Joel Weickgenant
Real Clear World
Presidenca e Këshilli të Europës, e cila ndryshon me rotacion mes vendeve anëtare të BE çdo gjashtë muaj, nuk është post ekzekutiv në asnjë lloj kapaciteti. Megjithatë, nuk është as thjesht një zyrë ceremoniale. Një nga egërsirat administrative të çuditshme që BE mbikëqyr, presidenca qëndron diku mes një prove për ndërtimin e ekipeve teknokratike – administratat dhe stafi i tyre kanë një mundësi të fusin duart në hekurat e brendshme të makinerisë së BE – dhe shtrëngimi i dorës në mënyrë xhentëlmenësh mes shteteve anëtarëve që kryejnë rotacionin, të cilët e përdorin këtë zyrë për të bërë të njohura prioritetet e tyre dhe të shkëmbejnë informacion, ngjatë procesit të dorëzimit, mbi gjendjen relative të çështjeve të BE.
Një gjë që u jep drejtorëve të saj është një megafon pak më të madh për gjashtë muaj. Në kohë të qëndrueshme, shteti pasardhës mund ta përdorë atë megafon të nxjerrë në dukje ndoshta bashkimin energjetik të Europës ose tregun dixhital të saj. Me drejtimin e BE në kohë emergjence, Holanda, e cila ka marrë drejtimin që në janar, e ka ngritur volumin. Kryeministri Mark Rutte, duke folur për krizën e refugjatëve, paralajmëroi Europën se duhet ta zgjidhë atë deri në fund të dimrit, ose do të jetë e nevojshme një plan B. (Ndërsa është e vështirë të shikojmë cili është plani B.) Duke trajtuar një prioritet për holandezët që janë të dhënë pas ligjit, ministri i jashtëm Bert Koenders muajin e kaluar lëshoi një paralajmërim, në fillim të debatit në Parlamentin Europian mbi ndryshimet e diskutueshme të Polonisë për gjykatat dhe mediet, duke i bërë të ditur se Varshava nuk do t’i bashkohej Budapestit në minimumin e sundimit të ligjit në gjithë Europën pa u sfiduar nga shtetet partnere. Konders tha:
“Nuk është sekrete që vendi im, Holanda, atdheu i Grotius dhe strehë e shumë gjykatave ndërkombëtare, mendon se duhet të respektojë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit në politikën e jashtme dhe evropiane.”
“Më 2013, bashkë me Gjermaninë, Finlandën, dhe Danimarkën, ne u dërguam një letër partnerëve tanë duke shprehur nevojën për një platformë të debatojmë sundimin e ligjit. Nëse ne mund flasim për peshqit dhe financat, pse të mos flasim për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit?”
E kështu Koenders prezantoi një Seminar për Sundimin e Ligjit, të organizuar nga presidenca holandeze në Strasburg më 2 shkurt. Mesazhi ishte i qartë: Në këndvështrimin e Holandës, kontinenti ka një krizë në sundimin e ligjit që meriton vëmendje të menjëhershme, edhe mes krizës financiare të eurozonës dhe problemeve me refugjatët. Në të gjitha drejtimet, holandezët kanë qenë më të zëshëm se gjithë presidencat e tjera në përpjekje të udhëheqin agjendën evropiane. Në zyrën e Amsterdamit ka urgjencë më të madhe, ajo që i mungon është fuqia e vendimmarrjes.
Paqëndrueshmëri në laboratorin evropian
Skica e mësipërme ndihmon për të ilustruar një dinamikë më të gjerë: Mes krizave, natyra e lidershipit në Europë po ndryshon; është bërë shumë i vështirë për t’u rrokur, dhe kjo parrokshmëri ndikon në çdo zyrë. BE ka qenë gjithmonë një laborator qeverisjeje. Me përbërësit e krizës të hedhur në të, paqëndrueshmëria e eksperimentit ka penguar shfaqjen e liderëve të qartë. Marrëdhëniet nuk janë më lineare, me elektoratin që lidhet në një mënyrë të njohur me të zgjedhurit, me liderët kombëtarë që ruajnë një marrëdhënie të qartë me strukturat super-shtetërore, dhe me përpjekjet kryesore që ekzistojnë në një betejë për sferat e sovranitetit, ose në thjeshtësinë e një gare elektorale.
Shkrimtari dhe analisti politik Jay Ogilvy identifikon atë që ai e quan heterarki në sistemin e politikës globale në një ese për Stratfor. Pak citime rrokin thelbin çfarë do të thotë heterarki:
“Kur realitetet e gjakut dhe mishit të trurit janë më shumë të ngatërruara, thelbi logjik mund të rroket në çështjen ideale të gjashtë neuroneve të vendosura në një konfiguracion rrethor të tillë që A stimulon B dhe frenon C. B stimulon C dhe frenon A. C stimulon A dhe frenon B.
[…]
“Për çudi – dhe këtu problemet dhe mundësitë shfaqen – ky qark logjik është identik me atë që ekonomisti Kenneth Arrow e përshkruan si “Paradoksi i votuesit”. Problemi shkon pas deri në shekullin e 18-të kur u identifikua nga Marquis de Condorcet. Merrni rastin në të cilin një fraksion pëlqen kandidatin A ndaj B dhe B ndaj C; një fraksion i dytë, i barabartë, pëlqen B ndaj C dhe C ndaj A; dhe një fraksioni i tretë pëlqen, besoj e keni marrë me mend, C ndaj A dhe A ndaj B.”
[…]
“Problemi me heterarkinë, dhe sfidat për ta bërë atë funksionale, nuk është mungesa e hierarkisë, por shumë hierarki në garë. Dhe ky është realiteti në të cilin jetojmë.”
Masa deri ku teza e Ogilvy-t përfaqëson një realitet në shfaqje e sipër, nuk ka vend më të dukshëm se Europa, dhe në asnjë vend tjetër vektorët konkurrentë – A është pushteti i qeverive kombëtare, B elementi super-shtetëror, C elektoratet kombëtare – nuk janë më të dukshëm, edhe nëse ende disi të pakuptueshëm. Shembujt janë me bollëk sesi veprimi i ndërsjellët pengon formimin e lidershipit të fortë, dhe fillojnë me kreun, me përpjekjet e kancelares gjermane Angela Merkel për të amortizuar kundërshtimin ndaj pranimit që Gjermania u bëri refugjatëve. Pushteti i saj konsumohet për shkak të kundërshtimit të brendshëm në Gjermani, pikërisht kur Gjermania përpiqej të merrte rolin e liderit kontinental – një rol i rëndësishëm për interesat kombëtare gjermane, i cili kërkon një bllok tregtar evropian integral që të thithë eksportet gjermane.
Kjo mund të shikohet në Poloni, ku elektorati shpërbleu partinë populiste për Ligj dhe Drejtësi që duket si një mandat i fortë për të zbatuar një agjendë me orientim të brendshëm dhe konfliktual. Në të njëjtën kohë, popullsia polake është në shumicë pro BE, dhe Polonia më shumë se shtetet e tjera përfiton nga zemërgjerësia europiane, duke vendosur kufizime afatgjata të konsiderueshme mbi atë që është e mundshme të bëjë administrata. Kjo është e sigurt që minon qartësinë e veprimit. Kufizime elektorale të ngjashme kontrollojnë ngritjen e Frontit Nacional në Francë, siç u pa në zgjedhjet lokale më të fundit, ku një elektorat euroskeptik gjithnjë e më shumë prapëseprapë nguroi t’i jepte një lëvizjeje politike të huajsh mundësinë e qartë drejt pushtetit.
Pastaj kemi rastin e Matteo Renzit në Itali. Ndoshta asnjë zyrtar evropian nuk ka bërë më shumë duke lëvizur mes strukturave qeverisëse të BE dhe politikës kombëtare të brendshme sesa kryeministri italian. Ne prisnim që ish-krybashkiaku i Firences të bënte një strumbullar politikisht të motivuar në konfrontimin me Euuropën, pas një periudhe paraqitjeje të reformave ekonomike dhe politike të gjera dhe pas mandatit të BE për shtrëngime ekonomike. Renzi bëri pikërisht këtë. Ai ka promovuar aftësitë e tij si lideri evropian në ngritje, duke nxjerrë në pah votat e Partisë Demokratike në zgjedhjet evropiane të fundit – me 11.2 milionë vota, më shumë nga gjithë partitë evropiane. Renzi përfiton në Itali nga një opozitë e përçarë e karakterizuar nga çarje, isha, dhe separatistë, dhe nga gatishmëria e tij për të bërë marrëveshje me politikanë të qendrës së djathtë. Ai po improvizon një korpus politik të ngjahmëm me kristian-demokratët – një parti dominuese për pesë dekada që u shpërbë nga skandali, në fillim të viteve 1990.
Megjithatë për Renzin ka disa probleme: Së pari, ai nuk ka fituar kurrë zgjedhje kombëtare, dhe në një vend të parregullt sa Italia, manovrat e brendshme të sipërpërmendura, që janë bërë të nevojshme pjesërisht nga kërkesat evropiane, vazhdojnë të rrezikojnë armiqësimin e elementëve të së majtës, që janë baza e Renzit. Së dyti, Italia rrezikon të bëhet shkretinë e një krize bankare në një të ardhme të largët. Duke marrë në konsideratë elementët e paqëndrueshëm të prezantuar tashmë në laboratorin evropian, kjo duhet të shkaktojë dridhje në gjithë kontinentin evropian.