Gjatë takimit të tyre në samitin e Pekinit, presidenti Obama dhe presidenti Xi Jinping i Kinës ranë dakord për të lehtësuar kufizimin e vizave për biznesin, studentët dhe turistët.
Mirëpo, kur zoti Xi u pyet në një konferencë për shtyp, nëse mund të bënte të njëjtën gjë për gazetarët, të cilët e kanë pasur të vështirë të sigurojnë leje për të punuar në Kinë, ai u tregua i padurueshëm ndaj shqetësimeve të tilla.
Në fillim u duk sikur e anashkaloi pyetjen e Mark Landler, reporter i New York Times, por pastaj zoti Xi iu kthye duke këshilluar se “kur një makinë prishet në rrugë, ndoshta është e nevojshme të zbresim prej saj dhe të shohim se çfarë problemi ka”. Metafora mund të ketë qenë e mjegullt, por mesazhi ishte i qartë: ai i paralajmëroi organizatat e lajmeve se problemet e tyra ishte shkaktuar prej vetë atyre; ato po ndëshkoheshin për lajme të kundërshtueshme ose jo të favorshme dhe mund ta zgjidhnin problemin duke ndryshuar qasje.
Qeveria kineze rregullisht nuk ka pranuar të japë viza për gazetarë të rinj dhe ka kërkuar të bllokojë aksesin e gazetës në faqe elektronike në gjuhën angleze dhe kineze për njerëzit që jetojnë në Kinë gjatë dy viteve të fundit, për shkak të lajmeve të botuara nga New York Times në lidhje me pasurinë e elitës politike të Kinës.
New York Times nuk ka ndërmend ta ndryshojnë mënyrën e bërjes së lajmeve me qëllim që të përmbushë kërkesat e ndonjë qeverie – qoftë qeveria e Kinës, SHBA-së ose ndonjë vendi tjetër. Kjo gazetë ka një histori gjatë përballjeje me qeverinë amerikane, që nga botimi i dokumenteve të Pentagonit deri te përgjimet sekrete të qeverisë.
Përkushtimi New York Times është ndaj lexuesve të saj, që me të drejtë meritojnë diskutimin më të plotë, më të besueshëm të ngjarjeve dhe njerëzve në botë.
Kina, me 1.3 miliardë banorë dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë, pa SHBA, është një fuqi e madhe rajonale dhe ndërkombëtare dhe meriton vëmendje me lajme. Kjo gazetë do vazhdojë t’i vendit dhe qytetarëve të tij lajme dhe vëmendje të sinqertë. Zoti Xi pretendoi se Kina i mbron të drejtata e mideve. Duke kërkuar që gazetarët t’i përpunojnë lajmet në përputhje me shijet e shtetit, ajo mbron vetëm të fuqishmit dhe ata që kanë diçka për të fshehur. Një regjim me vetëbesim që e konsideron veten lider botëror duhet të jetë i aftë të përballojë kritikën dhe ekzaminimin e vërtetë.