Parlamenti shqiptar vendosi më në fund që këshillat bashkiakë në zgjedhjet e ardhme të ndahen në mënyrë të barabartë nga përkatësia gjinore. Kështu, tashmë ato do të kenë domosdoshmërisht 50{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} vagina dhe 50{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} penisë. Një nismë e fundit e një nje grupi grash në parlament të quajtur Aleanca e Grave Deputete, ka bërë të mundur që ky vendim të sanksionohet me ligj, duke u votuar bindshëm nga parlamenti me nivelin më të lartë të testosteronit që ka pasur ndonjëherë ky vend. Ndërkohë partitë kanë kohë të mendojnë për ndonjë trans apo hermafrodit në stol të rezervave për të bërë të mundur shpërndarjen e duhur, duke e përdorur si xhol në raste dorëheqjesh, dezertimesh e vrasjesh te stacioni i trenit.
Tashmë partive do t’u duhet të eleminojnë shumë nga kandidatët e tyre në rradhë pikërisht për shkak se nuk kanë përkatësinë e duhur fiziologjike. Kandidatëve të përjashtuar nga ky ligj iu mbetet vetëm të ndërrojnë seks të arritur të drejtën e mohuar ose të gjejnë mënyra më efikase për t’iu futur bërrylat kolegëve të tyre meshkuj. E gjith kjo vjen si pasojë e një politike që mendon se gratë mund të fitojnë barazinë me burrat vetëm duke kushtëzuar dhe limituar konkurrencën e lirë.
Ky është vetëm fillimi. Në bazë të hapjes së derës për politika të tilla favorizuese ndaj shtresave të diskriminuara, parlamenti i ardhshëm do të copëzohet në bazë të përqindjeve të shtresave që kërkojnë të drejtat e tyre, të ngritura mbi përkatësitë etnike, racore, fetare, dialekotre, orientimit seksual apo shtresa e grupe të ndryshme sociale. S’duket e largët dita kur nuk do të mund të ketë më zgjedhje, pasi emërimet do të duhet të kenë atë konfigurim që vetëm variabla të sofistikuar matematikorë mund t’i zgjidhin. P.sh: partive do t’iu duhet të heqin picir për të gjetur një kandidat aromun, mysliman, bahai, lesbike me aftësi të kufizuara, grua nga shoqata a mamijeve të persekutuara, për të vendosur barazinë përballë një kandidati burrë.
Politika të tilla konsiderohen si mekanizma mbështetës në funksion të përmirësimit të rolit të gruas në shoqëri. Sipas këtij perceptimi, mosprania e grave në parlament vjen vetëm për shkak të dhunimit të të drejtave që iu bëhen nga burrat dhe përderisa këto të drejta iu janë dhunuar për jetë e mot tani duhet patjetër që ato të kompensohen duke i shndërruar në privilegje. Befas, të qenurit femër bëhet nga sakrilegj në privilegj. Të lindësh me vaginë tashmë do të thotë të lindësh me këmishë.
Në gjuhën e aktivizmit feminist kjo quhet: diskriminim pozitiv – një mënyrë alternative e ushtrimit të diskriminimit, që merr vlerë vetëm pse iu lezeton disa individëve, grupeve shoqërore ose ideologjive të caktuara. Diskriminimi është pozitiv në këtë rast, sepse gratë përfitojnë të drejtat e mohuara, paçka se sipas logjikës të një loje me rezultat zero; dsikriminimi pozitiv për një kategori njerëzish do të thotë diskriminim negativ për kategori të tjera, pasi atë që e përfiton njëri, duhet ta humbë patjetër dikush.
Feministët do të thonë në kësi rastesh se nuk është problem të humbin njëherë diçka edhe burrat, pa u kujdesur të kultojnë se humbja, në këtë rast, nuk është dëm i përbashkët, por individual. Kjo nuk përbën kurrfarë problemi për ta. Në logjikën e tyre nuk është problem nëse i hyhet dikujt në hak, pasi e drejta nuk mund të vendoset vetëm se nëpërmjet një padrejtësie. Këtë bëri edhe komunizmi me luftën e klasave dhe sekuestrimin e pronës.
Paradoksi qendron këtu se lëvizjet për të drejtat e gruas kanë kërkuar historikisht barazi gjinore dhe jo privilegje gjinore. Lëvizjet e grave kanë luftuar historikisht që njerëzit të mos shihen nga ajo çfarë kanë mes këmbëve për të fituar një të drejtë, një status apo një post. Ato janë përpjekur që përkatësia gjinore të mos jetë objekt apo kriter përzgjedhjeje e diferencimi në raportet shoqërore. Sot në emër të tyre po bëhet pikërisht kjo, diferencimi. Ja që ndonjëherë qenka mirë që një kandidat të zgjidhet edhe mbi bazë të asaj ç’ka mes këmbëve. Për hir të barazisë u dashka shkelur barazia dhe u dashka që përkatësia gjinore të jetë kriter përzgjedhës në politikë.
Megjithatë, asgjë për t’u shqetësuar. Politika do të vijojë të jetë kjo që është. Në fund fare, sido që të jetë, përzgjedhja e vaginave do të vijojë të bëhet nga tre penisë me kollare të partive kryesore. Mirëserdhët në botën e paradoksit!