Gazeta USA Today e përshkroi i “befasues” zbulimin në Dokumentet e Panamasë të “një rrjeti ndërkombëtar kompanish offshore [jashtë shtetit, përtej kufirit] që ndihmonin të pasurit të fshihnin kapitalet.” Më pak emocionalët mes nesh duhet ta presin lajmin me një farë çlirimi. Kur “të pasurit” fshehin kapitalet ata mbrojnë një pjesë të mirë të kapitalit të shtuar nga duart shpërdoruese të politikanëve.
Faktin që shumë politikanë e diktatorë kanë para në parajsat fiskale do ta trajtojmë së pas pak, por për tani duhet të festojmë për miliardat që fshihen në këto parajsa, mendohet që hetimi i Dokumenteve të Panamasë zbuloi që 29 nga 400 miliarderët e Forbes-it kanë llogari në vende që në zhargon quhen “parajsa fiskale”. Ekonomia globale është më e shëndoshë nëse ajo që është gjetur është e vërtetë.
Kjo jo vetëm për faktin se pasuria e ruajtur në llogaritë offshore nuk është pasuri e ngrirë. Bankat offshore dhe fondet e ndryshme ku të pasurit depozitojnë paratë nuk u paguajnë atyre interesa e kështu ata i mirëpresin paratë e miliarderëve. Në vend të kësaj, ata paguajnë interes për depozitat e të pasurve kështu që ata janë të interesuar t’i japin borxh ose të investojnë me synim të sigurojnë të ardhura edhe më të larta.
Ndërsa lexuesi mund të presë lloj-lloj komentesh rreth të pasurve që fshehin paratë e tyre nën dyshekun proverbial të parajsave fiskale, e vërteta reale është që sa më shumë super të pasurit të kenë mundësi të mbrojnë pasurinë nga taksambledhësi, aq më të mëdha janë shanset që ne të gjithë të kemi akses në kursimet e super të pasurve. Kur të pasurit i ruajnë paratë e tyre, ne kemi akses të menjëhershëm përmes kredive dhe investimeve në idetë e të sotmes dhe të ardhmes. E thënë më thjeshtë, ajo çfarë të pasurit e ruajnë nga qeveria është pasuri që shpërndahet menjëherë mes atyre që nuk janë të pasur.
E vërteta e sipërme është burim i shprehjes së famshme që na thotë se “të pasurit pasurohen më shumë.” Po, ata pasurohen, nëse i investojnë kursimet me zgjuarsi; investimet, burimi i krijimit të kompanive dhe vendeve të punës. Me përfitim për të gjithë ne, sa më shumë që parajsat fiskale të ndihmojnë të pasurit të mbrojnë pasurinë e tyre nga politikanët, aq më shumë kompani dhe vende pune do të krijohen.
Shumica e jonë që nuk janë të pasur do të jenë më të varfër në varësi të faktit se sa e madhe do të jetë goditja ndaj parajsave fiskale nga politikanët e gabuar. Ne e dimë këtë nga fakti që investimet janë sërish burimi i krijimit të vendeve të punës që të gjithë i dëshirojmë.
E dyta, ne nuk mund të harrojmë se çfarë u lejon qeverive të bëjnë rritja e taksave. Specifikisht, qeveritë që mbledhin shumë taksa jo vetëm që janë në gjendje t’i shpërdorojnë ato, por dhe të marrin hua me lehtësi. Vendet me taksa të larta janë vende që munden të marrin borxh në mënyrë agresive e kështë zgjerojnë madhësinë e qeverisë dhe qëllimet e saj.
Dhe siç e thekson Randall Woods në librin e tij të ri Prisoners of Hope (rreth iniciativave të kushtueshme të L.B. Johnson), presidenti Lyndon Johnson pati mundësi ta niste të dështuarën “Luftë kundër varfërisë” vetëm kur ulja e taksave më 1964 i dhuroi Thesarit 7.5 dollarë nga taksa shtesë. Ulja e taksave është e mirë, por e mira e saj gjendet në faktin e rritjes së të ardhurave sepse politikanët i shpenzojnë ato në programe që rriten e rriten. Politikanët ekzistojnë të shpenzojnë, dhe zemërgjerësia e tyre ekziston si taksë mbi ekonominë reale. Kjo flet për një arsye tjetër pse parajsat fiskale janë kaq të rëndësishme. Është mirë për lirinë tonë dhe ekonominë tonë personale kur politikanët kanë më pak pasuri për të shkatërruar.
Dhe kjo na sjell te lajmi që dhe politikanë dhe diktatorë të ndryshëm kanë pasuri (shumica e fituar padrejtësisht) të depozituar në parajsa fiskale. E izoluar, dhe kjo është një gjë e mirë. Një dollar është një dollar, një euro një euro, dhe një rubël një rubël. Sa më shumë pasuri vendoset “në parajsa”, për rrjedhojë aq më shumë pasuri është e mbrojtur nga punonjësi i taksave dhe mund të investohet për ide të vërteta në tokë.
Në të njëjtën kohë është e vështirë të mos fyhesh nga lajmi që politikanët zotërojnë shumë më shumë pasuri seç u lejohet të fitojnë. Lajme të tilla padyshim që duhet të na fyejnë, por jo të na befasojnë. Politikanët i futen politikës dhe diktatorët kapen pas pushtetit me qëllim që të pasurohen. Ata që janë vërtetë produktivë krijojnë pasuri në sektorin privat, ndërsa politikanët krijojnë pasuri duke u marrë me politikë, ndërsa kurriz të krijuesit të vërtetë të pasurisë nga prodhimi i tyre. Politikanët jetojnë mirë, në detyrë ose jo. Pikë.
Nëse dikush ka dyshim për sa më sipër, mjafton të vizitojnë Uashingtonin. Kur rriten shpenzimet qeveritare, klasa politike e vendosur në kryeqytetin e vendit tonë është përfituesja më e madhe. Dhe mendojmë që e njëjta gjë është e vërtetë dhe për vendet e tjera. Shpenzimet qeveritare jo vetëm që marrin investimet për zgjerimin e ekonomisë, ajo gjithashtu pasuron ata që harxhojnë para që nuk janë të tyre. Ndërsa asnjë individ në ekonominë reale që përbëhet nga individë nuk mund të pretendojnë në mënyrë të besueshme se pasurohet më shumë nga normat e larta të taksave, politikanët që vendosin taksat e bëjnë shpenzimet sigurisht mund të pretendojnë që janë më të pasur.
Kthehemi te parajsat fiskale, ato janë një mënyrë që prodhuesit e kapitalit ta mbrojnë atë nga politikanët që pasurohen përmes taksave. Le t’i përshëndesim dhe të kujdesemi për taksat fiskale me synim që të largojmë sa më shumë kapital nga klasa politike, dhe ta kthejmë në kursime dhe investime që pasurojnë gjithë jo politikanët (mendoni shumicën).