Peggy Noonan
A nuk ju bën skandali më i fundit i Hillary Clinton të ngrini duart dhe thoni: A duhet ta bëjmë këtë sërish? A duhet të kthehemi pas? Njerëzit e marrin të mirëqenë se ajo është presidentja jonë e ardhshme. Po përkufizojmë devijimin politik.
Skandali i kësaj jave është se kohët e fundit është zbuluar, më shumë se dy vjet pasi ajo është larguar nga detyra, që se gjatë katër viteve të saj si sekretare shteti zonja Clinton nuk ka kryer punë zyrtare përmes sistemit të emailit të Departamentit të Shtetit. Ajo kishte një adresë emaili private dhe domainin e saj të internetit, në serverin e saj privat, në njërën nga shtëpitë e saj private, në Chappaqua, New York. Që do të thotë se ajo kishte, dhe ka, kontroll të plotë të emaileve të saj. Nëse një gazetar nxirrte leje për të parë emailet e sekretares së shtetit, Departamentit i Shtetit nuk kishte çfarë t’i tregonte. Nëse Kongresi kërkonte t’i shikonte, Shteti do të thoshte që nuk kishte asgjë për të parë (Dy muaj më parë, me kërkesën e Shtetit, zonja Clinton dorëzoi 55 000 faqe me emailet e saj. ajo dhe ndihmëset e saj private kanë zgjedhur cilët do të dorëzonin).
A është disi e tepërt të imagjinohet që zonja Clinton ka dashur të fshehë gjurmët e komunikimit të saj si shefja e diplomacisë amerikane, sepse mund të ketë bërë shumë punë interesante me ato emaila, jo vetëm në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare të ditës në zhvillim, por dhe në lidhje me ata që dëshironin të bënin një përshtypje të mirë sekretares së shtetit duke kontribuar për Fondacionin Clinton, i cili financon jo vetëm shumë çështje fisnike, por është dhe qendra e veprimtarisë së Clinton Inc. dhe zyrave të saj të shumta të fushatës [presidenciale] në pritje?
Çfarë pyetje e ulët dhe e turpshme, e cila është nxitur nga skandali i javës së fundit – që Fondacioni Clinton ka marrë financime të huaja gjatë kohës që zonja Clinton ka qenë sekretare shteti. Është një pyetje jo e këndshme për t’u bërë, por kështu ndodh me Clinton-ët, ata gjithmonë të çojnë aty.
Shtypi kryesor do të merret gjerë e gjatë me këtë ngjarje pas shpërthimit të saj. Është e çuditshme që zgjati kaq shumë. Të gjithë në Departamentin e Shtetit, në Shtëpinë e Bardhë, dhe pjesa tjetër e qeverisë që kanë marrë email- nga sekretarja e shtetit duhet ta kishin vënë re nga vinin – një adresë jo qeveritare. Dikush duhet ta kishte vënë re.
Pse ajo i ka anashkaluar rregullat për të përdorur sistemin e emailit të Shtetit? Ndoshta përgjigjen do ta marrim nga një video të postuar në Buzzfeed. Zonja Clinton, duke biseduar me një përkrahës të saj gjatë mbledhjes së fondeve për fushatën e saj të vitit 2000 për në Senat, tha: “Aq shumë sa jam hetuar unë, më kuptoni, pse duhet që të përdor email-in? Por kur je sekretare shtetit emailin e ke pjesë të punës. E kështu ajo e bëri pas mënyrës së saj, me kontroll tërësor. Kjo do ta bëjë të vështirë, në mos të pamundur, për hetuesit.
Shtypi po e trajton ngjarjen si një histori me të cilën zonja Clinton, me dashurinë e saj për fshehtësi dhe kontroll, u ka dhënë municion armiqve të saj. Por ngjarja nuk është kjo. Lajmi është që kjo është ajo që Clinton bën dhe e ka bërë gjithmonë. Rregullat janë për të tjerët, jo për atë. Ajo është e veçantë, e përjashtuar nga rregullat – rregulla me të cilat, siç raporton Federalist, Departamenti i Shtetit më 2012 e detyroi një ambasador të SHBA të jepte dorëheqjen, “pjesërisht për ngritjen e një sistemi emailesh privatë të pakontrolluar.”
Pse shtypi tradicional nuk e sulmon për këtë? Sepse ajo është një princeshë politike. Ata janë mësuar ta shikojnë atë si figurë mbretërore. Ata janë mësuar të kuptojnë se zonja Clinton nuk duhet të nxitohet, nuk duhet vënë në pozitë me pyetje. Ajo është demokrate, një yll, jo një guvernator republikan nga askund. E ata nuk duan të kërcënohen nga zëdhënësi i saj. Philippe Reines u dërgon gazetarëve email-e fyese, nëse ata dalin nga vija. Ai e bëri sërish këtë javë. Kjo është efektive në dy mënyra. E para, kjo devijon vëmendjen nga shefja e tij, në qendër të vëmendjes vendoset zoti Reines, dhe në këtë proces shefja e tij duket krahasueshmërisht normale. E dyta, gazetarët nuk duan një ndeshje të vështirë me një person që nënkupton se ai do t’i dëmtojë ata. Ata nuk mund të vetë përjashtohen. Ajo ndoshta mund të jetë presidentja e ardhshme. Karrierat e tyre varen nga kontaktet.
Le të kthehemi te pyetja në hyrje të shkrimit. Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kur ajo garoi për herë të parë në Senat, unë shkrova një libër të titulluar “Çështja kundër Hillary Clinton”. Unë i shfletova të gjitha – Travelgate, dokumentet e firmës ligjore, gratë e trajtuara si bimbo, paratë e fushatës nga jashtë, fshehtësinë ë shënjoi krijimin e planit shëndetësor, Monikën, konspiracionin e djathtë. Ndërsa bëja kërkimet m’u kujtua pse, pas katër vitesh në administratën Clinton, kolumnisti i New York Times William Safire e quante Hillary-n “një gënjeshtare e lindur e prirë të keqorientojë, dhe i zhyt vartësi dhe miqtë e saj në një rrjet mashtrimi.”
A duhet ta përjetojmë sërish këtë gjë? Në 1992, Clinton-ët ishin të rinj e të artë. Tani, kaq shumë vite më vonë, reputacioni i tyre për shkeljen e rregullave dhe korrupsion është kaq i thellë, saqë duket si një lajm i vjetër. Dhe lajmi i vjetër nuk është lajm. Një aspekt i ngjarjes shkon përtej kritikës ndaj zonjës Clinton dhe kthehet në kritikë për ne. Një ose dy breza të shkuara, një person me reputacion për skandale nuk do të ishte konsideruar si një kandidat i mundshëm presidencial. Ajo nuk do të ishte e pranueshme. Tani ajo është e paevitueshme.
Çfarë ka ndodhur? Pse partia e saj është kaq e dhënë pas saj? Ajo është e famshme? Vetë kandidimi të bën të famshëm. Amerikan nuk e njihte Jack Kennedy-n më 1959; më 1961 ai u bë i njohur. E njëjta gjë për Obama-n më 2008. Paratë? Sigurisht ajo është e zonja të mbledhë fonde, por thuajse çdo demokrat në një vend 50/50 do të jetë në gjendje të mbledhë ato fonde që mund të mblidhen. Ngaqë është grua? Partia Demokratike ka dhe gra të tjera? Është e paevitueshme? Ajo ishte e paevitueshme në 2008. Pastaj, papritur, ajo u bë e evitueshme. Ajo që i ngrin demokratët është mistika e saj. Por mistika mund të prishet. Një Obama i panjohur e prishi mistikën e saj më 2008. Vërtetë na duhet të rikthehemi në Botën e Skandalit? Ajo këtë sjell me vete kudo që shkon. Dhe nuk ka për të hequr dorë.