Prej disa muajsh në Shqipëri ka pasur një debat të zjarrtë në lidhje me çmimin energjisë, që kur qeveria shpalli rritjen e çmimit të saj, i cili u zyrtarizua të premten e kaluar. Nisma e qeverisë u shoqërua me kundërshtime nga opozita, grupet e interesit dhe qytetarët, por qeveria nuk u tërhoq. Ajo u tregua agresive përtej përfytyrimit madje, duke arrestuar njerëz që kishin vendosur lidhje elektrike të pa legalizuara, pushoi nga puna punonjës të administratës që kishin borxhe ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, përfshi një zëvendësministre, një nënë dhe fëmijën e saj 5 vjeçe, një vajzë jetime, etj. Në një artikull të saj ditën e diel, agjencia e njohur britanike Reuters jep me detaje çmimet e energjisë, si dhe arsyet e rritjes së çmimit. Çmimi i energjisë u rrit për të shlyer borxhin e OSHEE, që qeveria e ka marrë në shtatorin e kaluar dhe ka premtuar ta shlyejë deri më 2017. Por ajo që Reuters vë në dukje me kujdes është fakti që kompanitë e energjisë elektrike, ajo e prodhimit (KESH), e transmetimit (OST) dhe e shpërndarjes (OSHE) janë monopole shtetërore. E thënë ndryshe, sektori i energjisë në Shqipëri është jashtë ekonomisë së tregut e nuk i nënshtrohet rregullave të këtij tregu, por vullnetit të politikës. Më poshtë po sjellim të plotë artikullin e Reuters.
***
Shqipëria rrit çmimin e energjisë që të ndihmojë kompaninë e zhytur në borxhe
Rregullatori i energjisë i Shqipërisë, ERE, rriti çmimin e energjinë për bizneset dhe hoqi fashën për familjet të premten për ë ndihmuar sektorin e energjisë të paguajë borxhet për të përmbushur kriteret e vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë.
Banka Botërore i dha Shqipërisë një hua 150 milionë dollarë në shtator për reformë në sektorin e energjisë dhe qeveria synon ta kthejë në sektor fitimprurës më 2017. Shpërndarësi i energjisë OSHEE ka nevojë ta ulë borxhin e energjisë në nivelin 22 për qind në 2015 nga 48 për qind këtë vit, një nivel i arritur prej abuzimit me sistemin e dyfishtë të çmimit dhe prej rrjetit të shpërndarjes të vjetruar.
Kryetari i ERE Petrit Ahmeti tha se bizneset që përdorin 35 kv do të fillojnë të paguajnë 9.5 lekë për kwh nga 8.5 gjatë gjithë vitit 2015. Bizneset industriale, tregtare, bujqësore dhe të shërbimeve që përdorin 20, 10 dhe 6 kv do të paguajnë 11 lekë për kwh. Deri tani kishin paguar mes 8.7 lekë dhe 10 lekë për kwh.
Bizneset që përdorin 0.4 kv energji do të paguajnë 14 lekë për kwh, ndërsa furrat e pjekjes do të paguajnë 7.5 lekë për kwh, tha Ahmeti. Familjet, të cilat kanë paguar deri tani bazuar në sasinë e konsumuar të energjisë, do të paguajnë me çmim të njehsuar 9.5 lekë, tha ai. Ata që konsumonin më pak se 300 kwh energji paguanin 7.7 lekë për kwh dhe 13.5 lekë për kwh për energji sipër fashës.
ERE autorizoi KESH-in, prodhuesin e energjisë, të rrisë çmimin e saj në 1.45 për kwh nga 1 lek për kwh, por nuk e ndryshoi çmimin për monopolin e transmetimit të energjisë OST nga 0.65 lek për kwh. OSHEE, KESH dhe OST janë të gjitha monopole të shtetit.
Reuters