Zoran Milosavljeviç, Beograd
Ndeshja elemintaret e Euro 2016, me ndjeshmëri të lartë politike, mes Serbisë dhe Shqipërisë u braktis të hënën pas një sherri mes lojtarëve të dy palëve pas shfaqjes së një falmuri.
Ndeshja e Grupit I, ku nuk ishin lejuar tifozët miq, u ndërpre kur një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe, flurutoi sipër pallatave dhe mbi fushë, me anë të një miniavioni të kontrolluar me pult me sa dukej, afër fundit të pjesës së parë.
Një lojtar serb kapi flamurin në stadiumin Partizani, duke nxituar një reagim zemërate te lojtarët shqiptarë dhe rrëmuja nisi.
Në fushë u futën forcat e ndërhyrjes shpejtë kur rreth një duzinë tifozë pushtuan fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptarë, të cilët u detyruan të futen në tunel ku qëlluan me sende nga shkallët.
Pas një vonese rreth një orë, gjyqtari anglez Martin Antikson e braktisi ndeshjen, e cila ishte 0-0 deri atëherë.
“Ajo që ndodhi ishte diçka që nuk mund ta kuptoj për momentin,” u tha gazetarëve kapiteni serb, Branislav Ivanoviç.
“Në emër të ekipit tim, gjithëçka që dua të them është se ne i mbrojtëm lojtarët shqiptarë gjatë gjithë rrugës deri te tuneli (pasi plasi sherri).”
“Ekipi shqiptar tha se ata nuk ishin të gatshëm fizikisht dhe pikologjikisht për të vazhduar ndeshjen, pasi folën me zyrtarët dhe ata do të vendosin tani për fatin e ndeshjes. Na vjen keq që futbolli kaloi në plan të dytë, por është e vështirë të arrijmë në konkluzione apo të bëjmë komente tani.”
Kapiteni shqiptar Lorik Cana i tha televizionit shqiptar: “Pashë lojtarët e mi që po goditeshin, madje dhe brenda në tunel, e dhe nga punonjësit stadiumit bile. Nuk ishim në gjendejn e duhur psikologjie dhe fizike për të vazhduar lojën.”
“PROVOKIM POLITIK”
Tlevizioni shtetëror serb raportoi se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama, u arrestua në sektroin VIP i dyshuar për lëshimin e flamurit.
Ministri i Brendshëm shqiptar Siamir Tahiri tha se me sa di ai Olsi Rama ishte larguar nga stadiumi për në aeroport, sipas informacionit që ai kishte nga ministria e Brendshme e Serbisë dhe zyrtarë shqiptarë në Beograd.
I pyetur nëse ai kishte organizuar lëshimin e flamurit, Tahiri u tha gazetarëve: “Jo, me sa di unë. Është spekullim.”
Siguria ishte e lartë në një ndeshje ku nuk kishte tifozë miq dhe që mbahej pas një një kohe të gjatë tensionesh serbo-shqiptare në lidhje me Kosovën, një krahinë ish-serbe që shpalli pavarësinë më 2008. Nato zhvilloi 78 sulme ajrore ndaj Serbisë më 1999 që të ndalonte vrasjen dhe spastrimin e shqiptarëve etnikë nga Kosova prej nga forcat serbe. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iva Daçiç, u citua nga website i të përditshmes serbe Blic të ketë thënë: “Ky ishte një provokim politik”
“Çështja kryesore për mua është si do të veprojë Uefa dhe Bashkimi Europian, sepse nëse dikush nga Serbia do të kishte valëvitur flamurin e Serbisë së Madhe në Tiranë ose Prishtinë, atëherë menjëherë kjo do të kishte shkuar në axhendën e Këshillit të Sigurimit në OKB.” Delegati i Uefa-s për ndeshjen tha: “Është një gjendje për të ardhur keq për të cilën do raportojmë; gjyqtari, unë dhe këshilltari i sigurisë. Rrethanat ishin të tilla që ndeshja nuk mund të vazhdonte.”
“Ju e patë çfarë ndodhi dhe unë nuk mund të komentoj kush e ka fajin ose kë të fajësojmë. Unë do të paraqes një raport me kolegët e mi për Uefa-n dhe Uefa do të vendosë çfarë do të ndodhë më tej.”