Republikanët përfituan nga pakënaqësia e votuesve për të marrë kontrollin e senatit të SHBA të martën, duke i dhënë një goditje ndëshkuese presidentit Barak Obama që do të kufizojë agjendën e tij legjislative dhe mund ta detyrojë që në dy vitet e fundit në detyrë të bëjë korrigjime të mënyrës së drejtimit.
Fitorja e republikanëve ishte e gjerë dhe e thellë dhe nuk ka si mos të shikohet si poshtërim për Obamën, i cili gjatë gjithë vitit ka kaluar nga kriza në krizë, dhe mungesa e popullaritetit e bëri të pa dëshiruar dhe për demokratët në shumë shtete me garë të ngushtë.
Republikanë forcuan dhe pozicionin e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Kur Kongresi i do të fillojë punën në janar, ata do të drejtojnë të dyja dhomat e Kongresit, për herë të parë që nga 2006.
Marrja e senatit nga republikanët do ta detyrojë Obamën t’i orientojë ambiciet e tij ose te veprime ekzekutive që nuk kërkojnë aprovim legjislativ, ose në çështje që mund të sigurojnë përkrahje bipartizane, si në marrëveshje tregtare dhe reforma e taksave.
Kjo gjendje do të testojë gjithashtu aftësinë e tij për të bërë kompromis me kundërshtarët e tij të sapo fuqizuar me pushtet, të cilët i kanë bërë rezistencë agjendës së tij qysh kur u zgjodh për herë të parë. Kjo mund të çojë dhe në ndërrimin e një pjese të stafit në Shtëpinë e Bardhë, pasi disa anëtarë të lodhur në ekipin e tij mendojnë të largohen në favor të fuqive më të freskëta.
Obama, i zgjedhur fillimisht më 2008 dhe i rizgjedhur më 2012, ftoi krerët demokratë dhe republikanë të Kongresit të premten, për t’u njohur me peizazhin e ri politik.
Ai i pa zgjedhjet që u kthyen kundër Shtëpisë së Bardhë, dhe gjeti gjumë pak gjë që mund t’i ngrohet shpirtin. Para rezultatit të zgjedhjeve, Shtëpia e Bardhë dha sinjal se Obama nuk do të bënte ndryshime të mëdha. Sipas burimeve zyrtare, Obama mund të kërkonte terren të përbashkët me Kongresin në fusha si infrastruktura dhe tregtia.
“Presidenti do të vazhdojë të shikojë për partnerë në Kapitol Hill, demokratë apo republikanë, që janë të gatshëm të punojnë me të në çështje prej të cilat fitojnë familjet e klasës së mesme,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest, të martën.
Obama, senator për një mandat para se të bëhej president, është fajësuar shpesh që nuk krijon marrëdhënie të ngushta me ligjbërësit.
Ai do të gjejë fytyrë të njohur në një pozicion të ri të fuqishëm.
Senatori republikan Mitch McConnell nga Kentucky, i cili u rizgjodh me një garë të vështirë përballë demokratit Alison Lundergan Grimes, do të zëvendësojë demokratin Harry Reid si lider i shumicës në senat. Reid ka qenë një aleatët kryesorë të Obamës dhe e ndihmojë për të kaluar ligjin e sigurisë shëndetësore në senat më 2010.
“Disa gjëra nuk ndryshojnë pas mbrëmjes së sotme. Unë pres që presidenti të zgjohet nesër dhe ta shikojë botën ndryshe nga ç’e pa sot në mëngjes. Edhe ai e di që as unë nuk ndryshoj. Por ne jemi të detyruar të punojmë bashkë për çështje që mund të biem dakord,” tha McConnell në fjalimin e tij të fitores.
Garat e ngushta u kthyen fitore republikane
Të martën republikanët fituan në zona ku demokratët ishin favoritë, si në Karolinë e Veriut ku morën një vend në senat; siguruan fitore aty ku gara ishte e vështirë, si beteja e senatit në Kansas, dhe fituan një radhë guvernatorësh në shtete ku demokratët ishin më të favorizuarit, përfshi vendlindjen e Obamës, shtetin e Illinois.
Nga 8-10 vendet për senat që konsideroheshin shumë të ngushta, republikanët i fituan thuajse të gjitha. Atyre u duheshin gjashtë vende për të fituarin kontrollin e senatit 10-vendësh, dhe të martën në mbrëmje vonë kishin fituar shtatë.
Margjina fituese u pa kur republikani Joni Ernst në Iowa u shpall fitues përballë demokratit Bruce Braley dhe kur republikani Thom Tillis mundi senatorin demokrat në detyrë Kay Hagan në Karolinën e Veriut.
Gara e Iowa-s ishte veçanërisht treguese për fatin e republikanëve. Ernst u ngrit nga një diferencë e madhe në sondazhe dhe javët e fundit triumfoi pavarësisht përpjekjeve titanike të disa figurave të fuqishme demokrate për ta shpëtuar Braley-n, përfshi dhe një vizitë nga gruaja e Obamës, Michelle. Kandidatët republikanë për në senat fituan vende demokrate dhe në Montana, Colorado, West Virginia, Sauth Dakota dhe Arkansas.
“Përgjegjësi… për të udhëhequr”
Pasi të zbutet euforia e fitores, republikanët do të jenë nën presion t’u tregojnë amerikanëve se janë të aftë të qeverisin pasi ngjallën pakënaqësi vitin e kaluar që bllokuan pagesat e qeverisë në betejën e buxhetit. Ky do të jetë një faktor për ambiciet e tyre që të rifitojnë Shtëpinë e Bardhë më 2018.
Senatori republikan Ted Cruz, një konservator që mund të garojë më 2016, i tha CNN: “Populli amerikan janë të acaruar me çfarë po ndodh në Washington, por tani përgjegjësia bie mbi ne”. Megjithëse është folur për koalicion, asgjë nuk mund të pritet së shpejti në klimën e ftohtë që ekziston në Washington.
Reuters