…vazhdim
Lufta siriane, e cila ka vrarë deri tani mbi 200,000 njerëz, lindi nga protestat paqësore në mars 2011, në një kohë që lëvizje të ngjashme u përhapën në gjithë disa vende të Lindjes së Mesme. Vala e protestave ishte e mirëpritur për administratën e Obamës. Dukej siku përfaqësonte mundjen përfundimtare të Al Kaedas dhe xhihadizmit radikal, një pikëpamje e reflektuar me të drejtë nga titulli i asoje në New York Times: ndërsa në botën arabe bien regjimet, Al Kaeda shikon historinë të ndodhë pa ndikimin e saj. Presidenti e pa vrajen e Osama bin Ladenit në maj 2011 si fitoren e tij kurorëzuese. Peter Bergen, analist për terrorizmin në CNN, hyri në garë duke i certifikuar Pranverën Arabe dhe vrajen e bin Ladenit si “kapitulli i fundit” i luftës globale kundër terrorit.
Nga ana tjetër, Al Kaeda kishte një interpretim tjetër për Pranverën Arabe, duke e vlerësuar atë si krejt pozitive për kauzën xhihadiste. Më pak i shqetësuar për sigurinë e tij nga ç’kishte sugjeruar Obama, Zawahiri ishte plot optimizëm. “Tiranët” e përkrahur nga SHBA, deklaronte ai nga qendra e tij e panjohur, po shikonin shkërmoqjen e kurorave të tyre në të njëjtën kohë që “mjeshtri i tyre” po mundej. “Projekti islamik” deklaroi Hamid bin Abdullah al-Ali, grumbullues fondesh për Al Kaedan me qendër në Kuvajt, do të ishte “përfituesi më i madh nga mjedisi i lirisë”.
Ndërsa revolucionet vazhdonin, qeveria e Obamës u bazua te “islami i moderuar” si mundësia politike më e përshtatshme për demokracitë arabe në horizont – dhe arriti në përfundimin që Vëllazëria Myslimane i përmbushte kushtet. Kjo organizatë islamiste e respektuar fillimisht ishte krijuar nga britanikët si mjet për t’iu kundërvënë lëvizjeve të majta dhe nacionaliste në perandori. Ndërsa fuqia britanike u dobësua, të tjerët, përfshi CIA-n dhe sauditët, ishin të kënaqur të sponsorizonin këtë grup për të njëjtin qëllim, të pakujdesshëm për agjendën e tij afatgjatë (Sauditët, megjithatë, gjithmonë u kujdesën që grupi të mos vepronte brenda mbretërisë së tyre).
Vëllazëria ishte në fakt paraardhësja ideologjike e lëvizjeve islamiste moderne më të dhunshme në kohët moderne. Sayyid Qutb, shpirti lëvizës i organizatës derisa u vra në Egjipt më 1966, shërbeu si frymëzim për të riun Zawahiri ndërsa iu fut rrugës së terrorizmit. Ekstremistët kanë ndjekur thirrjen e Qutb-it për rikrijimin e një kalifati në botën myslimane, së bashku me kthimin te zakonte para moderne të përshkruara nga Profeti.
Asgjë nga këto nuk e pengoi qeverinë e Obamës ta shikonte Vëllazërinë si një transmetuese relativisht të dyshimtë të islamit modern, jo shumë të ndryshëm nga lloji i shfaqur në Turqi, ku partia AKP e afërt me Vëllazërinë e cila kishte drejtuar diçka që dukej se demokraci vibrante dhe ekonomi të shëndetshme, edhe pse tradita shekullare e vendit kishte mbetur mbrapa. Ndërsa autokracia e Mubarakut në Egjipt u shemb, zyrtarët amerikanë e promovuan aktivisht Vëllazërinë vendase; ambasadorja amerikane, Anne Patterson, organizonte takime të vazhdueshme me udhëheqjen e grupit. “Qeveria ishte e motivuar të tregonte se SHBA ishte e në gjendje të bisedonte me islamistët”, më tha një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, “edhe pse anët negative të Vëllazërisë njiheshin shumë mirë”.
Në të njëjtën kohë që Vëllazëria përkëdhelej me kujdes nga SHBA, ajo gëzoi një lidhje të fortë me klikën e pasur sunduese në Katar. Ky vend i vogël ishte interesuar shumë që të pohonte pavarësinë e tij në një fqinjësi të dominuar nga Aarabia Saudite dhe Irani. Ndërkohë që kanë bazën ushtarake amerikane më të madhe në rajon, Katari mbështeti me financa përcaktuese atë që e quante fuqia në ardhje në politikën arabe. Ata ishin të sigurt, më tha ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, “që e ardhmja ishte në duart e islamistëve”, dhe e shikonin veten në “anën e duhur të historisë”.
Opozita siriane dukej si kandidatja ideale për ndihmë të tillë, sidomos qysh kur Assad-i kishte qenë në marrëdhënie jo të mira me SHBA (Qeveria siriane e parë dhe e vetme e zgjedhur në mënyrë demokratike u përmbys me grusht shteti të nxitur nga CIA më 1949 për shkak të interesave amerikanë të naftës). Në dhjetor 2006, William Roebuck, këshilltari politik në ambasadën amerikane në Damask, dërgoi një mesazh të klasifikuar në Uashington, më vonë i publikuar nga WikiLeaks, ku propozonte “veprime, deklarata dhe sinjale” që mund të ndihmojnë për destabilizimin e regjimit të Assad-it. Mes iniciativave të tjera të rekomanduara ishte një fushatë, e koordinuar me qeveritë egjiptiane dhe saudite, për të rritur alarmin ekzistues mes sirianëve sunitë në lidhje me ndikimin iranian në Siri.
Roebuck i bënte llogaritë bazuar në audiencën respektove. Një muaj më herët, Condoleezza Rice, sekretarja e shtetit, dëshmoi në Capitol Hill se në Lindjen e Mesme “kishte një linjë strategjik të re”, që ndante “ekstremistët (Irani dhe SSiria) nga “reformatorët” (Arabia Saudite dhe shtetet e tjera suite). Poshtë këtyre eufemizmave diplomatike gjendej diçka më themelore. Princi Bandar bin Sultan, i cili u kthye në Riad më 2005 pas shumë vitesh si ambasador në SHBA, e kishte shprehur qartë në një bisedë më të hershme me Richard Dearlove, drejtues për një kohë të gjatë i shërbimit inteligjent britanik MI6. “Nuk do të jetë e largët koha në Lindjen e Mesme,” tha Bandar, “kur do të jetë tekstualisht Zot ndihmoi shiat. Më shumë se një miliardë sunitë kanë duruar shumë”. Ishte e qartë pse bëhej fjalë. Bandari e kishte fjalën për shkatërrimin e shteteve shiite si Irani dhe Iraku, si dhe udhëheqjen alavite të Sirisë.
Megjithatë sauditët ishin të vetëdijshëm për ekspozimin ndaj sindromës së kthimit në të kundërt. Korrupsioni i tyre dhe praktika të tjera jo fetare i kishin neveritur xhihadistët, që kishin deklaruar më shumë se njëherë që ishin të gatshëm të pastronin vendin e tyre. Një frikë e tillë ishte e dukshme kur Dearlove vizioti Riadin me Tony Blair-in pas 11 shtatorit. Siç kujton ai, kreu i shërbimeve inteteligjente saudite i tha atij duke bërtitur se sulmet në Nju Jork dhe Uashingotn ishin “thjesht guralecë” krahasuar me katastrofën që ekstremistët kishin planifikuar të bënin në rajonin e tyre: “Ajo që duan këta ekstremistë është shkatërrimi i Shtëpisë së Saudëve dhe ribërja e Lindjes së Mesme”.
Nga këto deklarata, Dearlove dalloi dy impulse të fuqishme në mënyrë e të menduarit të udhëheqjes saudite. 1) “Kredencialet vehabiste për puritanizëm islamik të tyre si mbrojtës të vendeve të shenjta islame nuk do të kishin sfidues legjitimë ose të pranueshëm.” (Rekordi i tyre në prerjen e kokave dhe në shtypjen e grave nuk kishte konkurrues). 2) Sauditët pëlqenin “çdo lloj militantizmi që mund të sfidonte seriozisht kupolën shia”. Si reagim nga të dy impulset, Arabia Saudite do të hapte rrugën. Megjithatë, kësaj here xhihadi nuk do të ishte kundër komunistëve të pafe, por kundër besimtarëve të njëjtë myslimanë, në Siri.
vijon…