Maureen Mullarkey
The Federalist
Mos nis betejë politike me Papa Frençeskun? Titulli i një eseje të kohëve të fundit të Rachel Lu-së dhe delikatesa pas saj më kujtoi një shaka herreje.
Maksi dhe Moishi po shoqërohen te vendi i ekzekutimi në një kamp nazist. Në shenjë kundërshtimi të papritur, Maksi çon dorën dhe u nge gishtin e mesit gardianëve. I tmerruar, Moishi ia ul dorën dhe i pëshpërit, “Të lutem, Maks, mos prish punë.”
Lu harron që ekziston diçka e tillë si opozita besnike. Ajo i citon kritikat ndaj papës si dëshmi “lufte”. Një luftë e republikanëve. Me këtë qëndrim, ajo bie në të njëjtin kurth të ngritur nga media e gjerë, pikërisht atë që ajo u kërkon konservatorëve ta shmnagin.
Nën drejtimin e papës, i cili i lejon vetes të japë gjykime mbi çështje gjeopolitike dhe shkencore, Kisha Katolike rrezikon udhëtimin e saj drejt vdekjes. Ajo kthet në një entitet politik të majtë, ndërsa ne vijmë rrotull vagonave dhe moderojmë tonin e zërit. Çështja bëhet serioze, kur një papë ngatërron simbolet politike dhe ideologjike me ato fetare.
Shoqëria civile ka pjesën e saj të kontributit në atë ngatërresë. Kjo pjesë rritet kur preferencat papale, të maskuara në idioma kristiane, rreshtohen me agjenda ideologjike (p.sh. ambientalizmi radikal) që kufizojnë liritë demokratike dhe rëndësinë e individit. Gjatë gjithë historisë së kishës, ka pasur tensione mes Pjetrit dhe Çezarit, mes kishës dhe shtetit. Françesku, i rritur në Argjentinë gjatë kulmit të peronizmit, jep gjithë shenjat e animit nga shteti.
Le të flasim për shoqërizimin e Papa Françeskut me marksistët
Përderisa Lu i referohet shkrimit tim në First Things, le të kthehemi pas për një çast. “Françeku dhe iluzioni politik” shoqërohej me një foto të papës duke qëndruar mes dy aktivistëve ambientalistë dhe mbante në dorë një bluzë kundër shpimeve për gaz. U bënë përpjekje nga mbrojtësit e papës që imazhi të konsiderohej thjesht një imazh i ngjashëm me deklaratat e papës jashtë protokollit. Më i moshuari prej dy personave në foto është is Fernando Solanas, një drejtor filmi argjentinas, propagandist dhe politikan i njohur. Një lojtar kyç në Argjentinë, ai garoi për president të Argjentinës si kandidat i socilaistëve në 2007 dhe për senat vitin e kaluar. Në vitet 1960, ai ishte një nga themeleusit e Grupo Cine Liberación (Grupi Çlirimtar i Filmit) me Octavio Gettino, të dy asokohe ishin marksistë dhe përkrahës të Juan Peron-it.
Bashkë me Gettino-n, Solanas-i themeloi Tercer Cine (Kinemaja e Tretë). E njohur në vitet 1970-1980, ajo ishte një lëvizje – një shkollë – kundërshtare e neokolonializmit dhe kapitalizmit. Ajo publikoi një manifest, “Dokumentari nuk është kurrë natyral” që hapej me fjalët e Frantz Fanon: “…ne duhet të bisedojmë; ne duhet të shpikim.” Në stilin imponues të manifesteve të majta, ai përfshinte citime nga Mao, libërthi i Çe Guevarës “Lufta Guerrile”, dhe trakte antikoloniale dhe pro-kubane. Ai flet kundër “vlerave borgjeze”, “superprodhimit të kinemasë”, dhe “kundër lodrave të tregut të filmit, shumica e të cilëve ishin nga SHBA”.
Gettino vdiq pas dy vjetës; Solanas vazhdoi rrugën me pishtar në dorë.
Solanas dhe Gomez kërkonin me ngulm që hapat e gabuar mjedisore të deklaroheshin ‘krime kundër njerëzimit”.
Ai takim i Papës me Solanas-in, më 11 nëntor 2013, ishte planifikuar prej muajsh. Ishte kurorëzimi i konferencës së Vatikanit me aktivistët argjentinas në lidhje me “krimmet mjedisore”. Prokurori Federa mori pjesë aty. Kur bisedimet mbaruan, Françesku i ftoi Solanas-in dhe Gomez-in në apartamentin e tij për takim privat dhe një foto përmbyllëse. Ata i shoqëroi një kameraman dhe një teknik zëri. Aty s’kishte asgjë rastësore.
Solanas dhe Gomez i kërkuan papës që hapat e gabuar mjedisore t’i quante “krime kundër njerëzimit”. Asnjë përkufizim nuk u dha se çfarë ishte krimi dhe çfarë i dallonte ato nga një aksident. Ata i lavdëruan slloganet e papës për fushatën e tij të ardhshme: “Ne duhet të lutemi për fëmijët që marrin bukë të pistë, të cilën ua japin prindërit e tyre.”
Filmi jepej ndërkohë që papa shikonte bluzën dhe i afroi ata te kamera: “Thuaj jo shpimit [për gaz]” dhe “Uji vlen më shumë se floriri”. Pasi mbaroi kjo, Frençesku, i vetëdijshëm për imazhin, zgjodhi murin përballë të cilit do të pozonte, kur mbajti një meshë. Kjo është vepër skenike shqetësuese, pa kuptim.
Papacia e thurjes
Gjatë kësaj kohe, Françesku ka dënuar papunësinë e rinisë në nivel 46 për qind në një vend evropian, pa ia përmendur emrin, por ai duket se nuk e ka idenë e shkaqeve të një papunësie të tillë. Ai ofron vetëm pakënaqësinë ndaj “sistemit ndërkombëtar të padrejtë” e të mjegullt në të cilin jetojmë. Kjo, plus një dorë e drejtuar nga Hiroshima, minierat dhe kabllot e tensionit të lartë paraqiten si dëshmi që “ne jetojmë mitin e Shivës.”
Pavarësisht rishfaqja e islamit pushtues dhe pastrimit të të krishterëve nga Lindja e Mesme, Françesku deklaron se “konflikti më i madh që po rritet është beteja për ujë.” Ne s’duhet të harxhojmë ose kontaminojmë ujin. Nga fundi i kësaj shfaqjeje skenike, Françesku citon Çu En Lain, shërbëtori i Maos. Përveç përmbajtjes së dëmshme të vetë citimit, zgjedhja e tij tregon simpatinë e Françeskut për shijet ideologjike të Solanas.
Vlen të përmendet se fotoja propagandistike i dha publicitet të pamasë filmit La Guerra del Fracking (“Lufta e shpimit”), i ndaluar nga qeveria e Argjentinës. Filmi, në italisht me titra në anglisht, zgjat nëntë minuta.
Françesku nuk është naiv. Ai i përcjell prioritetet e tij çdokujt që i kushton vëmendje. Nuk duhet të jesh republikan ose konservator për të kuptuar mesazhin. Në mbështetje të teologjisë së tij të gjelbër, ai ka planifikuar një fjalim në OKB dhe një kongres të liderëve fetarë botërorë në Vatikan. Ai është i përgatitur t’i huazojë kësaj agjende peshën magjistrale të një enciklike. Megjithatë, kur në Paris vriten njerëz të pafajshëm nga e njëjta forcë që derdh gjak të krishterësh në Lindjen e Mesme, e shumta që është në gjendje të bëjë është një hashtag [thurje], #PrayersforParis.
Kontrasti flet vetë.
Heshtja dhe nënshtrimi nuk kanë qenë kurrë të dobishme
Lu do që ne të kthejmë kokën në anën tjetër. Ajo pëlqen që konservatorët të heshtin ndaj supozimeve papale, me qëllim që të mos ndezin media liberale. Shkurt, ajo e racionalizon heshtjen si mjet që përcakton kufijtë e medias. Ky është një pozicion që e lë mënjanë faktin afatgjatë të dëmit të këtij veprimi.
Le të jemi të sinqertë. Konservatorët e kanë keq të heshtin, e keq të flasin. Ndërsa vëzhgues të ndryshëm modelojnë zërin e tyre, Françesku çan përpara me programin e tij demagogjik, i cili e bën shtetin gardian dhe zbatues të vlerave. Shtypja e kritikave ndaj qëndrimeve të njëanshme politike të papës ose sjelljen e gabuar të tij nuk i bën nder kishës. Ajo është pak më shumë se dështimi, prej të cilit nuk di të fitojë asnjë lloj shpërblimi nga shtypi. Heshtja është një formë bashkëpunimi.
Në fillim të këtij muaji, Peter Berger-i raportoi në The American Interest se Leonardo Boff është këshilltar i papës për enciklikën e tij të ardhshme kushtuar ndryshimeve klimaterike. Boff, një ish-prif françeskan, është një nga mbrojtësit kryesorë të Çlirimit të Teologjisë, që është refuzuar nga dy pontifët paraardhës të tij. Në mars 2013, në kohën e zgjedhjes së Françeskut, Boff i tha shtypit se Jorge Bergoglio [Papa Françesku] ishte më liberal seç mendonin njerëzit. Konservatorizmi i tij ishte rrjedhojë e presionit nga Vatikani. Rorate Caeli e regjistori parashikimin e Boff: “Tani ai është papë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Shumë vetë do të habiten me ato që Françesku do të bëjë.
Tetorin e kaluar, Françesku sulmoi “katolikët ideologjikë”, duke i quajtur ata “një sëmundje serioze” brenda kishës. Çfarë është papa Françesku, nëse nuk është një ideolog?