në përpjekje për të vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve elektorale ruse dhe për dëmtimin e prestigjit të shërbimit ushtarak kombëtar.
Ligji për Organizatat e Huaja të Padëshiruara hyri në fuqi në fillim të qershorit këtë vit. Ai kërkon që zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ministria e Jashtme të përgatitin një listë zyrtare me organizatat e huaja të padëshiruara dhe të shpallin të jashtëligjshme. Pasi një grup shpallet i padëshiruar, i ngrijnë pasuritë e tij në Rusi, zyrat i mbyllen dhe ndalohet shpërndarja e çdo lloj materiali. Pavarësisht kësaj, gjasat që Soros të ketë pasuri aktive në Rusi janë shumë të pakta – fondacioni i tij, i cili u shfaq në Rusi në vitet e para pas rënies së komunizmit në mesin e viteve 90, i përfundoi veprimet aktive më 2003 kur Putini çimentoi kontrollin e tij në pushtet.
Nëse ligji dhunohet, personeli i grupit të nxjerrë jashtë ligjit dhe çdo qytetar rus që bashkëpunon me ta përballet me gjoba të rënda, ose dënim me burg në rast përsëritje ose shkelje më të rënda. Ndërkohë që nuk ka shumë gjasë që Soros të shkojë në Moskë në të ardhmen e afërt, që kështu mund të bëhet subjekt arrestimi. Bie në sy që goditja e parë ndaj shpërndarjes financiare jepet kundër “globalizuesit” të famshëm dhe personit i cili, sipas postës elektronike të tij që u bë e njohur pas hapjes nga hakerat, ishte mjeshtri pas puçit presidencial në Ukrainë.
A do të hakmerret SHBA me këtë stil dhe të zgjerojë sanksionet një vjetore kundër Rusisë, ndërsa bota vazhdon të jetë e copëzuar në kaosin shumëpolësh? Apo, a do të ketë një provokim tjetër mes anëtares së Natos, Turqisë, dhe Rusisë si pasojë, ndoshta një provokim që përfshin anijet ruse që kalojnë në Bosfor? Me ngjarjet që lëvizin kaq shpejt, përgjigjen do ta kemi në një të ardhme të afërt.