Neal Gabler
Reuters
Kur Gallup publikoi sondazhin e përvitshëm për burrat që amerikanët admiruan më shumë gjatë vitit 2014, aty bënin pjesë dy nga emrat më pak të mundshëm: presdienti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Duke marrë gjithçka në konsideratë, 2014-ta nuk ishte një vit shumë i mirë për të dy.
Të dy u përfshinë në konflikt dhe kundërshtime. Të dy u përballën me kritika ndërkombëtare. Dhe të dy u shfaqën konfliktualë që, të paktën nga ana diplomatike, nuk konsiderohet hiç e admirueshme.
Atëherë, pse Putini dhe Netaniahu kanë admirues të mjaftueshëm në SHBA për t’i vendosur ata në këtë listë? Përgjigja e thjeshtë mund të jetë që ata shfaqin siguri në një kohë që ajo është e lavdëruar dhe shikohet si forcë.
Kjo është e kundërta e saj që na mësojnë kurset e sofistikuara të shkencave humane në kolegj – që siguria është një territor i klounëve dhe kalorësve. Nuk ka të vërtetë absolute, këmbëngulin studiuesit, dhe, edhe nëse ka, askush nuk mund të pretendojë monopolin e saj. Ne na kanë mësuar të besojmë te pasiguria, rehatia dhe një lloj i caktuar i modestisë intelektuale. Kjo lloj modestie citohet rregullisht si cilësi e mendimtarëve dhe njerëzve të mëdhenj. Ata i njohin kufizimet e tyre.
Por në botën reale, njerëzit jo domosdoshmërisht e konsiderojnë të admirueshme moderstinë intelektuale. Jeta e përditshme na mëson se një gjë që duhet të admirojmë është ndenja e sigurisë së një personi – të nderojmë bindjet e thella dhe një gatishmëri për të kundërshtuar dyshimin.
Putini dhe Netanjahu janë, padyshim, shumë të ndryshëm, duke filluar me faktin që i pari është njeri i fortë, i cili mund të imponojë sigurinë e tij te të tjerët, kurse i dyti jo. Por nëse ata kanë një gjë të përbashkët, atëherë është kjo: asnjëri prej tyre nuk duket se vuan nga konflikte të brendshme personale. Secili projekton siguri absolute në bindjet dhe vizionin e tij.
Nuk është e vështirë të kuptohet pse amerikanët mund të ngatërrojnë sigurinë me fuqinë, e cila është vërtetë e admirueshme. Vetëbesimi është praktikisht një fe shekullare në Amerikë. Në botën amerikane të secilit për vete, dëgjojmë pafundësisht që vetësiguria dhe vetëbesimi janë dy elementët magjikë për një jetë produktive dhe të kënaqshme. Mund të arrini gjithçka vetëm nëse keni besim te vetja. Mund të pushtoni Ukrainën, për shembull, ose mund t’i rezistoni presionit ndërkombëtar për të gjetur një farë rehatie me palestinezët.
Në terma politikë, Putini dhe Netaniahu ndajnë të njëjtën sjellje – që është sjellje filmash. Ajo e llojit që amerikanët e pëlqenin shumë te John Wayne ose Arnold Schwarzenegger, personazhet e të cilëve nuk patën kurrë dyshime.
Jo domosdoshmërisht ne mund të besojmë në atë që bëjnë Putini dhe Netaniahu. Sigurisht, amerikanët nuk e përkrahën, përfshi dhe ata që e admirojnë, aneksimin që Putini i bëri Krimesë. Admirimi i tyre mund të jetë për hir të gatishmrësië për të vepruar në një botë shpesh të paralizuar nga mosveprimi. Eksitimi pëlqehet, edhe kur veprimi është i diskutueshëm. Admirusesi mund të kenë thënë: “Ai e ka gabim, por është i fortë.”
Por nëse siguria ka qenë gjithmonë tërheqëse, dhe nëse kjo tërheqje është forcuar nga lëvizja e veprimit secilit për vete, tani ajo e fiton fuqinë më të madhe nga fakti që një botë në konflikt, në rrezik, e paaftë dhe moralisht bosh – një botë si kjo e jona – i është dashur të krijojë një antidot psikologjik ndaj rrëmujës rreth nesh. Atidoti është siguria, dhe tani ne jetojmë në kulturën e sigurisë: ne besojmë atë që besojmë dhe askush nuk mund të na largojë prej saj. Ajo është spiranca jonë.
Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Putinin dhe Netaniahun. Mjafton të shikosh lajme televizive, ose të dëgjosh një emision televiziv, që të dyja në shërbim të sigurisë, për të kuptuar se ajo ka një urë lidhëse në media, dhe mjafton të shikosh një seri komentesh në internet për parë se sa është demokratizuar siguria.
Dyshimi është demode – anakronizëm. Duket se askush nuk dyshon në opnionet e veta. Ironia është se kultura e sigurisë kontribuon në ndjenjën e paralizës, sepse siguria jo vetëm që e përjashton kompromisin, ajo e kthen në armik këdo që ka mendim ndryshe. Putini dhe Netaniahu, dy liderët me vetëbesim të madh në botë, duket se janë dy nga më paranojakët. Gjë që çon në një tjetër ironi. Siguria e nxit konfliktin, nuk e zgjidh atë.
Por politikani fjalëashpër s’ka të bëjë me efikasitetin politik. Sjellja e tij ka të bëjë me estetikën e lidershipit dhe nga kënaqësia që ata ndjejnë kur shikojnë njerëzit që e trajtojnë realitetin si video game. Putini dhe Netaniahu flasin dhe vështrojnë si tipa të fortë. Ata kultivojnë imazhin, e megjithëse kjo i frikëson shumë nejrëz, padyshim që shumë të tjerëve u jep njëfarë vetëbesimi. Tek e fundit ka pak siguri në botë.
Kur gjithçka duket se kam marrë rrokopujën, Putini dhe Netaniahu janë aty të na tregojnë se ata zotërojnë përgjigjet – dhe që John Wayne është gjallë në Moskë dhe Jeruzalem.