Sinisa Jakov Marusiç
Lideri i opozitës socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, i bëri thirrje të martën qeverisë heqë dorë nga pushteti menjëherë, pasi publikoi biseda mes zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet për printimin e kartave të identitetit, duke shpërndarë njerëz në gjithë vendin për të votuar, duke vjedhur materiale elektorale – përfshi dhe mbylljen e ashensorëve me qëllim që të moshuarit të mos dilnin në votime.
“Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet,” tha ai. “Kjo qeveri nuk është më qeveria maqedonase. Qeveria e Gruevskit duhet të japë dorëheqjen menjëherë, Prokurori i Përgjithshëm Marko Zvrlevski duhet tp japë dorëheqjen menjëherë dhe ekipi drejtues i radiotelevizionit maqedonas duhet të japë dorëheqjen menjëherë!”
“Ne s’do të lejojmë destabilizimi e Maqwdoisë. Gruvski, ka marrë fund!” shtoi Zaev. “Ne kërkojmë formimin e një qeverie të përkohshme me mandatin të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni, dhe të garantojë ndarjen e plotë të partive sunduese nga institucionet,” vazhdoi ai.
Socialdemokratët i prezantuan materialet më të fundit përpara disa mijëra njerëzve në qendër të Shkupit. Një turmë e madhe jashtë ndërtesës, e cila nuk mundi të futej brenda, i ndoqi ngjarjet në ekrane, kurse 40 mijë njerëz e ndoqën direkt në Alsat TV. Në një bisedë dëgjohej zëri i shefit të policës sekrete Saso Mijalkov dhe ministrit të transportit Mile Janakieski që planifikonin të vidhnin material mes dy raundeve të zgjedhjeve.
Në një tjetër, ku flitej për shtypjen e kartave të identitetit, shfaqej ministria e Brenshme, Gordana Jankulovska. Kishte përgjime gjithashtu me biseda rreth shpërndarjes së votuesve të rremë në gjithë Maqedoninë, duke përdorur emrat e personave të vdekur për të votuar, si dhe rrëfimin e ministrit të financave se kjo që bën partia nuk “nuk është e drejtë”.
Në përgjigje të tjera shfaqe ministri i transporteve Mil Janakieski duke diskutuar për të ndaluar nga votimi ditën e zgjedhjeve të moshuarit, ai instrukton njerëz nga operatori i shpërndarjes së energjisë që ndërpresë energjinë e godinave të larta, që të mos punojnë ashensorët.
Zëri i Jankuloskas dëgjohet duke iu hakërryer një personi të caktuar të përfshirë në zgjedhje. “Atë minutë që do të bëjë një gabim do të pushohet nga puna,” thotë Jankuloska. Bashkëbiseduesi i saj shton: “Duhet t’i djegim restorantin”.
Zaev të martën bëri thirrje “për një hetim ligjor, të paanshëm, publik, me pjesëmarrjen e komunitetit internacional”. Maqedonia ka nevojë për një prokuror të fortë, shtoi ai, i italianët, Giovani Falcone, i cili u përball me mafian siciliane.
“Sistemi i sigurisë tonë është shembur, gjithë institucionet vitale kontrollohen nga pak njerëz. Gjithë vendi punon për këta pak njerëz”, tha kandidati presidencial socialdemokrat në zgjedhjet e 2014, Stevo Pendarovski. “Në Maqedoni ka një diktaturë dhe populli maqedonas është kundër saj. ne kemi një regjim të mirë organizuar. Ne kemi gjithashtu nevojë për një strukturë demokratike të organizuar ta kundërshtojë atë,” ai shtoi. “Maqedonia nuk ka pasur një sfidë të tillë më parë… Regjimi është gjunjëzuar, por nuk është mundur”, vazhdoi ai.
Biseda të tjera tregojnë manipulimin e votave ku përfshihet votimi i ushtrisë dhe policisë, dhe ministrat e që rregullojnë transportin me avionë për votuesit e VRMNO DPMNE nga diaspora.
“Kjo është një tokë e padrejtësisë ku Nikola Gruevski dhe pak njerëz rreth tij sundojnë dhe punojnë për qëllimet e tyre personale. Ne i dëgjuam në incizime ku e quanin veten kriminelë. Ne kemi përgatitur padi kriminale për gjithë krimet dhe dyshimet që përmbajnë incizimet por ne nuk presim zgjidhje legale, të paktën jo për momentin,” tha sekretari i përgjithshëm socialdemokrat, Oliver Spasovski.
Në incizime të tjera nënkuptohet përdorimi i presioni ndaj të punësuarve në sektorin publik, përfshi kërcënimin për t’i pushuar nga puna. Opozita shfaqi gjithashtu një bisedë të incizuar që supozohet të jetë mes shefit të policisë sekrete Saso Mijalkov dhe ministrit të transporteve Mile Janakieski, që nënkuptonte se qendra kryesore elektorale e partisë qeverisëse ishte vendosur në ministrinë e transporteve.
Vlatko Mijalkov, kushëri i Gruevskit, dhe Mile Janakieski, dëgjohen që bisedojnë si t’i bëjnë presion njerëzve në institucionet publike të votojnë për partinë për pushtet – dhe i bën ata të përgatitin një listë me më shumë se 20 veta për pratinë.
“Duhet të punojmë në institucione,” thotë zëri i Mijalkov, të cilit Janakieski i përgjigjet se e kishte bërë këtë tashmë në sipërmarrjet më të mëdha publike. Një incizim kishte bënte fjalë për hakmarrje financiare ndaj familjes së të ndjerit këngëtar pop Tose Proeski. Ministri Mile Janakieski dëgjohet i zemëruar që pëlqimi i familjes Proeski nuk ishte për partinë në pushtet dhe telefonoi ministren e Kulturës Elizabeta Kanceska Milevska për të ndërpriste ndihmën financiare që merrte familja e këngëtarit.
“Duhet ta largojmë nga puna, duhet të ndërpresim ndihmën 3000 euro për ta dhe të mbyllim muzeun [kushtuar Proeskit në Kërçovë]. Si thua?”, pyet Janakieski. Zëvendëspresidenti socialdemokrat Radmila Sekerinksa tha se zbulimi kishte alarmuar shumë njerëz, të cilët nuk do ta kishin ëndërruar që gjëra të tilla ishin të mundshme. “Por e vërteta na ka çliruar gjithashtu nga pritshmëria fals që e keqja do të largohet vetë. E dimë që kjo nuk ndodh. E vërteta na dha përgjegjësi të shikojmë përpara,” tha ajo. “Ne po e bëjmë këtë betejë dhe kërkojmë mbështetje që pushteti të bëhet përgjegjësi sërish… kështu që maqedonasit të flasin lirisht, kështu që gazetarët të punojnë të lirë dhe ne të marrim vendime të lira,” tha ai. “Maqedonia duhet të bëhet një vend kur sundimi i ligjit të jetë në fuqi dhe survejimi të jetë përjashtim dhe jo normë. Ne nuk duam ministra që betohen çdo ditë për qëllimet e tyre të mira, por një qeveri që do t’i tregojë këto qëllime të mira çdo ditë,” shtoi ajo.
Zaev akuzoi gjithashtu Gruevskin se ka planifikuar ta akuzojë për marrje ryshfeti “në të njëjtën mënyrë që akuzoi Ljube Boskovskin”. Në 2011, një gjykatë në Shkup e dënoi politikanin me shtatë vjet burg për financim të paligjshëm të partisë së tij të vogël. Megjithatë, opozita ka publikuar video që tregojnë se ai ishte shënjestruar nga shefi i policisë sekrete, Mijalkov.
Opozita nisi publikimin e stivës së saj me kaseta të përgjuara më 9 shkurt. Zaev tha se qeveria kishte përgjuar rreth 20 mijë persona në një vend me 2 milionë. Ai tha se përgjimet ishin orkestruar nga kryeministri Gruevski dhe Mijalkov. Gruevski i ka mohuar akuzat, duke insistuar se opozita i ka marrë materialet nga “shërbime sekrete të huaja” të paemërtuara. Gruevski dhe ministra të tjerë nuk e kanë mohuar autenticitetin e kasetave të publikuara, megjithatë, nuk kanë pranuar ta komentojnë për përmbajtjen e tyre.