Në histori të njëpasnjëshme për zyrtarët e korruptuar të Kinës, media shtetërore bën përshkrime që kujtojnë shpellën e Aladinit. Shpesh raportimi është i detajuar në mënyrë tronditëse, pjesë nxitjes propagandistike që zvogëlon suksesin e fushatës antikorrupsion të nisur nga presidenti Xi Jinping, menjëherë pasi mori pushtetin në nëntor 2012.
Një zyrtar në sektorin e qymyrit, i arrestuar në maj 2014, mbante në shtëpi një shifër rekord 33 milionë dollarë Kesh, ndërsa një zyrtar i nivelit të ulët i ndërmarrjes së ujërave, i arrestuar në shkurt 2014, kishte fshehur afërsisht 40 kg flori dhe tapitë e 68 shtëpive. Në Ushtrinë Popullore Çlirimtare të Kinës, shërbimi ushtarak i saj, një gjenerali të arrestuar në mars 2014 iu gjetën 20 fuçi me pije alkoolike, një varkë prej floriri, dhe një statujë prej flori e udhëheqësit Mao. Volumi i madh i pasurisë dhe objekteve të luksit të raportuara në shumë raste korrupsioni në Kinë tregon se elita sunduese nuk është vetëm e përfshirë në korrupsion, por ajo vuan nga një çrregullim i brendshëm kolektiv. Gazeta shtetërore China Business News raportoi se kur Ma Junfei, një zyrtar i hekurudhës në kryeqytetin e Mongolisë së Brendshme në veri të Kinës, u arrestua për korrupsion më 2013, u tha autoriteteve se “shqetësimi më i madh” që kishte pasur kishte qenë të gjente një vend ku të fshihte paratë që merrte.
Vala më e fundit e zyrtarëve të shkarkuar përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë të detyrës dhe nivelit të korrupsionit në një shkallë të atillë saqë nuk kishin ku ta fshihnin, sado që mund të jenë munduar. Këtu është një listë me disa nga rastet më spikatura:
- Xu Caihou, gjeneral ushtarak në pension. Kasaforta e tij e skalitur, e mbushur me flori, jade (gur i çmuar) dhe një ton kartëmonedha dollarë, euro dhe Renminbi, u desh të transportohej të paktën me 10 makina. Në tetor 2014, media shtetërore se Xu e kishte pranuar korrupsionin, por ende nuk ka dalë në gjyq.
- Gu Junshan, gjeneral dhe nxënës i Xu. Hetuesve iu deshën katër kamionë për të transportuar kartëmonedha, 20 fuçi me pije alkolike, një anije floriri, dhe nj statujë të Mao Cedunit.
- Ni Fake, ish-zëvendës guvernator i rajonit Anhui në lindje të Kinës. Pjesa më e madhe, 80 për qind, e ryshfetit prej 2 milionë dollarësh që Ni mori iu dha në formën e copave të jade. Pjesa tjetër ishte vepra arti dhe para të thata.
- Ma Chaoqun, zyrtar i ndërmarrjes së ujërave në qytetin bregdetar Beidaihe, afër Pekinit. Ma nuk ishte zyrtar i lartë, por magazina e tij tregoi se e kishte shfrytëzuar maksimalisht pozicionin e tij. Atij iu gjendën 19.3 milionë dollarë cash, rreth 40 kg ar, 68 shtëpi në shumë qytete kineze, përfshi Pekinin. Vetëm paratë cash vlerësohet të kishin peshën 1.5 tonë dhe zinin rreth 15 metër kub.
- Vei Pengyuan, kreu i departamentit të Adminitratën Kombëtare të Energjisë. Autoritetet gjetën rreth 33 milionë dollarë Vei-t në maj 2014 dhe thanë se ishte sasia më e amdhe e parave deri tani. Katër nga 16 makinat, të cilat u përdorën për t’i numëruar paratë, u prishën.
Malet me para të grabitura janë një punë e rrezikshme dhe e pashmangshme për zyrtarët e korruptuar në Kinë. Andrew Wedeman, profesor i shkencave politike dhe ekspert për korrupsionin kinez, në universitetin e shtetëror të Georgia-s, i tha Foreign Policy se cash-i në sasi të madhe përdoret për arsye praktike. E para, korrupsioni kërkon një ekonomi që përdor cash për të shmangur lënien e gjurmëve. Por kartëmonedha më e madhe kineze është 100 renminbi ose jen me vlerë rreth 16 dollarë, këshu që “ryshfetet në qindra mijëra jen krijon një stivë të shumë të madhe.” Ryshfeti shpeshherë shfaqet në formën e dhuratave të stolive, floririt, veprave të artit, sahatë luksozë.
“Zyrtarët lokalë lehtësisht mbledhin sasi të mëdha parash të thata dhe sendesh të çmuara,” tha Wedeman, duke shtuar që problemi është “se çfarë të bëjnë me mallin e mbledhur”. Depozitat bankare mund të tërheqin vëmendjen për hetime, kurse kontrollet e rrepta të kapitalit e bëjnë të vështirë nxjerrjen e parave jashtë Kinës.
Shumë vetë detyrohen të fshehin mallrat e tyre nëpër shtëpi, ose marrin apartamente ose magazina me qira. Beijing News publikoi një grafik interesante në janar 2014 që tregonte vendet në shtëpi të zakonshme ku zyrtarët e korruptuar detyroheshin të fshihnin ryshfetet e tyre përgjatë viteve, përfshi dollapë sekretë, fundin e koshit të plehrave, dhe oxhaqet. Një zyrtar i nivelit të ulët në qytetin bregdetar Shandong i kishte fshehur mallrat e tij ryshfet në kanistra çaji në kopsht. Ky person u dënua me vdekje e pezulluar për dy vjet, një masë që kthehet në burg të përjetshëm. Në një editorial për New York Times-in në maj 2014, shkrimtari i njohur Yu Hua përshkroi si Xu Qiyao, një zyrtar në një provincë në lindje të Kinës, i mbështolli 3.2 milionë dollarë me veshje plastike dhe e fshehu “në një zgarbull, poshtë një pirgu me pleh, në një fushë orizi, brenda në barake.”
Me kaq shumë cash në shtëpitë e zyrtarëve të lartë, disa komentatorë kanë ngritur zërin, nëse ky veprim ka apo jo ndikim në sistemin monetar të Kinës. Paratë e kapura mund të ktheheshin me lehtësi në sistem, por zyrtarët kinezë kanë një mënyrë origjinale për trajtimin e materialeve të bllokuara: ata i nxjerrin në ankand online në faqen Taobao. Kjo faqe është e organizuar gjeografikisht, duke e bërë të lehtë për të parë ku janë ndaluar mallrat në provinca dhe qytete specifike. Kjo veçori, së bashku me përshkrimin në mediet shtetërore, duket se është një strategji për të ndryshuar perceptimin publik për korrupsionin, të cilin shumë qytetarë e shikojnë si një fakt të jetës. Wedman i tha FP se ekspozimi është një mënyrë “për të treguar se zyrtarët e korruptuar janë të babëzitur irracionalë saqë marrin ryshfete që nuk kanë mundësi reale t’i përdorin.”
Pas kësaj mund të fshihen dhe qëllime të tjera dinake. Kur Vei Qiang ra nga vakti si shef policie në metropolin jugor të Chongqing, shator 2009, gazetarët u ftuan të shikonin policinë si nxori 3.2 milonë dollarë cash nga një akuarium, ku mendohej që i kishte fshehur Vei. Lajmet e kohës raportuan se ai i kishte mbështjellë paratë me aq kujdes saqë nuk kishte depërtuar në to “asnjë pikë ujë”. Vei u ekzekutua në korrik 2010. Vite më vonë, në janar 2013, gazeta e Hong Kong-ut, në anglisht, South China Morning Post raportoi se skena e parave në akuarium mund të ishte sajuar nga Vang Lijun, kreu i sigurisë publike në Chongqing. (Në shtator 2012, Vang u dënua me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin, marrje ryshfeti, mashtrim dhe “shkelja e ligjit për fitime personale”.) Post-i citoi një biznesmen nga Chongqing-u që thoshte se Ven-i nuk kishte lidhje fare me paratë që iu gjetën në akuarium. “Paratë ishte marrë hua nga një biznesmen lokal një ditë më herët dhe Vang-u ftoi mediet të shikonin të ashtuquajtur evidencë.”