Nikola Sarkozy fitoi një betejë të rëndësishme fundjavën e kaluar në fushatën e tij ende të padeklaruar për të rrëmbyer sërish presidencën franceze më 2017. Më shumë se dy vjet më parë ai u përzu nga pallati presidencial i Elizesë, kur humbi zgjedhjet presidenciale përballë François Hollande dhe u duk se hoqi dorë nga politika përgjithmonë. Por të shtunën e kaluar, zoti Sarkozy fitoi garën të bëhej kryetar i partisë së qendrës së djathtë UMP, një lëvizje që shihet gjerësisht si një hap drejt rrugës për t’u bërë kreu i vendit të tij përsëri. Që 59-vjeçari e ushqen këtë ambicie është keq për partinë e tij dhe keq për Francën.
Duke fituar kreun e partisë, Sarkozy nuk bëhet automatikisht kandidat presidencial i qendrës së djathtë. Të tjerë politikanë të rangut të lartë – si ish-kryeministri Alain Juppe – kanë deklaruar zyrtarisht se do të garojnë. Por vendosmëria e zotit Sarkozy nuk ka asnjë dyshim. Në një periudhë të shqetësuar për politikën dhe ekonominë franceze, ai mendon se është në gjendje ta bashkojë vendin përsëri.
Sarkozy duhet të heqë dorë nga çdo iluzion se ai është shpëtimtari në pritje i Francës. E para, nuk është e qartë nëse francezët dëshirojnë rikthimin e tij. Fundjavën e kaluar ai fitoi kreun e partisë me 64.5 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të votave të anëtarëve të partisë. Kjo ishte një shifër shumë e ulët krahasuar me 85 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} që ai fitoi kur u bë kryetar i partisë për herë të parë më 2004. Sarkozy nuk respektohet nga partia e tij në masën që respektohej dikur. Një sondazh i kryer të dielën tregoi që 50 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e simpatizantëve të UMP shikojnë zotin Juppe si më “seriozin” mes dy figurave të qendrës së djathtë, krahasuar me 30 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} që shikojnë ish-presidentin nga ky këndvështrim.
Arsyeja tjetër pse Sarkozy nuk duhet të kërkojë rikthimin në presidencë është se mandati i tij i parë ishte zhgënjyes. E vërtetë, atij iu desh të përballej me ndikimin e krizës globale, por Sarkozy nuk ishte reformatori që premtoi të ishte. Gjatë pesë viteve të tij në presidencë, shpenzimet publike të Francës u rritën me 15 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe borxhi publik u rrit me 30 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Gjatë kohës së tij nuk u bë asnjë reformë revolucionare.
Sot Franca është në mes të krizës së saj më të thellë qysh prej themelimit të Republikës së Pestë. Ekonomia franceze ka ngecur, me papunësinë në 3. 5 milionë. Dobësia e partive të mëdha krijojnë një mundësi të paprecedent për Marine Le Pen dhe për Frontin Nacional. Një sondazh i fundit tregoi se, sikur raundi i parë zgjdhjeve presidenciale në Francë të mbahej sot, zonja Le Pen fiton 30 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të votave. Kjo është një pamje e frikshme për Francën dhe për BE.
Me presidentin Hollande që vuan përkrahjen personale historike më të ulët, sëmundja e Francës do të kërkojë kohë të shërohet. Por, ndërsa Sarkozy dhe Hollande janë figura difektoze, Franca ka liderë potencialë të fuqishëm gjetkë. Në qendrën e majtë, Manuel Walls, kryeministri, dhe Emmanuel Macron, ministri i ekonomisë, janë të rinj dhe politikanë reformistë, të cilët mund të zbatojnë reformat ekonomike strukturore të nevojshme për vendin. Në qendrën e djathtë, Juppe dhe François Fillon, ish-kryeministër, nuk duhen përjashtuar si kandidatë presidencialë. Nuk ka arsye pse UMP dhe partia socialiste të mos jenë në gjendje të zgjedhin kandidatë reformistë për presidencën e 2017. E vetmja gjë që është e sigurt është se Sarkozy nuk e meriton.