Carlos Alberto Montaner
Real Clear World
Presidenti i SHBA nuk kishte shkelur ende në tokën Kubane kur regjimi nisi hedhë bomba retorike. Fillimisht erdhi një editorial në Granma. Thelbi i tij? Kuba nuk do të lëshojë asnjë milimetër nga pozicioni i saj socialist dhe antiimperialist, përfshi përkrahjen për çavizmin që ka pjellë në Venezuelë, një burim i madh subvencioni për kubanët, mallkimi për venezuelasit, dhe shqetësimi për fqinjët e saj.
Pastaj, ministri i jashtëm Bruno Rodríguez, paralajmëroi se qeveria nuk e çmonte nëse Obama do të fliste për fuqizimin e popullit kuban. Ose, nëse SHBA do të përpiqej t’u impononte internetin kubanëve. Kuba, tha ai, “do të mbrojë sovranitetin teknologjik të rrjeteve tona.” Në gjuhë të thjeshtë ai tha policia politike do të vazhdonte të kontrollonte komunikimin. Ata jetojnë për ketë dhe me këtë sigurojnë jetesën.
Presidenti i SHBA ishte i vendosur. Ai do të fliste hapur për të drejtat e njeriut gjatë vizitës së tij në Kubë. Ai tha kështu dhe do ta bëjë këtë. Por ka dhe më: Barack Obama me sa duket nuk do të takohet me Fidel Kastron. (Kujdes: Kurrë mos thoni kurrë për këtë diktator). Të paktën për tani, ai nuk do t’i japë rëndësi kuriozitetit antropologjik që ngjallin gjithmonë tiranët e moshuar. Sot, Fideli është një karikaturë e vetes së tij, por ka sigurisht një patologjie për të biseduar me një figurë historike që ia ka dalë të harxhojë 60 vite duke u shfaqur në emisionet e lajmeve.
Përveç kësaj, Obama do të jetë zemërgurë për t’u takuar me disa demokratë në opozitë. Këtu ka një mesazh të plotë. Ky është një leksion për Mauricio Macri, i cili s’ka shkuar ende në Kubë, dhe për François Hollande, që kaloi nëpër Havanë dhe nuk pati kurajë qytetare të bënte një gjest solidariteti me disidentët. Obama do të takohet me ata të vijës së ashpër. Ai do të hedhë krahun mbi supet e luftëtarëve, më të persekutuari dhe më të pjekurit. Ata që policia politike i përshkruan si terroristë dhe agjentë të CIA-s.
Sidoqoftë, unë kam mendimin që Obama nuk njeh mirë folenë e grerëzave në të cilën ka hyrë. Ai ka dekretuar në mënyrë të njëanshme fundin e luftës së ftohtë me Kubën, edhe pse shteti ishullor këmbëngul në mbështetjen e Koresë së Veriut me armë, ndihmë për të terroristët në Lindjen e Mesme, dhe mbështetjen për Bashar al-Asadin e Sirisë dhe ajatollahët e Iranit.
Duket gjithashtu i parëndësishëm fakti që Havana drejton orkestrën e vendeve socialiste të shekullit 21 (Kuba, Venezuela, Bolovia, Ekuadori, dhe Nikaragua), që të gjithë antiamerikanë dhe të gatshëm të ringjallin luftën që Bashkimi Sovjetik e la pambaruar.
Obama nuk ndihet i dobët. Ai shalon një elefant të madh, më të madhin që ka parë historia dhe, nga perspektiva e fuqisë botërore kryesore, këta shkurtabiqë latino-amerikanë shumëngjyrësh duken si pleshta që do të shtypen natyrshëm nga pesha e realitetit që është pashmangshmërisht mbizotëruese.
Mund të jetë kështu, por në këtë logjikë ka një mangësi serioze. Në Panama, Obama deklaroi se SHBA ka hequr dorë nga mendimi për të ndryshuar regjimin kuban, por do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vizionin demokratik të Perëndimit. Kjo është një kontradiktë e qartë.
Diktatura vëllezërve Kastro dhunon të drejtat e njeriut pikërisht ngaqë ndjek vizionin leninist që vetë ideja e këtyre të drejtave është dredhi e borgjezisë kapitaliste. Nuk beson te drejtat. “Revolucioni” mbron të tjera vlera, të shprehura në të ashtuquajturat të drejta shoqërore. Kjo është e shkruar në kushtetutë, e cila është formuluar sipas modelit që Stalini i imponoi Bashkimit Sovjetik në vitet 1930.
Kur një kuban shpreh mendimin e tij lirisht, dhe ai mendim kundërshton dogmën komuniste, ai nuk ushtron të drejtën e tij për shprehur lirisht mendimet, por kryen një krim. Kur dy ose më shumë kubanë përpiqen të mbrojnë ose përmbushin idealet ose interesat e tyre jashtë kanaleve zyrtare, ata nuk ushtrojnë të drejtën e grumbullimit. Ata kryejnë një krim.
Këto shkelje nuk do të ndalojnë derisa ishulli të ndryshojë regjimin. Ka mundësi që regjimi të përmirësojë kushtet e jetesës së disa kubanëve, dhe ka mundësi që disa eksportues amerikanë do të përfitojnë nga hapja e tregut, edhe pse fatura do të paguhet më në fund nga taksapaguesit amerikanë.
Por nuk do të ketë liri, nuk do tiketë respekt për të drejtat e njeriut, dhe armiqësia antiamerikane nuk do të përfundojë derisa sa të mbarojë regjimi totalitar dhe të zëvendësohet me një demokraci të vërtetë. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke i bërë lëshime një diktature. Përmbushja e dëshirave nuk politikë e mirë.
Carlos Alberto Montaner është gazetar dhe shkrimtar.