Goditja e rradhes sikur duket ka dal nga Peshkopia me Shuken, tek Shkodra e bukur, vendi i artistëve, i traditës, i perspektivës. Pesë punonjësit abuzojnë me fëmijët. Tmerr!!! Populli shqiptar të habit me tërë mend. Te lë me gojën hapur. Ti mbyll sytë edhe kur do të shohësh.
Po me vjen interesante se si ka mundësi që një vend i tille, abuzimi seksual i fëmijëve është më shumë seç duhet në numër, e mos flasim për abuzim fizik ndaj tyre?! Ka shumë njerëz që janë monstruozë, që kanë çregullime psikologjike, por punonjësit e një insititucioni ku supozohet se janë edukuesit e fëmijëve, e të mësuarit të parimeve të moralit dhe etikës shoqërore?!!! Më tmerron dhe më bën të kamufloj veten për të thënë se jetoj në një realitet tjetër më të mirë se ky që ndëgjojmë. Çfarë faji kanë fëmijët që abuzohet me to?! Nga kush duhet të mësojnë se çfarë është e drejtë për to?! Sa fëmijë ka anë e mbanë Shqipërisë që abuzohen dhe torturohen fizikisht?!
Çfarë i shtyjnë këta monstra të abuzojnë me to?! Robert Greene thotë se shumica i do fëmijët sepse aty nuk ka kush i refuzon, aty e gjejnë natyrën e tyre qe u mungon, natyrën që kthehen në origjinë, pa mekanizma mbrojtës. Dikush këtë natyrshmëri e përdor për keq.
Në Shqipëri, mbi 50 milion $ çdo vit harxhohen nga organizatat e huaja dhe vendase për sensibilizim dhe politika të mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e tyre, për tu mësuar atyre shpresën… Por problemi qëndron në gjenezë, tek represionet kolektive seksuale. Të gjithë shkojnë të edukojnë fëmijët, por pak edukatorët. Të gjithë mundohen të rrisin fëmijët, por pak mendojnë se edukatoret po plaken dita-ditës. Të gjithë duan të ndëgjojnë fëmijët, por i harrojnë nevojat e edukatoreve. Shumica e edukatoreve në Shqipëri janë aty sepse nuk kanë qëllim dhe mision edukimin e fëmijëve, por ato 300 mij lekë nuk u dalin as për “make up” . Nëse do argument per këtë, shko shiko rezultatet e testimin të edukatoreve!
Të gjithë ata që kanë punuar në sistemin e korrektimit (burgjeve) e dinë se më të urryerit mes tyre janë ata që kanë abuzuar me fëmijët. Vrasja është me normale për të burgosurit se sa të abuzuarit e një fëmije. Në fakt, nuk mund të ketë krim më të shëmtuar. Fakti që ai ndodh kaq shpesh dhe që shteti dhe shoqëria nuk reagojnë, na bën të gjithëve me turp.