Amerikanët ndihen të kërcënuar, nga forca përtej kufijve e brenda tyre. Në fakt, kur janë pyetur për presidentin amerikan Barack Omaba dhe atë rus Vladimir Putin, rezultati ishte shumë i ngushtë – Putinin e shikonin 20 për qind, ndërsa Obamën 18 për qind e të anketuarve.
Një sondazh i kohëve të fundit i Reuters/Ipsos pyeti më shumë se 3000 amerikanë se kush ishte cili ishte, sipas tyre, kërcënimi më i madh për ta dhe për vendin. Të anketuarve iu treguan një seri kërcënimesh të mundshme dhe pastaj u pyetën t’i radhisnin për nga shkalla rrezikshmërisë duke filluar nga më pak e rrezikshmja te ajo me rrezikun më të madh.
Mendoj se është e drejtë të thuhet se ekspertët e sigurisë kombëtare mund të mos bien dakord me zgjedhjet e publikut.
Më shumë njerëz kan frikë Boko Haram-in, një grup radikal islamik i frikshëm por i pafuqishëm që mund të ketë problem qoftë dhe të paguajë biletat e avionit të mbërrijë në SHBA, sesa Rusia, e cila kohët e fundit pushtoi një vend kryesor evropian. Dhe 34 për qind e konsiderojnë Kim Jong-un, udhëheqësin e Koresë së Veriut, një kërcënim eminent. Kim-i mund të ketë ca bomba bërthamore, përndryshe vendi i tij është një shportë e shpuar, aq i varfër sa mbështetet te ndihma ndërkombëtare për t’u ushqyer. Megjithëse, duke pasur parasysh sa shpejt u tërhoq nga kinematë filmi i Sony Pictures “Intervista”, ma ha mendja se jo vetëm publiku ka frikë nga djaloshi me stil flokësh unik.
Ndoshta pjesa më shqetësuese është mënyra si amerikanët shikojnë njëri-tjetrin, thjesht për shkak të partisë politike që pëlqejnë. Trembëdhjetë për qind shikojnë si kërcënim eminent partinë demokratike e republikane. Kjo shifër është e njëjtë me atë të atyre që mendojnë se rreziku eminent mund të jenë kinezët. Një verifikim i shpejtë i realitetit: asnjëra nga partitë politike nuk zotëruesi më i madh i huaj i borxhit të SHBA, dhe asnjëra prej tyre nuk mund ta shkërmoqë ekonominë amerikane për një pasdite. Dhe asnjë nga partitë amerikan – ato që ne njohim – nuk ka ndërtuar në mënyrë të pavarur një ushtri që shumë shpejt mund të rivalizojë atë të SHBA-së.
Është kërcënuese gjithashtu të shikosh që të dyja grupet politike janë të shqetësuar për veten e tyre: 38 për qind e demokratëve dhe 42 për qind e republikanëve mendojnë se partia e tyre është një farë kërcënimi. Politika të ofron shokë të këqij, por kur ke frikë nga partia jote atëherë je futur në krevat me diçka të dyshimtë.
Ndërkohë, bota është sigurisht e shqetësuar për SHBA. Në një sondazh të Gallup me njerëz në 65 vende, rreth një e katërta emërtuan SHBA si kërcënimin më të madh për paqen në botë. Ndoshta kjo nuk mund të jetë befasuese, ngaqë rreth gjysma e amerikanëve e dinë se cili ka qenë vendi i vetëm që përdorur bombën atomike.
Por sondazhi i Reuters/Ipsos nuk u kufizua te “gjëra që janë kërcënim eminent.” Ai pyeti dhe për “njerëzit që janë kërcënim eminent.”
Udhëheqësi i al-Kaedas Ayman al-Zawahiri – zëvendësuesi i Osama bin Laden-it – renditej si numri një, e cila ka kuptim, përderisa al-Kaeda është i vetmi grup militant islamik që ka goditur me sukses brenda SHBA-së.
Më i pakuptueshëm ishte fakti që Jihadi John, ekzekutuesi i Shtetit Islamik para kamerave, i cili është kryesisht një krijim mediatik, pikërisht te emri, shihet si kërcënim eminent nga 38 për qind e të anketuarve. Ky person gjendet diku në Siri ose Irak dhe nuk është i gatshëm as të zbulojë fytyrën në publik, megjithëse është krenar të shfaqë punën e tij të përgjakshme.
Kategoria e fundit e sondazhit i pyeste amerikanët se cila fe, lëvizje, prirje ose fenomen përbën kërcënim. Megjithëse miliona njerëz mbahen peng nga pagat e ulëta në punë me kohë të pjesshme që ofron shumë pak shpresë për një jetë më të mirë, terrorizmi mbetet kërcënimi numër një për ta, me reagimin e 55 për qind të anketuarve. (Nëntë për qind e të anketuarve thanë se nuk ishin të sigurt se cili ishte kryesori, dhe kjo është e kuptueshme se Reuters u vendosi para një tufë mundësish të frikshme.)
Numri dy i perceptuar si kërcënim është sulmi kibernetik dhe spiunimi kibernetik. Nuk është e qartë nga pyetjet nëse të anketuarit kanë më shumë frikë nga spiunimi i vendeve të tjera apo nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA.
A duhet të befasohemi që 25 për qind e të anketuarve e shikojnë Islamin si kërcënim eminent? Vetëm 24 për qind shikojnë ngrohjen globale – një siguri shkencore që do të ndryshojë mënyrën e jetës në planet, dhe jo për mirë – në të njëjtën mënyrë.
Por kërcënimet vijnë e shkojnë në mendjen e publikut me ndryshimin e ngjarjeve, dhe lista ndoshta tregon që njerëzit dëgjojnë po aq sa mendojnë.
Bashar al-Asadi i Sirisë renditej lart në mendjet e njerëzve në të shkuarën. Vetëm 17 për qind e shikojnë si kërcënim tani, por një vit e gjysmë më parë, sekretari i Shtetit John Kerry e futi në një listë që me sa duket e ka akoma, e cila përfshin gjithashtu Adolph Hitler dhe Saddam Husseinin.
Sot, megjithëse është më i gjallë se Hitleri dhe Saddam-i, Assad-i është pa rëndësi për shumicë prej nesh.
Poshtë në listën e besimeve fetare dhe lëvizjeve që ne i shikojmë si kërcënime qëndrojnë Judaizmi dhe Krishterimi (7 dhe 6 për qind, respektivisht). Ende, shumë amerikanë mendojnë që ateizmi është një kërcënim më i madh – me 12 për qind.
Të anketuarit i shikojnë të drejtat e homoseksualëve (12 për qind) dhe të drejtat e grave (5 për qind) si kërcënime eminente.
Ne kemi frikë këtu në tokën e trimave. Shikojmë kërcënim kudo, shikojmë si kërcënim eminent edhe besimet fetare të fqinjëve tanë dhe zgjerimin e të drejtave bazë të të gjithë amerikanëve. Në botë ka njerëz të këqij, mostra që mund të mund të na lëndojnë. Por ca si shumë sondazhe tregojnë se jemi të frikësuar nga njëri-tjetri. Ky është një kërcënim i vërtetë.