Ish-deputeti rumun dënohet 2 vjet burg për shkëmbim votash me pula zgare
Ish-deputeti rumun Florin Popescu u dënua me dy vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht. Ai dha dorëheqjen nga Dhoma e Deputetëve në fillim të marsit.
Popescu u dënuar për korrupsion, pasi i kishte kërkuar një investitori lojal të dhuronte mbi 60 ton mish pule të pjekur në zgarë, të cilin ai ua shpërndau të varfërve në zonën e tij elektorale si ryshfet elektoral. Vendimi i Gjykatës së Lartë në këtë rast është përfundimtar.
Më 2012, Florin Popescu përdori pozicionin e tij si kryetar i Partisë Demokrato Liberale (PDL) në rrethin e Dambovita-s për të detyruar Rami Ghaziri-n, pronar i firmës Avicola Crevedia, që t’i jepte mbi 60 ton mish pule të pjekur në zgarë me vlerë mbi 100 000 euro.
Pastaj Popescu ua shpërndau mishin banorëve të Dambivita-s gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale në qershor 2012. Asokohe ai garonte për një mandant të ri si president i këshillit të rrethit të Dambovita-s.
Ghaziri e denoncoi ish-deputetin pranë Drejtorisë Kombëtare të Antikorrupsionit.
Njeriu më i pasur në Rumani dënohet me dy vjet e gjysmë burg
Miliarderi rumun Ioan Niculae u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg, pa të drejtë lirimi me kusht, pasi kishte financuar në mënyrë të paligjshme fushatën presidenciale të Mircea Geoana-s më 2009.
Lideri socialdemokrat Gheorghe Bunea Stancu, ish-kryetari i këshillit të rrethit Braila, u dënua me tre vjet burg për realizimin e marrëveshjes së financimit, sipas Mediafax.
Vendimet e gjykatës janë të formës së prerë do të arrestohen. Gjykata vendosi gjithashtu të gjobiste me rreth 144 000 euro nga Niculae. Gjoba nuk do të jetë problem për miliarderin që vitin e kaluar pagoi rreth 90 000 dollarë që t’i gjuanin një elefant dhe t’ia dërgonin në vilën e tij në Rumani.
Ioan Niculae, 60, është njeriu më i pasuri në Rumani, sipas listës së revistës Forbes për 500 rumunët më të pasur (2014).
Çështja për të cilën u dënua Nicukae është një nga çështjet e shumta gjyqësore të hapura ndaj tij. Sipas prokurorëve, Gheorghe Bunea Stancu përdori ndikimin e tij të bindte Ioan Niculae dhe grupin e tij Interagro të kontribuonte me 1 milionë euro për fushatën presidenciale të Mircea Geoana-s më 2009. Financimi shkeli ligjin e financimit të partive politike në Rumani.
Niculae nuk ia pagoi paratë direkt Partisë Social Demokrate (PSD) por ra dakord të paguante disa nga furnizuesit e fushatës. Si shkëmbim, Niculae kërkoi që në rast se PSD do të fitonte zgjedhjet, partia do të emëronte njerëz që mbështesnin interesat e tij në krye të ministrisë së ekonomisë. Ai kërkoi gjithashtu emërime në menaxhimin e kompanisë së furnizimit me gaz Transgaz dhe prodhuesit të gazit Romgaz.
Mircea Geoana i humbi zgjedhjet e 2009-ës përrballë Traian Basescu-t
Prokurorët rumunë po e hetojnë Ioan Niculae-n në një radhë çështjesh të lidhura me blerjen e gazit natyral të lirë nga Romagaz.
Dy nga ish-ministrat e ekonomisë së Rumanisë pritet të ndiqen penalisht
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (DIICOT) i ka kërkuar Senatit rumun dhe presidentit Klaus Iohannis të hapin dritën jeshile për ndjekjen penal të ministrave të ekonomisë Varujan Vosganian dhe Adriean Videanu.
Prokurorët duan t’i padisin dy politikanët për krijimin e një grupi kriminal të organizuar, abuzim me detyrën dhe përfshirje në mashtrim financiar në dosjen Romagaz-Iteragro.
Varujan Vosganian ishte ministër i Ekonomisë në periudhën dhjetor 2006- dhejtor 2008, ndërsa Adriean Videanu, e pasoi me mandat dyvjeçar, deri në shtator 2010.
Të dy ish-ministrat dyshohet se kanë mbështetur interesat financiare e grupit kriminal të themeluar nga biznesmeni Ioan Niculae, pronar i Interagro. Ata mendohet që kanë përdorur prodhuesin shtetëror të gazit Romagaz SA për interesa private të kompanisë së Ioan Niculae-s.
Adrian Videanu është tashmë nën arrest. Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë dha masën e arrestit me 30 ditë burg të shtunën, 31 janar. Ai akuzohet për bashkëpunim dhe abuzim me detyrën. Çështja e është e lidhur me rikthimin e paligjshëm të tokës për të cilën ish-kreu i prokurorëve të krimit të organizuar të drejtorisë DIICOT Alina Bica dhe biznesmeni Dorin Cocos ndodhen gjithashtu në arrest me burg.