Socialistët bullgarë humbasin thellë
Zgjedhjet e të dielës në Bullgari treguan zhgënjimin masiv të bullgarëve me establishmentin politik të tyre, shkruan e përditshmja britanike The Economist. Sipas revistës, zgjedhjet nxorën një parlament shumë të fragmentarizuar, i cili nuk do të jetë në gjendje të bëjë shumë për zgjedhjen e problemeve të mëdha në vendin më të varfër të BE.
Nga këto zgjedhje, shkruan revista, doli një fitues i qartë: partia e qendrës së djathët GERB, e cila fitoi 33{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, dyfishin e socialistëve, që janë dhe kundërshtarët kryesor të saj. Në vendin e tretë doli partia e minoritetit turk, DSP, me 15{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të votave. Ngaë këto zgjedhje u futën për herë të parë tetë parti në parlament.
Nga zgjedhjet e kalura, vazhdon revista, në fillim të vitit të kaluar, doli një koalicion i brishtë mes socialistëve dhe DSP, por nuk qëndroi dot në pushtet më shumë se një vit. Një debat për projektin South Stream, linja e naftësjellsit nga Rusia në Europën Perëndimore, luajti një rol të madh në rrëzimin e qeverisë.
Fituesit e rinj të zgjedhje, sipas The Economist, do ta kenë gjithashtu të vështirë të krijojnë një koalicion të qëndrueshëm, sepse do t’i duhet të krijojë një koalicion me më shumë se dy parti. Aleati i preferuar i GERB është Blloku Reformist, me 9{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, por asaj do t’i duhet të kërkojë dhe ndihmën e nacionalistëve të Frontit Patriotik, me 7{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, ose të partisë së populistit Nikollaj Barekov, Bullgaria pa Cebsurë, e cila fitoi 6{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të votave. Sidoqoftë, parashikohet një koalicion jo fort i qendrueshëm.
BE i bën thirrje Serbisë të përmbushë gjithë marrëveshjet me Kosovën
Bashkimi Europian tha se është vitale për Serbinë që të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe të vendosë sundimin e ligjit, shkruan faqja ektronike informative amrikane Bloomberg.
Serbia duhet të zbatojë me besueshmëri gjithë marrëveshjet e arritura me Kosovën, që bisedimet e anëtarësimit në BE të progresojnë butë, shkruan Bloomberg, duke iu referuar progres raportit të përvitshëm të BE për vendet që aspirojnë anëtarësimin.
Krimi dhe kufizimi i mediave pengojnë integrimin e Ballkanit
Vendet e Ballkanit që kërkojnë të hyjnë BE duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar raportit vjetor të Komisionit Europian. Komisioni përcolli mesazhin se asnjëri nga vendet ballkanike nuk është gati për anëtarësim, por për Maqedoninë dhe Bosnjën procesi nga ndaluar, shkruan Reuters. Pengesa për Maqedoninë është konflikti i vjetër me Greqinë për çështjen e emrit të saj, kurse Bosnjës i “mungon vullneti politik kolektiv”.
Për Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën problemi kryesor është korrupsioni. Për Serbinë KE ka dhe një kërkesë shtesë: të bëjë më shumë për mbrojtjen e lirisë së shtypit.
Mali i Zi ka përparuar në luftën kundër korrupsionit, por nuk ka bërë aq sa duhet për të hetuar rastet e dhunës kundër gazetareve, shkruan Reuters në një artikull të djeshëm, me autor Robin Emmott.