Reuters ngre shqetësimin se një përkeqësim i krizës greke dhe sidomos dalja e saj nga euro do të ketë efekte të rënda për disa vende në Ballkan, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ku ka një sërë bankash greke që ushtrojnë aktivitet. Reuters thotë se, nëse qytetarët grekë, të frikësuar fillojnë të tërheqin paratë nga bankat, kjo do të reflektohet edhe në degët e tyre në vendet e tjera të Ballkanit. Ndërkohë, frika ka filluar dhe Reuters thotë se vetëm javën e kaluar depozituesit kanë tërhequr 1 miliardë euro nga bankat në Greqi, me frikën se qeveria nuk do të arrijë dot një marrëveshje me kreditorët. Kjo mund të çojë në një zinxhir pasojash që mund ta fusin sistemin në kolaps.
“Asetet e bankave greke në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi janë ekuivalente me rreth 18, 16 dhe 12 për qind të GDP respektivisht, kurse Bullgaria dërgon në Greqi rreth 7 për qind të eksporteve të saj”, thotë Reuters dhe kjo është një peshë e konsiderueshme që kërcënon sistemin financiar në këto vende. Institucionet financiare shqiptare nuk kanë thënë asgjë për këtë fenomen dhe nuk dihet nëse Shqipëria ka një plan për përballimin e situatës në rast se ky skenar bëhet realitet.
Tregëtia dhe Bankat Greke kërcënim për Ballkanin
Me lidhje të forta tregëtare me Greqinë dhe sistemin e saj bankar, Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanas mbeten shumë të rrezikuar nga kërcënimi i rënies financiare greke, megjithëse varësia është më e vogël se disa vjet të shkuara.
Ndërsa Athina duket se për tani ka siguruar një zgjatje kohe për borxhin, rreziku për daljen e saj nga euro ekziston akoma, me rrezikun se bankat greke mund të përballen me boshatisjen e llogarive, duke u detyruar të shkurtojnë fondet për degët në varësi jashtë vendit.
Këto degë janë përqëndruar në Ballkan. Në Bullgari bankat greke zotërojnë një sasi afërsisht sa një e pesta e GDP së saj, duke iu referuar të dhënave të huazimit ndërkufitar Bank of International Settlements [Banka e Marrëveshjeve Ndërkombëtare].
Asetet e bankave greke në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi janë ekuivalente me rreth 18, 16 dhe 12 për qind të GDP respektivisht, kurse Bullgaria dërgon në Greqi rreth 7 për qind të eksporteve të saj.
“Ka dy elementë. Një, çfarë ndikimi ka zbrazja e depozitave brenda Greqisë në zotëruesit e depozitave në këto banka në vendet e tjera?” tha Simon Quijano-Evans, kreu i tregjeve në zhvillim në Commerzbank.
Depozituesit grekë tërhoqën javën e kaluar një miliardë euro me rritjen e frikës për kontrollin e kapitalit, nëse qeveria dështonte të arrinte një marrëveshje me kreditorët.
Në Bullgari, United Bulgarian Bank, Piraeus Bank Bulgaria dhe Alpha Bank janë 100 për qind në pronësi të bankave greke, ndërsa Postbank është 54.2 për qind me pronësi greke. Katër banka rumune dhe 3 shqiptare janë të kontrolluara nga banka greke.
“Efekti i dytë është financimi nga banka mëmë – a mund të jetë i mundshëm dhe në vazhdim, ose ose a do të ndërhyjnë autoritetet lokale për t’i rikapitalizuar këto banka?” shtoi Quijano-Evans.
Hendeku i financimit – i diferencës mes huave dhe depozitave – mund të jetë deri në 5 për qind e GDP në Bullgari, nëse bankat greke ndalojnë financimin e degëve të tyre, sipas llogarive të Bank of America/Merrill Lynch.
Në Rumani dhe Serbi hendeku është 2 për qind, sipas të njëjtit burim.
Në anën pozitive, lidhjet janë më të liruara se disa vjet më parë. Bank of America llogarit që hendeku ishte 8 për qind në Bullgari në 2012 dhe 6 për qind në vendet e tjera.
Asetet e bankave greke në Bullgari ishin afërisht 30 për qind e GP në 2012, kurse në Serbi ishin thuajse 20 përqind, sipas të dhënave të Bank of International Settlements.