David Hearst
Izraeli po e humbet betejën me opinionin publik në Britani. Shumë pak vetë janë gjendje ta paraqesin në mënyrë grafike rënien e mbështetjes [për Izarelin] më mirë se ambasadori i izraelit në Britani. Daniel Taub ka lindur dhe është shkolluar këtu [në Britani] dhe i duhet veç të krahasojë fillimin e qëndrimit ndaj Izraelit në rininë e tij me gjykimin e sotshëm, i ftohtë, i drejtpërdrejtë.
Është zhdukur këndvështrimi rozë për Iraelin, si një ishull demokracie në detin e arabëve irracionalë e të dhunshëm. Është zhdukur bindja se Izraeli dëshiron të negociojë, nëse do të gjente një partner me këtë të fliste. Është zhdukur gjithashtu, nocioni i simetrisë në këtë konflikt, se kjo është një betejë mes forcash të barbarta.
Ky nuk është prej ndikimit të një komuniteti mysliman më të madh. Të gjithë britanikët sot me shumë gjasa janë më të vëmendshëm ndaj 14.000 mijë ndërtesave (kolonë) që Izraeli aprovoi gjatë nëntë muajve që ishte në bisedime për paqe me palestinezët; habiten se cili është fati i shtetit palestinez me më shumë se 600.000 kolonë në Jeruzalemin Perëndimor dhe në Bregun Perëndimor; pranojnë racizmin arrogant në diskursin e Izraelit në lidhje me joçifutët; ta përkthejnë në kufoma palestinezësh retorikën e Izraelit për sigurinë e tij.
Sa më shumë Izraeli këmbëngul që mbështetësit e tij të zgjedhin mes liberalizmit dhe zionizmit të tyre, aq më të pakta bëhen shanset që këto të dyja të bashkëjetojnë. Britanikët nuk besojnë më se zgjidhja është e afërt. Mendimi për Izraelin po ndryshon në mendjet e aleatëve të tij. Nuk është më një kauzë. Po kthet në një barrë të rëndë.
Vota e të hënës në Parlament për të njohur shtetin palestinez nuk është një rrufe në qiell të pastër. Nuk ishte e tillë as protesta, gjatë luftës më të fundit në Gaza, më e madhja në historinë e Britanisë në lidhje me konflikt izraelo-palestinez. Nuk ishte e tillë as dorëheqja e Zonjës Warsi, zyrtare e lartë e Ministrisë së Jashtme (britanike), politikania me profilin më të lartë që është dorëhequr për shkak të qëndrimit “moralisht të pambrojtshëm” të Britanisë në lidhje me Gazan. Warsi nuk ishte George Galloway, figurë anërore në politikë. Ajo është një politikane mainstream, të cilës i bënë ftesë dy parti të tjera pas dorëheqjes.
Prandaj thirrja e saj në gazetën Observer të dielën për të njohur shtetin e Palestinës ka fuqi politike dhe morale. “Mungon vullneti politik dhe kompasi ynë moral mungon,” i tha Observer-it ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së jashtme. “Nuk ka negociata, nuk ndodh asgjë. Ne duhet t’u japim frymë të re jete këtyre bisedimeve, dhe një mënyrë që ne mund ta bëjmë këtë është duke njohur shtetin e Palestinës.”
Vota do të jetë simbolike. Një shtet palestinez është një koncept virtual, dhe është njohur tashmë nga 134 shtete, më së fundi nga Suedia. Por nuk ka asgjë simbolike dhe teorike rreth presionit që ushtron lobi izraelit ndaj deputetëve që të votojnë kundër, veçanërisht ndaj laburistëve të udhëhequr nga Ed Milliband. Vota pro do të jetë e barabartë me kundërshtimin e një aleati që e kishte zakon të përcaktonte kushtet e debatit.
Argumenti i Izraelit dhe SHBA se njohja do të lëvizjet hezituese të Mahmud Abazit për t’u anëtarësuar në institucione të OKB-së si Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, do të paragjykonin rezultatin e bisedimeve të arsyeshme, është bosh. Bisedimet e arsyeshme nuk ezkistojnë. Çfarë paragjykimi më të madhe do të ketë për rezultatin e bisedimeve se sesa lajmërimet për ndërtimet e përmuajshme të kolonëve, të cilat, ndryshe nga lëvizje në OKB, marrin menjëherë formë betoni, e për të cilat bIzraeli nuk merr asnjë ndëshkim? Siç e ka thënë dhe ish-ministri i jashtëm, William Hague, për sa kohë mund të vazhdojë kjo gjendje pa e shkatërruar mundësinë e krijimit të dy shteteve. Ajo duket e shkatërruar nga të gjitha anët. Nuk do të vonojë kur specialisti të lëshojë çertifikatën e vdekjes së saj.
Warsi foli për përkrahjen që mori nga zyrtarë të “niveleve më të larta” në ministrinë e Jashtme për dorëheqjen e saj. Ajo e përshkroi të pamorlashme sjelljen e disa politikanëve “që nuk i lejojnë opinion publik, pikëpamje ministrie, pikëpamje parlamentare dhe pikëpamje të njerëzve që punojnë brenda sistemit.”
Ky nuk është një debat në lidhje me rezultatet, zgjidhje njështetërore apo dyshtetërore. Ai ka të bëjë me aftësinë e Izraelit për t’i dhënë formë e vendosur kufizime debatit ndërkombëtar; për të garantuar që debati zhvillohet vetëm bernda parametrave të përcaktuara ngushtë; të garantojë se do të vazhdojë të veprojë pa u ndëshkuar; të bëjë zero presionin ndërkombëtar dhe ta mbajë larg tavilinës së bisedimeve.
Pushtimi, siç ka thënë Abazi, nuk u kushton gjë pushtuesve. Strategjia e gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar është që të fillojnë ta bëjnë pushtimin të kushtueshëm për pushtuesit. Ky debat dhe kjo votë do të jetë një fillim i rëndësishëm.