Paul Craig Roberts
Foreign Policy Journal
Pse është i interesuar Uashingtoni për kontrollin e Maqedonisë?
Gjatë luftës së ftohtë Uashingtoni ishte i shqetësuar mos komunistët organizonin protesta që mund të ktheheshin në revolucione, me politikanë roje në pritje për të zaptuar qeverinë e re, e kështu të zgjerohej perandoria sovjetike. Kjo është pikërisht ajo që bën Uashingtoni sot.
Kohët e fundit e pamë diçka të tillë në Ukrainë e tani po e shikojmë në Maqedoni.
The National Endowment for Democracy (NED, Ndihma Kombëtare për Demokraci) u krijua më 1983. Qëllimi zyrtar është të promovojë demokracinë në botë. Sot NED përdor paratë e taksave tona për të rrëzuar qeveri që nuk anojnë nga Uashingtoni.
NED financon organizata jo qeveritare (OJF) në vende që Uashingtoni synon t’i destabilizojë politikisht. OJF-të veprojnë nën rubrika si “mësime demokracie” dhe “të drejtat e njeriut”. OJF krijojnë kuadro prej studentëve idealistë dhe politikanëve të pakënaqur dhe i lëshojnë ata kundër qeverive ekzistuese, pavarësinë e të cilave Uashingtoni përpiqet ta kufizojë.
Studentët idealistë janë thjeshtë naivë, ndërsa politikanët e pakënaqur thjesht dëshirojnë pushtet dhe i shpërbejnë Uashingtonit me qëllim që ta sigurojnë atë.
Sipas Ndihmës sekretares së shtetit Victoria Nuland, Uashingtoni harxhoi 5 miliardë në Ukrainë duke stërvitur politikanë e krijuar OJF si kolonë e pestë e Uashingtonit. Kur presidenti i Ukrainës Victor Janukoviç nuk pranoi të anonte Ukrainën nga interesat e Uashingtonit, Uashingtoni lëshoi kolonat e pesta dhe qeveria e Janukoviçit u përmbys me dhunë. Pavarësisht retorikës së Uashingtonit për demokraci, fakti që qeveria e Janukoviçit ishte zgjedhur në mënyrë demokratike dhe zgjedhjet e reja do të mbaheshin për pak muaj nuk e frenuan Uashingtonin në rrëzimin e Janukoviçit.
Tashmë duket se i njëjti fat është rezervuar për Armeninë, Azerbajxhanin, Kirgistanin dhe Maqedoninë. Shumica e amerikanëve nuk e dinë ku gjenden këto shtete.
Pse është Uashingtoni i interesuar në kontrollin e Maqedonisë?
Qeveria maqedonase nuk pranoi të merrte pjesë në sanksionet e Uashingtonit kundër Rusisë dhe ajo përkrah naftësjellësin rus që kalon përmes Turqisë dhe do të transportojë gaz natyral nga Rusia në Europë përmes Turqisë dhe kufirit grek.
Greqia po grabitet nga BE, FMN dhe bankat gjermane e holandeze. Për rrjedhojë, Greqia po shtyhet drejt krahëve të Rusisë ngaqë përkrahja ruse është e vetmja alternativë e Greqisë për të shpëtuar prej masave shtrënguese që BE ka vendosur ndaj popullit grek. Maqedonia qëndron mes Serbisë dhe Greqisë, një vend që nuk e do fort Uashingtonin dhe BE për shkak të shpërbërjes së Serbisë nga Uashingtoni dhe NATO. Uashingtoni ka frikë nga rrjedha e gazit rus, në një rrugë mbi të cilin ai nuk ka kontroll, për te shtetet e saj vasale, përmes aleatëve të Rusisë në Ballkan.
Nëse Uashingtoni mundet të kontrollojë Maqedoninë, Uashingtoni mund të qëndrojë Greqisë dhe Serbisë e ndoshta për të bindur Greqinë të anojë nga një gazsjellës i përkrahur nga Uashingotni që do të furnizojë Europën nga Azebajaxhani, duke zvogëluar kështu ndikimin e Rusisë në Europë.
Maqedonia ka një minoritet shqiptar. Shqipëria është vasal i Uashingtonit dhe anëtar i Natos. Uashingtoni është me disidentët shqiptarë, protestuesit janë në rrugë, qeveria e maqedonase është akuzuar për korrupsion si dhe qeveria ukrainase, dhe Departamenti i Shtetit të SHBA shprehet i shqetësuar për krizën politike që e ka orkestruar Uashingtoni.
Uashingtoni flet vazhdimisht për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, por nuk ka respekt për asnjërën. Uashingtoni përdor këto fjalë për pohuar mungesën e tyre në qeveritë që Uashingtoni synon t’i rrëzojë.
Qeveria ruse e kupton situatën. Nëse qeveria ruse ka nxjerrë mësime nga qëndrimi mënjanë kur u rrëzua qeveria ukrainase, kjo mbetet për t’u parë.
Nga këndvështrimi amerikan, në kontrast me këndvështrimin e Uashingtonit, çështja është a ia vlen lufta me Rusinë dhe Kinën për shkak të ndjekjes së qëllimeve hegjemoniste të Uashingtonit. Neokonservatorët, që kanë dorë të fuqishme në politikën e jashtme amerikane, besojnë se hegjemonia meriton çdo rrezik.